Skip to main content

Posts

O ZOT, FURNIZOMË ME VAJZË!!

Ishte një njeri të cilin Allahu e furnizoi me gjashtë fëmijë dhe të gjithë ishin vajza. Gruaja e tij ishte shtatzënë me të shtatin, dhe frikohej burri se ndoshta edhe fëmija i shtatë do të jetë vajzë, e jo djalë. Vendosi që nëse edhe fëmija i shtatë i lind vajzë, e jo djalë, ta divorcon gruan e tij!! Atë natë kur bie në gjumë, e sheh në ëndërr se është bërë Kiameti dhe se zjarri i Xhehenemit u afrua. Çdo herë kur e merrnin deri te ndonjë derë e Xhehenemit, e gjente para saj një nga vajzat e tij, e cila e pengonte dhe e ndalonte që të hyn në Xhehenem. Kështu në të gjitha gjashtë dyert e gjente njërën nga vajzat e tij dhe të gjitha e pengonin dhe nuk e linin të hyn brenda, përveç se tek dera e shtatë. Aty nuk kishte kush ta mbron dhe ta pengon. Nga ky paralajmërim u tremb fort, dhe e vërejti se qëllimi i tij kishte qenë i gabuar dhe u pendua fort dhe e luti Zotin e vet, duke i thënë: O Zot, furnizomë edhe me të shtatin, vajzë. Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Çka na stabilizon gjatë sprovave?

Çka na stabilizon gjatë sprovave? Prej shkaqeve më të mëdha të stabilitetit në kohëra të sprovës dhe telasheve është mbushja e zemrës me bindje në Allahun. Për këtë Imam Ibën Tejmiu, rahimehullah, ka thënë: "Njerëzit e bindur (ehlul-jekin) kur të sprovohen qëndrojnë, për dallim prej tjerëve". Por, si kultivohet bindja? Imam Ibën Tejmiu, rahimehullah, thotë: "Bindja fitohet me tre gjëra: 1- Meditim të Kuranit, 2- Meditim mbi argumentet në njerëz dhe horizont, 3- Veprimi sipas dijes". Burimi: Bekir Halimi

Lute Allahun

Imam Ibën Kajimi, rahimehullah, ka thënë: "Ai që vazhdon ta thotë lutjen 'ja hajjun ja kajjum la ilahe ente subhaneke birahmetike estegithu' (O Ti që je i Gjallë dhe Mbikqyrës, ska hyjni tjetër veç Teje, i Lartësuar qofsh Ti, në Mëshirën Tënde kërkojmë ndihmë), zemra e tij bëhet e gjallë dhe kjo shihet edhe në fjalët edhe veprat e tija". Burimi: Bekir Halimi

Ah moj zemër, kah je nisë me shku...

Ah moj zemër, kah je nisë me shku... Imam Ibën Kajimi, rahimehullah, ka thënë: "Zemra dëgjon sikur veshi, nëse i përkushtohet dëgjimit të bisedave të tjerëve pos Allahut, nuk i mbetet dëgjim e as kuptimit të bisedave të Allahut, ashtu sikurse nëse anon kah dashuria e tjetërkujt pos Allahut nuk i anon zemra kah dashuria e Tij… Burimi: Bekir Halimi

Ai që dëshiron...

Ai që dëshiron shoqërues Allahu i mjafton... Ai që dëshiron argument Kurani i mjafton... Ai që dëshiron këshillë vdekja i mjafton... Atij që si mjafton asgjë atëherë zjari i mjafton... Burimi: Bekir Halimi

O musliman e muslimane

Kujt i duhet që të betohet...

Ibn Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Kujt i duhet që të betohet, atëherë ai ose duhet të betohet në Allahun, ose duhet të heshtë (dhe nuk duhet të betohet në asgjë tjetër përveçse në Allahun)."

ME RËNDËSI !!

ME RËNDËSI !! I lajmerojme te gjithe vellezerit dhe motrat tona, se hoxha i nderuar Irfan Salihu, ne faqen e Facebook-ut nuk ka profil tjeter perveq ketij ketu https://www.facebook.com/Hoxha.Irfan.Salihu . Koheve te fundit jane hapur shume faqe te reja me emrin e hoxhes te nderuar,prandaj u themi atyre qe i kane hapur ato, qe te kene frike Allahun dhe te mos identifikohen me emrin e hoxhes. Hoxha jone, nuk ka asnje profil privat me emer tij.Hapja e ketyre faqeve e dijme qe ne shumicen e rasteve eshte per qellime te mira,por disa i shohim qe bejne edhe shfrytezimin e emrit te hoxhes tone te nderuar per te promovu faqet apo idete e tyre. Hapja e ketyre faqeve,bene qe shume prej njerezve qe kane halle dhe deshirojne te pyesin hoxhen tone te nderuar,i parashtrojne pyetjet e tyre,ne keto faqe te rrejshme, te cilet kinse folin ne emer te fese, keqperdorin emrat e hoxhallareve tone. Ketyre u themi - KENI FRIKE ALLAHUN dhe mos keqperdorni emrat e te tjereve, e sidomos hoxh

