Çka është burimi i infeksionit?
Burim i infeksionit është ai objekt që shërben si vend natyral për ndodhjen dhe shumëzimin e mikrobeve dhe prej ku ata, duke u nxjerrë me rrugë të ndryshme në ambientin e jashtëm, infektojnë njerëzit e tjerë receptivë.
Në këtë mënyrë sigurohet përjetësimi i këtyre mikrobeve si lloje.
Burim i vetëm i infeksionit është njeriu apo kafsha dhe atë gjatë inkubacionit, manifestimit klinik, rekonvaleshencës, në formë latente apo inaparente si dhe mikrobartësit e shëndoshë apo të sëmurë, akut dhe kronik. Përjashtim bëjnë disa sëmundje rikeciale, ku, si burim mund të konsiderohen edhe disa artropode sepse infeksionin e përhapin me rrugë transovariale prej gjenerate në gjeneratë.
Rriqëra është në të njëjtën kohë edhe burimi edhe rrugë transmetimi e infeksionit për disa sëmundje rikeciale. loading...
Lexo edhe: