Skip to main content

Posts

Pastaj nuk ka ujë në Prishtinë!

Në sheshin “Ibrahim Rugova” në shenjë nderi për ditën e “të dashuruarve” qenkan puthur haptas femrat me femra. Sigurisht kjo nuk është ndotje për mjedisin shoqëror, do të thoshte ministri Gashi! Ja të nderuar lexues se në çfarë binarë po ecën treni i shoqërisë kosovare. Fli shtet, fli! Pastaj ndonjë i poshtër del e shkruan se Kosova është në rrezik prej ekstremizmit fetar Islam. Vërtet ashtu mund të jetë për të tilla mendje, ngase këto veprime të ndyta nuk kanë vend në Islam, ndaj duan ta heqin Islamin, vetëm që kjo kategori vrasëse e njerëzores të mos ketë pengesa! Burimi: Iljasa Salihu

Arkiva e postimeve korrik 2012

Arkiva e postimeve korrik 2012 Çka është parimi ? Çka është Shpresa ? Çka është qëllimi ? Çka është Medhheb ? Çka është Medrese ? Çka është Medina ? Çka është Masha-Allah ? Malik ibn Enes Çka është Mahrem ? Çka është Magrib ? Çka është Lejletul-Kadr ? Çka është kurbani ? DERMATOPHYTIA INGUINALIS MICROSPORIA Mikoza sipërfaqësore e trupit Mikoza e thellë e mjekrës Trihofitia sipërfaqësore e mjekrës Mikoza e thellë e kokës Mikoza sipërfaqësore e kokës Favus corporis apo qelja e trupit FAVUS CAPILLITII apo qelja e kokës Kandidaza Aktinomikoza Aktinomikoza cervikofaciale Aktinomikoza torakale Aktinomikoza abdominale Edukata Ethet hemorragjike Çka është virusi kompjuterik ? Çka është favusi ? Tinea ose dermatofitet Cilat janë piodermitë epidermale ? Hiperhidroza etiologjia, patogjeneza dhe pasqyra k... Çka është hiperhidroza ? Çka është tekbir ? Çka është Teravi ? Çka është tevhid ? Çka është Umra ? Çka është vakt ? Çka është vaktia ? Çka është vakëf ? Çka është vaxhib ? Çka është vezir ?

Muslimanët në Afrikën e Mesme po masakrohen

Muslimanët në Afrikën e Mesme po masakrohen A mediat fare nuk po interesohen. Kriminelët krishter sulmojnë dhe nga trupa franceze mbrohen ndërsa nëse do të vritet vetëm një i Krishterë të gjith do të mobilizohen. Kjo është Demo-kracia ku të tjerët të bëjnë cka të duan, ndërsa muslimanit pa faj i vritet nëna,babai, gruaja dhe fëmija. Burimi: Valdet Kamberi

Ujitjet e pandershmërive janë po aq të pandershme sa edhe vetë veprat e pandershme

Ajo nuk do t’ia tregonte shoqërisë gjoksin lakuriq, pa pasur media cullak për nga morali, që ia mundësojnë asaj një shfaqjeje të tillë. Vaj halli për këto media se çfarë përgjegjësie kanë para Zotit, madje po të njëjtat media, pastaj shtiren se po brengosen për katandisjen e shoqërisë në degjenerim! Burimi: Iljasa Salihu

Leon Nikolajeviq Tolstoi, shkrimtar i madh rus, thotë:

Leon Nikolajeviq Tolstoi, shkrimtar i madh rus, thotë: “Ligji, të cilin e ka sjellë Muhammedi a.s., do të sundojë në botë, për arsye se është tërësisht në harmoni me natyrën, mendjen dhe mençurinë e njeriut.“ Burimi: Valdet Kamberi

A e dini çfarë thotë ky prijes i rrafidave...

A e dini çfarë thotë ky prijes i rrafidave për ushtarët e tij që janë vrarë në Siri duke e mbrojtur zullumqarin Bashar Esedin dhe duke vrarë popullatën e ngratë: "Dëshmorët tanë janë të gjallë. Argument i kesaj eshte fakti se disa prej tyre kane vdekur tash e dy vite, në Siri, megjithate gratë e tyre vazhdojnë të mbesin shtatzëna dhe të lindin fëmijë" Hasen Nasra(shejtan) Zoti i shkatërroftë gënjeshtarët dhe mashtruesit! Burimi: Valdet Kamberi

Ky qenka fati

Në pyje nga uria vdesin luanët e mishin e dhenve qentë e hanë Në mëndafsh kapardisen hyzmeqarë për toke bien të flenë agallarë Imam Shafiu "Divan" fq.36 Burimi: Bekir Halimi

Prej çka vuan Shqiptaria?

"Prej çka vuan Shqiptaria? Shekulli 21 ende kemi problem me Ujë, Rrymë, Kanalizim, ndërkaq Politikanët tanë Miliardera, edhe akoma ata flasin për Islam Radikal, Musiman Fundamentalist etj" Bekir Halimi

Analizoni këtë këshillë të tabiinit të nderuar Ata ibën Ebi Rebah, rahimehullah

Analizoni këtë këshillë të tabiinit të nderuar Ata ibën Ebi Rebah, rahimehullah: Ai thotë: "Atëherë kur Allahu ta hap gojën për ta lutur Atë dije se Ai dëshiron të jep atë që e dëshiron, sado e madhe të jetë kërkesa dhe dëshira jote". Andaj nëse vazhdimisht e lut Allahun me të dhënë Firdeusin, dije se Allahu dëshiron të shtyjë aty, përndryshe do të largonte nga ajo lutje sikurse i ka larguar tjerët. Allahun e lusim të na bëjë banorë të Firdeusit më të lartë! Burimi: Bekir Halimi

Një mijë vjet

Një mijë vjet Të gjithë diturinë s'e rrok dot vetë Dhe në u mundofsh për një mijë vjet Dituria është e thellë si deti Merr të dobishmen dhe lëre çfarë mbeti Imam Shafiu "Divan", fq. 34 Burimi: Bekir Halimi

Mevlude me eksperienc 25 vjeçare hahhahahaha

Mevlude me eksperienc 25 vjeçare  hahhahahaha

Dielli njësoj për çdo cep të tokës dhe ujit lëshon ngrohtësi

Dielli njësoj për çdo cep të tokës dhe ujit lëshon ngrohtësi, por është toka ajo që ndikon, me lejen e Krijuesit, se cili cep duhet ngrohur tani dhe cili për më vonë, mbase edhe duke lënë ndonjë cep gjithmonë larg rrezeve të diellit, ngrohja e të cilit do të ndodhë vetëm atëherë kur njeriu përmes epshit të pangopur në konkurrencën e prodhimit do ta vrimonte jo natyrshëm mbështjellësin e tokës, duke i dhuruar kështu rreze po ashtu jo të natyrshme akullnajave, rezultati i së cilave do të jetë ngadhënjimi i mëtutjeshëm i ujit kundrejt tokës, me këtë edhe duke i fshirë disa shtete prej hartës tokësore. (Pjesëz nga romani “Beteja e paqes”) Burimi: Iljasa Salihu

Ekstremistët e tej pasur që bëjnë politikën e Kosovës

Ekstremistët e tej pasur që bëjnë politikën e Kosovës, me çdo kusht duan të krijojnë ekstremizëm fetar Islam, duke pasur për qëllim kryesor mbulimin e aferave të shumta të korrupsionit dhe dështimin e shtetit në shumë segmente kyçe. Kështu që, nëse e shihni ndonjë ekstremist të njëmend fetar në Kosovë, ju siguroj se ky është një prodhim i politikanëve, ndaj shporreni gjithandej, me këtë do t’ia prishni edhe kurthet djallëzore të kurdisura prej kësaj kategorie. Dhëntë Zoti nesër do të keni mundësinë ta lexoni një reagim nga ana ime “Zhvendosja e qëllimshme e rrezikut të sigurisë” kundër një shkrimi tejet qëllim keq të shkruar prej Xhavit Halitit me titull “Ekstremizmi fetar! Burimi: Iljasa Salihu

Pse të lexosh?

A ke menduar ndonjëherë, vallë për çfarë arsye janë themeluar kaq shumë shkolla e universitete të mirëfllta, si në vendin tonë ashtu dhe në mbarë botën?! Pa dyshim se gjithë ato mijëra universitete me ata miliona nxënës kanë një qëllim. Ata s’dëshirojnë tjetër veçse marrjen e dijes dhe largimin nga injoranca. E çelësi më efikas për këtë, normalisht se është leximi. Njeriu kur lexon ka dobi të panumërta. Ai duke lexuar mbushë hapësirën boshe të injorancës së tij me njohuritë e reja, që fiton gjatë leximit. Me lexim ai ruan kohën nga humbja e saj në gjëra të kota e të ndaluara. Në të njëjtën kohë ai është i larguar nga shoqërimi me njerëzit e këqinjë, të cilët do të ishin shkaktarët kryesorë të devijimit të tij, shpëton nga ata, ngase ai për vete zgjodhi mikun më të mirë, zgjodhi librin. Leximi të rrit ambicien e të bën mendjemprehtë, të shton kulturën e të shprehurit, të ndihmon të përfitosh nga përvojat e të tjerëve, gjithashtu ai të largon nga pikëllimet, brengat e përd

Secila parti u bë me dëshmorët e saj

Secila parti u bë me dëshmorët e saj. LDK-ja me ata që u vranë pas luftës. PDK-ja dhe AAK-ja me ata që u vranë përgjatë luftës. VV-ja me ata që u vranë në protestën e 10 shkurtit. PS-ja me ata që u vranë në protestën e 21 janarit. RDK-ja me ata që u vranë në vitin 97. PD-ja me Azem Hajdarin. BDI-ja me ata që ranë në luftën e 2001-shit. Kemi edhe të atillë që llogariten si dëshmorë për të gjithë, por shumë pak! Kemi të atillë që llogariten edhe si viktima të partive në pusht et, si fjala bie, rasti i Aferës së Armeve e rasti i Bit Pazarit, pastaj i Vaksincës, i Brodecit, rasti i Harun Aliut me shokë, ku më shumë vlerësohen si viktima sesa pandehen prej ndonjë subjekti politikë si dëshmorë, edhe pse prej shoqërisë ndryshe shikohen këto raste. Unë kisha për të thënë se kjo ndarje është turp, jo pse unë e radhita kështu, por sepse kështu është. O Zot më ruaj të mos bëhem pre e këtyre mendësive! Burimi: Iljasa Salihu

Për pak!

Rusia për pak sa nuk mbërriti të bëhet përkrahëse dhe mike e shqiptarëve. Këtë idil ia paskan prishur shqiptarët që po luftonin në Siri! Me një titull skandaloz, të poshtër e të mjerë “Radikalët i ofrojnë argument Rusisë kundër Kosovës” gazeta “Zëri” i drejtohet shoqërisë shqiptare. Po mirë ore qëllimkëqinj, ku ishte Rusia kundrejt vendeve tona kur nuk ishin “radikalët” shqiptar në Siri? Pashpirtshmërisht, janë duke përdorur lloj-lloj metodash vetëm e vetëm të vij në deri te goditja e Islamit. Kështu provoi edhe Milloshiviqi, duke i thënë botës teksa bëntë krime kundër shqiptarëve dhe muslimanëve se po e mbronte Krishterimin nga Islami, thuajse bota hante kashtë! Kësisoj “mercenarët” e gazetarisë shqiptare duan të krijojnë kësi lloj gogolesh vetëm e vetëm që të mund t’i përligjin sulmet ndaj Islamit, gjoja tani duke e përzier këtë çështje edhe me gjeopolitikë! Burimi: Iljasa Salihu

Një kërkesë të çiltër deri te hoxhallarët

Kërkesë Një kërkesë të çiltër deri te hoxhallarët. Mundësisht, të nderuar ju që e dini më së miri të mirën dhe të keqen, të lejuarën dhe të ndaluarën, lëreni duhanin, shporreni këtë materie helmuese, këtë vrasëse të ngadaltë, sepse shumë sosh nuk e kanë ndërmend të heqin gojë prej duhanit, duke u arsyetuar se me qenë e urrejtur apo e ndaluar, atëherë hoxhallarët nuk do ta pinin cigaren. Lëreni për hir të Zotit, sepse dobitë do të jetë të shumëfishta. Do të largoheni prej një mëkati të vogël, kur dihet mirëfilli se po nga ju kam mësuar se nuk kemi mëkat të vogël derisa ia përsëritet; do ta kurseni shëndetin prej dëmtimit; pamjen prej shëmtimit; do të kurseni para; do t’i shpëtoni anëtarët e shtëpisë suaj prej erës së qelbur dhe prej shkundjes së tavllës së duhanit dhe pa dyshim do ta kurseni edhe qartëpamësinë e mjedisit! Burimi: Iljasa Salihu

Kur të ndeshen tek ti dy gjëra...