Pallavramenti i Shqipërisë dhe seksialet turke

Fëmijët dhe të rinjtë duhet ruajtur dhe ndaluar prej ndjekjes së serialeve turke dhe kuvendit të Shqipërisë, sepse kanë mundësi të prishen moralisht. Njëra të mëson se si ta tradhëtosh gruan për një vajzë tjetër duke shëmbëllyer njëkohësisht nostalgji të ëmbël prej kësaj ngjarjeje dhe tjetra të mëson si të shpifësh, si të fyesh e si të tallesh me popullin. Prej shumë faktoreve që ndikojnë në prishjen e rinisë, unë me shumë përgjegjësi i kisha futur edhe këto dy faktor. Ndaj, ta ruajmë veten dhe të tjerët prej vërshimit të këtij lumi me fekale të llojllojta! Burimi: Iljasa Salihu

Nëse dynjaja do të ishte e arit...

Fudajl Ibën Ijadi, rahimehullah, ka thënë: "Nëse dynjaja do të ishte e arit por që përfundon e ahireti i baltës por që mbetet, duhet t'i jepet përparësi baltës që mbetet para arit që tretet... E çka të themi kur kemi dynjanë baltë e ahiretin ari?! Burimi: Bekir Halimi

Dimër mund të bëhesh, por assesi babë ose gjysh

Unë një dëshirë me ca nën kërkesa ia kisha kërkuar “Baba Dimrit”! Kurrë mos t’i gënjesh fëmijët se dhuratat janë prej teje; se ti je një babë që kujdesesh për fëmijët, sepse babai ose gjyshi nuk kujdeset njëherë në vit për fëmijët dhe nipat e tyre. Madje mos e përdhos mjekren dhe mos u masko se njerëzit e drejtë paraqiten pa maska, vetëm hajdutët, gënjeshtarët dhe mashtruesit paraqiten me maskë! Kjo është dëshira ime, nëse edhe këtë nuk mund të ma plotësosh, atëherë çfarë bamirësi na qenke ti? Burimi: Iljasa Salihu

Mos e kërkoni vizën përmes njeriut, por njeriun përmes ndershmërisë!

Disa vajza që kanë vizë, së fundmi fatkeqësisht shihen se janë në krizë, edhe pse dikur lloji i këtyre vajzave shihej si shpëtuese prej krizave, natyrisht jo vetëm prej atyre financiare. Sot, nëse dikush këto vajza i kërkon, më shumë lihet përshtypja se viza po kërkohet përmes kërkesës së nuses dhe jo nusja si njeri me njerëzi fillimisht. Unë pajtohem me shqetësimin e këtyre vajzave, të cilët duan të duhen e dashurohen jo pse kanë vizë, por pse kanë diçka tjetër shumë me vlerë, që as nuk vëhet në krahasim me të pasurit vizë, porse unë jam vigjilent se këto vajza fatkeqësisht u rritën me krekosjen e vizës, madje shpesh edhe shiheshin si mospërfillëse të shumë gjërave, duke thënë se ne jemi me vizë, nesër do të kemi me shumicë shkues (msit) që do të na kërkojnë për nuse. Ndërsa në anën tjetër natyrisht se më dhimbsen se shumë sosh para se t’i kërkojnë si njerëz të mirë e të ndershëm, po i kërkojnë për vizë dhe kjo i bie sikur ta blesh një makinë, ngaqë paska regjistrim e

Njeriu, djersitja dhe paratë

Njeriu i djersitur duhet të pastrohet, ndërsa paratë e djersitura nuk ka nevojë të pastrohen, sepse pas kësaj djersitjeje qëndron një njeri punëtor. Kurse paratë e padjersitura shihen se gjithnjë e më shumë kanë nevojë të pastrohen, por edhe pas pastrimit atyre parave dhe produkteve prej tyre u vjen era qelb! Iljasa Salihu

Një detal nga biografia e hoxhë Irfan Salihut

Para se të bëhem hoxhë, unë isha arëpunues - filigrani, Kjo zeje nga e cila perfitova shumë; -Për të arritë mjeshtërin e zanatit duhet mund, kohë dhe përkushtim. Njejtë është edhe me diturinë dhe çështjet fetare. -Mesova se kujdesi dhe preciziteti që kisha në zanat është shumë i rendësishëm edhe në fe, ashtu kanë nevojë për kujdes disa çështje fetare dhe ç'do detal të vendoset në vendin e vet. -Mësova respektin ndaj më të vjetërit dhe ustallarëve ashtu siç duhet respektuar sod ulematë nga cilët vazhdimisht përfitojmë, dhe se me buzëqeshje e përfiton ç'do myshreri. -Po edhe aty ku nuk shkonte puna me pincetë përdorja edhe çekanin. Irfan Salihu Burimi: Valdet Kamberi

Rruga e mesatarisë

"Ai që ndjekë rrugën e mesatarisë, e madhëron atë që meriton madhërim, atë e do dhe miqëson dhe Hakut ja jep atë që meriton. Pra, e madhëron Hakun dhe mëshiron krijesat". Ibën Tejmiu, rahimehullah Burimi: Bekir Halimi

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more