Libri shoku im më i mirë Më thonin dikur: lexo librat e shkollës, lexo se do të të duhen…! Por unë nuk e kuptoja. Unë librin mësova ta dua tani ne keto rrethana . Ndoshta kur njeriu eshte i merzitur , i lodhur , i ngarkuar menderisht , ka kohë të mendojë më shumë , ka kohë të rrijë më shumë me veten… Rrëmbej një libër që më godet nga titulli dhe nis të ecë nëpër rreshtat e tij. Nis të ecë njëlloj siç nis të ecë një fëmijë që s’ka hedhur kurrë më parë hapa në jetën e tij. Unë eci ngadalë, ndaloj, kthehem pas, pushoj, eci sërish me hapa më të shpejtë e papritur e ndjej se po fluturoj. Po, po, po fluturoj, por jo me trup, por me shpirt. Teksa lexoj shpirti im fluturon . Imagjinata ime kalon çdo kufi. Mendja ime përshkon hapësira pa fund dhe unë përshkroj oqeane, depërtoj në qiej pa fund, bëj gara me erën, sfidoj kohën… Mësova ta dua librin, sepse libri më thotë shumë gjëra që në fakt unë i di, por kam nevojë të m’i thotë dikush, pa më qortuar, pa më bërë të ndih
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,