Mbuloi zia Çamërinë - vjershë nga populli
Mbuloi zia Çamërinë.
Çamërinë e Shqipërinë
edhe të gjithë Greqinë:
Na u vra një trim i mirë,
trim i mirë, trim i rrallë,
Marko Boçari me pallë,
për Shqipëri edhe Eladhë!
Në turq seç bëri kërdinë,
kalli klithmën, lebetinë.
Po tek mbillte gjurulltinë
një arab me karabinë
u ngul dhe i shtroi synë
goditi bajrakn’ e mirë
Marko Boçar Çamërinë,
e goditi mu në ballë!
Thirri Markua : „O shqiptarë,
bini qënet, se më vranë
më muar plumbi në ballë!
Merrmëni se jam i gjallë!”
U nxi jeta, u bë bujë
tërë trimatë ç’u sulë
e bënë që dual ujë
djemat e çamërisë me vulë
shahinë mbë dor ‘e prunë.
Lexo edhe:
Mbuloi zia Çamërinë.
Çamërinë e Shqipërinë
edhe të gjithë Greqinë:
Na u vra një trim i mirë,
trim i mirë, trim i rrallë,
Marko Boçari me pallë,
për Shqipëri edhe Eladhë!
Në turq seç bëri kërdinë,
kalli klithmën, lebetinë.
Po tek mbillte gjurulltinë
një arab me karabinë
u ngul dhe i shtroi synë
goditi bajrakn’ e mirë
Marko Boçar Çamërinë,
e goditi mu në ballë!
Thirri Markua : „O shqiptarë,
bini qënet, se më vranë
më muar plumbi në ballë!
Merrmëni se jam i gjallë!”
U nxi jeta, u bë bujë
tërë trimatë ç’u sulë
e bënë që dual ujë
djemat e çamërisë me vulë
shahinë mbë dor ‘e prunë.
loading...
Lexo edhe: