Skip to main content

Posts

SI E ZGJODHI MRETI SADRIAZEMIN E RI

Kish pas dek Sadriazemi, e mreti dojke m'e gjete ni Sadriazerat t'meqem me ja zan venin. I thirri 12 ylemate ma t'dishmit n'krejt yl-qen e vet e po do' me i pvete se kush a' ma i mecem e ma i zoti. Jau caktoi ni dite se kur me ardhe. Po vine ylemaja nja ka nja. Mreti dojke me i provue edhe u dha urdhen hyzmeqareve qi rrishin te dera me marre ni sahan me pak t'flliqt, me mlue, e ylemate me i shti mrena ka nja ka nja. Kur hine mrena, me e shplue ata t'flliqt e me u thane: „Urdhni i mretit asht me e kerkue pak". Ylemate ja nisen me ren e po vine. Kur hishin n'dere, e kerkojshin ka pak t'flliqt me gisht, me e cue n'ven urdhnin e mretit, edhe hypshin nalt n'oden e tij. Mrena hine nimdhet ylema. Kur erdh i dymdheti, po i thote hyzmeqari:— Urdhni i mretit asht me e kerkue pak ata t'flliqt para se me u ngjite n'ode t'tij. Ky s'desht kurrqysh e bertiti:— Qysh kujton mreti qi une e ha t'flliqtit? Per ksi urdhnash s'e-

Shqiptarët nuk kanë para, por...

Shqiptarët nuk kanë para, por kanë vetura që nuk i ndalin, celularë të shtrenjtë me të cilat flasin shpesh me tarifën e lirë dhe të holla për festimin e mbrëmjeve të semimaturës, të maturës dhe të mbarimit të fakultetit. Vetëm libra për të blerë nuk kanë para, këtu plotësisht i kuptoj, ngase shkëlqyeshëm këta kanë kuptuar se edhe pa libra i dilet në fund maratonës së arsimimit. Burimi: Iljasa Salihu  

Është për tu habitur se si njerëzit bëjnë vlerësime

Është për tu habitur se si njerëzit bëjnë vlerësime. Çuditërisht për njeriun, i cili është i mirë me njerëzit, shokët e ti, miqtë, e i dëgjueshëm ndaj punëdhënësit e shefave, i sjellshëm me të gjithë, të tjerët krijojnë mendime shumë të mira për të. Pas një kohe kur dëgjojnë se këto veti nuk i ka ndaj prindërve të vet, me automatizëm e ndryshojnë mendimin për të. Edhe mendimi ndryshon radikalisht! Nga "i miri" në "i keqi". Pse?! Nëse nga të gjithë njerëzit vetëm ndaj dy perso nave nuk qenka i mirë, ai mbetet me të gjithë të tjerët i mirë! Pse tani ky ndryshim mendimi për të?   A ndodhë ky "ri-pozicionim" vetëm se bëhet fjalë për personat (prindërit) të cilët kanë qenë shkaktarë të krijimit të tij, e të cilët janë kujdesur një pjesë tē jetës së tyre për të?   Po atëherë si mundet njeriu, i cili është i padëgjueshëm, i pasjellshëm, bile shpesh refuzues ndaj Krijuesit të tij, Krijuesit të prindërve të tij, të shokëve të tij, miqëve, shefave, të k

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more