Parimi i diskrecionit ( Konspiracionit)
Çdo aksion i organizuar në zbatimin e masave kriminalistike duhet të përgaditet në atë mënyrë që ta befasojë kundërshtarin, pra të mos e dijë ai këtë para kohës së duhur.
Masat operative-taktike mundë të jenë publike dhe të fshehta (konspirative).
Ndër ato publike janë: përdorimi i qenit të kërkimit, ruajtja e vendit të ngjarjes, kqyerja e vendit të ngjarjes, vërtetimi i alibis, ndjekja e menjëhershme e kryersit pas gjurmëve të freskëta, racia, patrullimi i puntorve të policisë në uniformë etj.
Masat konspirative (jo publike) operative-taktive janë: përdorimi i të dhënave nga evidencat operative (policore) observim special, përcjellja sekrete, shfrytëzimi i informatorit, pritat, vënja e kurthave mekanike, kimike e kurthave të tjera, qarkorja, pyetjet informative.
Zbatimi i parimit të diskrecionit nënkupton që për fakte të dhëna mas dhe synime të planifikuara ne nje rastë konkret kriminalistik duhet të dinë vetëm puntorët që e udhëheqin rastin.
loading...
Lexo edhe: