Skip to main content

Posts

Udhezimi yt ne Islam...

Udhezimi yt ne Islam nuk eshte zotesi e jotja. E tera eshte miresi e Allahut per ty. Prandaj kujdes mos e humb, falenderoje Allahun per te dhe ruaju nga mendjemadhesia. Allahu te bekoftë! Burimi: Lulzim Susuri  

Nje çast kenaqësie në haram...

Nje çast kenaqësie në haram ta shkatërron jetën e kësaj bote dhe të ahiretit. Gjithashtu të prish me Zotin tënd pergjithmonë pasoj e së cilës është ndalimi i te gjitha miresive te xhenetit. Merr ose le! (Shejh Shenkiti. Perkthim sipas kuptimit) Burimi: Lulzim Susuri  

Para se te shikosh ne film haram...

Para se te shikosh ne film haram. Paramendoje veten tende perpara Allahut diten e Gjykimit duke te marre ne pyetje me fjalen: "O ROBI IM A NUK U TURPEROVE PREJ MEJE. A HARROVE SE UNE TA FALA KETE SHIKIM KURSE SHUME TE TJERVE NUK JU DHASH SY KURSE TI ME MIRESITE E MIA BEJE MEKATE! Shejh Shenkiti, Allahu e ruajt! Burimi: Lulzim Susuri  

Kur shkon mysafir per nje pune te caktuar...

Kur shkon mysafir per nje pune te caktuar bisedat beji lidhur me ate teme e mos fluturo poshtë e lart. Ka shku ne rast ngushellimi e i reklamon prodhimet e tij sa nuk i leshon rend askujt tuj fol. Ky vetem nje shembull e ti din shume te tjerë. Burimi: Lulzim Susuri  

Përse në Shqipëri “Komuniteti Musliman” nuk njihet, emërtohet apo quhet Bashkësi Fetare Islame?

Përse në Shqipëri “Komuniteti Musliman” nuk njihet, emërtohet apo quhet Bashkësi Fetare Islame? Mos ndoshta sfondi i zi shtetëror dëshiron të thotë se aty kemi vetëm musliman, ndërsa Islami mungon në atë shtet të dikurshëm ateist, ose të paktën patjetër duhet të mungon ky emërtim?! Burimi: Iljasa Salihu  

Masa e vlerës së njeriut...

Dale ore njerëz se paraja shpreh masën e vlerës së një malli të caktuar dhe jo masën e vlerës së njeriut. Masa e vlerës së njeriut shprehet përmes njerëzisë. Nëse për ju njeriu është mall, atëherë ju për mua jeni vetëm një depo e mbushur me gjarpërinj! Burimi: Iljasa Salihu  

Të thuash se çdo gjë është e gabuar dhe e keqe...

Të thuash se çdo gjë është e gabuar dhe e keqe, është si të thuash se gjithçka është në rregull dhe anasjelltas. Kështu që, meqë është e pranishme mundësia për të mëkatuar dhe mundësia për të trokitur në derën e pendimit, atëherë në këtë botë nuk mund të jetë çdo gjë e keqe dhe gjithçka e mirë! Burimi: Iljasa Salihu  

Çka është Aliazhi?

Aliazhi është përzierje që del nga shkrirja së bashku e dy ose e disa metaleve; lidhje. Shembuj: Aliazh i fortë (special) . Aliazhet e hekurit (e bakrit) . qka eshte aliazhi, cka eshte aliazhi,ceshte aliazhi, cfare eshte aliazhi, aliazhi shqip, qka quajme aliazh, cfare quajme aliazhi, aliazhi definicioni, aliazhi perkufizimi, domethenja e fjales aliazh, kuptimi i fjales aliazh

Ku qëndron dallimi mes reaksioneve kimike dhe atyre bërthamore ?

Reaksionet kimike janë të ndërlidhura me mbështjellësin elektronik të atomeve. Gjatë reaksioneve kimike bërthamat e atomeve ngelin të pandryshuara. Mirëpo egzistojn edhe reaksione ne te cilat ndryshon përbërja e bërthamës së atomit , reaksione të tilla quhen reaksione bërthamore. Pra dallimi është se tek reaksionet kimike bërthama e atomeve nuk ndryshon kurse te reaksionet bërthamore bërthama e atomeve ndryshon.

Pozita e Ebu Bekrit dhe Umeri në Fe

Transmetohet nga Xhabir bin Abdilah radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: "Pozita e Ebu Bekrit dhe Umeri në Fe është sikurse pozita (rëndësia) e dëgjimit dhe shikimit për kokën." "Es Sahihah" 815.

Lumturia dhe vuajtja

Imam Ibën Kajimi, rahimehull-llah, thotë: “Nëse zgjohet njeriu dhe ngryset duke mos patur synim tjetër përpos Allahut, Allahu do të marrë përsipër të gjitha nevojat dhe brengat e tij, e do t’i zbrazet zemra që vetëm Atë ta dojë, kurse gjuha vetëm Atë ta përmendi, kurse gjymtyrët vetëm Atë ta respektojnë. Nëse gdhin dhe ngryset duke patur synim të vetin dynjanë, Allahu ia le brengat, vështirësitë, vuajtjet dhe e le vetëm. Zemra e këtij njeriu angazhohet me dashurinë ndaj krijesave të tjera dhe nuk ka vend për dashurinë ndaj Allahut, gjuha e tij është e angazhuar me përmendjen e të tjerëve dhe nuk ka kohë për ta përmendur Allahun, gjymtyrët i lodhen duke u shërbyer njerëzve dhe nuk ka mundësi ta respektojnë Allahun. Ai lodhet dhe rraskapitet sikurse kafshët e egra, duke u shërbyer tjerëve, sikurse caliku i farkëtarit, e fryn barkun e vet dhe i mbush brinjët për t’i sjellë dobi tjerëve. Çdo njeri që braktis adhurimin e Allahut, respektin e Tij dhe dashurinë ndaj Tij spr

T’i duartrokitet të dëmshmëve dhe të padrejtëve...

Ashtu si është e dëmshme t’i duartrokitet të dëmshmëve dhe të padrejtëve, ngjashëm është e dobishme t’i duartrokitet të dobishmëve dhe të drejtëve, madje vetë ky veprim është hapi i parë drejtë përqafimit të së mirës. Me këtë aforizëm dua t’i këshilloj ata që dolën kundër gëzimit të atyre të cilët u gëzuan me rastin e fitorës së Erdoganit. Mos të harrojmë se gëzimi, ashtu si pikëllimi janë çështje të brendshme të njeriut, të cilat vijnë pa u ftuar, të cilat dallojnë prej një modeli flokësh, që i rregullon ashtu si dëshiron ti! Burimi: Iljasa Salihu  

Ato me gjunj të zbuluara sikur të kishin ndjesi për të gjallët, sigurisht se shoqërisë sonë nuk do t’i sëmurej për vdekje morali

Mini-fundi është bërë veshja më normale edhe në mesin e grave dhe vajzave shqiptare dhe muslimane. Madje ta kritikosh një dukuri të tillë të shohin si jonormal! Kudo që ulen, gjoja se zihen ngushtë, mundohen ta ngrehin teposhtë mini-fundin me gishtat e tyre me thonj të paprera. Harrojnë se e shkurtëra e shkurtër është. Mund ta mbulosh mollëzën e gj urit për pak çaste, por do ta zbulosh belin! Shumë prej tyre shkojnë edhe për vizitë në varrezat e dëshmorëve me këtë lloj të veshjes. Disa prej të pranishmëve u habitën se si ka mundësi me kësi lloj veshjesh të vizitohen varrezat e dëshmorëve. Ndërsa mua kjo fare nuk më habiti, sepse unë nuk kërkoj që ato t’i nderojnë ata që u nderuan prej të madhit Zot, por unë kërkoj të nderohen fillimisht të gjallët, edhe pse nuk duhet të mungon nderi si në sjellje ashtu edhe në veshje në varrezat e dëshmorëve dhe gjetiu. Kësodore, asgjë nuk është të shkohet me mini-fund në varrezat e dëshmorëve krahas sorollatjeve me kësi lloj (zh)vesh

Analiza e romanit '' Kështjella '' nga Ismail Kadare

         “Kështjella” e Kadaresë, alegoria e Shqipërisë sovjetike Analizë mbi një prej romaneve më të suksesshme . “Forcat osmane janë përdorur si një prizëm përmes të cilit të aludohet për diktaturën” “Kështjella” është një nga katër romanet e shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare, që lidhet me të shkuarën osmane të vendit të tij të lindjes. Ai rrëfen historinë e një përpjekjeje të ushtrisë osmane për të pushtuar një qytet të paidentifikuar në Shqipëri, me shumë gjasë në gjysmën e parë të shek. XV.   Një ngrehinë e lartë e vetmuar reziston e rrethuar nga fusha të shkreta e male të zymta, në këmbë të të cilëve forca të shumta osmane janë grumbulluar për të përgatitur sulmin. Thuajse e gjithë historia tregohet nga brenda kampit osman, përmes personalitetesh, përfshirë edhe pashain që drejton ushtrinë, kryeastrologun, myftiu, intendenti i gjeneralit, arkitekti dhe kronikani zyrtar i kështjellës, Mevla Çelebiu. Sulmi i parë i ushtrisë dështoi, me përpjekjet për të për

Sekretet që supermarketet nuk duan që t'i dini

Sipas studimeve, 20 për qind e blerjeve janë të paplanifikuara. Na është bërë e zakonshme të hyjmë në supermarkete pa e vrarë shumë mendjen për arredimin e tyre. Por ajo që ne nuk dimë, është se personat që i menaxhojnë, janë siguruar që të na i bëjnë një labirint të mbushur me kurthe, prej të cilit të mos shpëtojmë pa shpenzuar shuma të konsiderueshme. 1. Përgatitja në hyrje Supermarketet vendosin lule me aroma të ndryshme, produkte bukurie ose seksione bukëpjekjeje dhe ëmbëlsirash në hyrje të tyre. Kjo, sepse ngjyrat dhe aromat i bëjnë konsumatorët të vijnë në gjendje të mirë shpirtërore. Nuhatja e një trëndafili ose e një kroasanti të shijshëm na tërheqin pa masë dhe në një farë mënyre na rehatojnë. 2. Karrocat e mëdha Karrocat që përdoren për të mbajtur ushqimet gjatë bërjes së pazarit po zmadhohen gjithnjë e më shumë, aq sa mund të mbajnë 100 produkte të ndryshme. A e keni pyetur ndonjëherë veten përse? Sepse supermarketi do që ju ta mbushni atë karrocë. Sa herë të sh

Cilat komponime komplekse quhen helate dhe cilat jan më të përhapura në natyrë?

Cilat komponime komplekse quhen helate dhe cilat jan më të përhapura në natyrë?   Komponimet komplekse të cilat përmbajn ligande polidentate quhen komponime helate .  Helatet janë të përhapura në natyrë dhe janë përbërës të organizmave shtazorë. Helatet kanë rëndësi të jashtëzakonshme biologjike.

KËNAQËSIA - RAZILLËKU ABSOLUT

Razilleku absolut eshte: 1-Te jesh i kenaqur me Allahun per Zot 2- Me Islamin per fe, dhe 3- Me Muhamedin salallahu alejhi ue selem, per pejgamber te derguar. Zoti te befte prej ketij grupi! Burimi: Lulzim Susuri  

Nuk mund të brengoset dhe të kujdeset një shtet për...

Nuk mund të brengoset dhe të kujdeset një shtet për rininë e vet, nëse si dhuratë të vetme ia trashëgon borxhin publik, për më keq, borxh ky i investuar në projekte që vdesin posa të jetësohet projekti në fjalë. Këta që borxhin e vjetër duan ta pastrojnë me borxh të ri, të cilëve nuk i bëhet vonë shumëfishimi i kamatës me rastin e futjes në borxhe të reja, të paktën le të bëhen të çiltër në pandershmërinë e tyre që t’i kërkojnë falje brezit të ri për këtë barrë gjithnjë e në trashje! Burimi: Iljasa Salihu  

Nuk mjafton të brengoset vetëm shoqëria dhe intelektualët se...

Nuk mjafton të brengoset vetëm shoqëria dhe intelektualët se përse sot shumica e intelektualëve nuk guxojnë të mendojnë me kokat e tyre, njashtu edhe të shprehen me gojët e tyre, por edhe politikanët duhen të shqetësohen shumë, të cilët janë bërë me muskujt jo prej ushtrimeve në fitnes, por duke mbajtur në duar çelësa nga më të ndryshëm, çelësa këto që përdoren për hapje dhe mbyllje të dyerve të mendjes e të gojës! Burimi: Iljasa Salihu  

Ka kafshë të cilat i...

Ka kafshë të cilat i frikësohen njerëzve, kafshë këto prej të cilave frikësohen edhe njerëzit. Kafshët frikësohen prej njerëzve dhe njashtu njerëzit prej kafshëve. Sikur njëra palë ta dinte se pala tjetër i frikësohet tjetrit nuk do të mbisundonte gjithaq frika mes nesh. Sidoqoftë, mirë që nuk kanë njohuri se të dy palët frikësohen prej njëra-tjetrës, sepse ndoshta do të ziheshin e ndesheshin më shpeshë dhe kjo pa dyshim do t'i dëmtonte njerëzit dhe kafshët! Burimi: Iljasa Salihu  

Le të qëndrojnë së bashku zjarri dhe baruti, por të kihet kujdes në mos djegien e barutit!!!

Nuk mund të mbrohemi prej sëmundjeve që vijnë prej marrëdhënieve të ndryshme seksuale me mjete kontraceptive, pos duke mos iu afruar fare pandershmërisë ose zinasë. Çdo ligjërim dhe studim jashtë këtyre binareve është vetë thirrja në pandershmëri. Sa të poshtër që janë këta “studiues”! Thërrasin në edukatë seksuale, jo për sa i përket asaj edukate mes bashkëshortëve, por për edukatën seksuale në përgjithësi. Këta thonë, ose të paktën duan të thonë kështu: “Nuk është me rëndësi se me kë bëni seks, por me rëndësi është të përdorni mjete kontraceptive”. Kjo është ftesë në edukatë në mënyrë dhe në rrugë krejt të pa edukuar, ndaj dërdëllitjet e këtyre “dallkaukëve” duhet hedhur fërfëllueshëm poshtë! Burimi: Iljasa Salihu  

"I verbër por Dijetar"

Plot nga vëllezërit arsyetohen me plot arsyetime pse e kanë lënë mbrapa kërkimin e Ilmit edhe pse janë me shëndet të plotë. A thua vëllezër është kjo arsye? Po ju jap një shembull nga Shejhu jonë i nderuar Salih ibn Sa'd es Suhejmi. Para disa ditësh isha me të dhe e pyeta si ke mësuar duke qenë se je i verbër?! Më tha: "Kam humbur shumicën e shikimit që në moshën trivjeqare, e kur u bëra 18 e humba plotësisht edhe atë që më kishte mbetur pak në një sy.   Por tha gjatë studimeve(pyetja ime ishte për Masterin e tij) ia dhashë të gjitha skriptat një vllai më të madh timit që është Kadi (Gjykatës) dhe ai mi lexoi të gjitha me zë e unë i inçizova në kaseta dhe pastaj i ndëgjoja".   Subhanallah çfarë vullneti dhe elani për punë e kërkim Diturie. Për këtë arsye Allahu atij ia ka hapë rrugët e Ilmit ka mbaruar Doktoraturën, ka ligjëruar në Universitetin e Medines derisa ka dalë ne penzion, ka shkruar plot libra të dobishme dhe ka vite që është ligjerues në Xhaminë

Arkiva e postimeve mars 2014

Arkiva e postimeve mars 2014   Prej sa sferave kordinative përbëhen komponimet ko... Prej çka është i përbërë një komponim kompleks ? Cilat komponime quhen komplekse si quhen ndryshe d... Çka është karcinoma e hepatociteve? Si mjekohen tumoret e mëlçisë? Si vendoset diagnoza e tumoreve të mëlçisë? Si paraqiten klinikisht tumoret e mëlçisë? Cila është etiologjia e tumoreve të mëlçisë? Më nevrikosin ata të cilët... Filmi ''47 Ronin'' - me titra shqip Disa kuriozitete rreth trupit të njeriut Ja vendi ku do të ndërtohet stadiumi i Kosovës 80 % e mediave botërore cak i hakerëve të shtetit Hobbit: The Desolation of Smaug - me titra shqip Njeriu që përulet përpara Zotit... Filmi ''War Horse'' me titra shqip Falli permes leximit te filxhanit - Shejkh Feuzan Unë juve tërësisht ju kuptoj dhe plotësisht ju mir... E keqja jonë është se... Analiza e poemës ‘’Kuajt mbretërorë’’ nga Nuri Pla... Komenti i romanit ‘’Shpella e piratëve’’ Petro M... Analiza e veprës ‘’Mi

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more