Më tha hoxha im Ebu Bekr el Fihri : "Kur të ndeshen tek ti dy gjëra, njëra për Allah e tjetra për dynja, jepi përparësi asaj për Allah se do ti arrish të dyjat, e nëse i jep përparësi asaj që është për dynja mund të mos e arrish asnjërën, ose e arrin dynjan por pa bereqet." E kam provuar dhe e kështu ka ndodhur. (Imam Ibn el Arabi) Burimi: Llokman Hoxha

Nepsi dhe Luani

Imam Ibën Hazmi, rahimehullah, thotë: "Dije se zbutja e nepsit është më e rëndë se sa zbutja e luanit, sepse luanin kur e burgosë sigurohesh nga sherri i tij, kurse nepsin edhe kur e burgos nuk sigurohesh nga sherri i tij". Burimi: Bekir Halimi

Luftë gënjeshtrës dhe manipulimit në politikë

Luftë gënjeshtrës dhe manipulimit në politikë Pesë shkathtësi në luftë kundër gënjeshtrës dhe manipulimit në politikë Njeriu që dëshiron të luftojë kundër mashtrimit, gënjeshtrës dhe manipulimit në politikë, sipas Bertol Brecht-it, duhet t'i mësojë së paku pesë shkathtësi: 1- Duhet guxim për ta shkruar të vërtetën edhe nëse gjithandej heshtet. 2- Duhet urtësi për ta njohë të vërtetën edhe nëse gjithandej fshihet. 3- Duhet shkathtësi për ta bërë të vërtetën armë për luftë. 4- Duhet patë aftësi të gjykimit të saktë dhe zgjedhjes së njerëzve të vërtetë në duart e të cilëve e vërteta do të jetë aktive. 5- Duhet patë mjeshtri që të vërtetën ta përhapë në një mes të tillë. Burimi: Bekir Halimi

Ska gjë më të dëmshme për një shoqëri...

Imam Hafidh Ebu Bekër Hatib Bagdadiu, rahimehullah, në librin e tij "Dituria shpie në vepra" thotë: "Ska gjë më të dëmshme për një shoqëri se sa një dijetarë nga i cili largohen njerëzit për shkak të gabimeve të tija dhe një injorant të cilin e ndjekin njerëzit për shkak të adhurimit të tij". fq. 14 Burimi: Bekir Halimi

Nëse një ditë...

Nëse një ditë e gjenë Princeshën tënde, mos gabo... ...ta harrosh Mbretëreshën tënde (Nënën) !

Kur sëmuresh pas mjekimit!

Nuk i kishte as 50 euro në arkën familjare. Sakaq, Zoti e kishte sprovuar me një sëmundje. Duhet të operohet. Kishte kërkuar ndihmë prej miqve e prej dashamirëve. Kishte grumbulluar 800 euro. Me nxitim ishte lajmëruar për në operim. Prej aty ku do të duhej të lulëzonte njerëzia, ishte njoftuar se 700 euro duhet dhënë vetëm mjekut operues dhe kjo kërkesë nuk duhet lajmëruar dikund, përndryshe as që do të merrte në dorë. E gjora ashtu kishte bërë. Ta ni ishte operuar, por ishte e dërrmuar prej varfërisë, kishte thënë se asgjë nuk kishte qenë sëmundja, sa harbimi i mjekëve për tu korruptuar. Asnjë njeri nuk e kam dëgjuar se është operuar pa i dhënë shuma të majme mjekut operues. Tragjedia tjetër është se askënd nuk e kam dëgjuar ta ketë lajmëruar mjekun hajdut në organet gjegjëse. E po të dashur të sëmurë, derisa e ujisim lulen e korrupsionit ne gjoja të ndershmit, atëherë ju siguroj se asnjëherë nuk mund të shërohemi. Le të rrezikojmë fundja, edhe pse e di se nuk ësht

Nuk i erdhi keq, por u gëzua për një të keqe

Milazim Krasniqi u ngut. Gaboi, por shpejtë e kuptoi se kishte gabuar dhe kërkoi falje. Jemi njerëz, ndodh që gjithësecili të gabojmë kështu. Mirë është të ruhemi dhe të kemi kujdes sa më shumë në shprehje të mendimit. Kaq! Ndërsa gabimin e tij, disa të tjerë dëshiruan ta rrisin, ose u pa se mezi kishin pritur që ai të gabon. Kësisoj, ata dëshiruan të mos e lejojnë të vdes gabimi, edhe pse z. Krasniqi kishte kërkuar falje për një shprehje të tillë. Njëri prej atyre që qortoi gjuhën e tij të ashpër me një gjuhë më të ashpër e tejet të shpifur është Sadri Ramabaja, i cili qëllimisht emrin e tij e shkruan “Milazim K” pastaj e quan racist dhe njëkohësisht horr. Atëherë unë pyes, ku është kultura juaj i nderuar përballë një përmirësimi. Shihet qartë se ju nuk jeni për përmirësim , por për futje në përçarje, ngase gjuha juaj është shumë më tepër e vrazhdë se e Milazim Krasniqit. Vetëm sikur ta dini! Burimi: Iljasa Salihu

Trimëria e djaloshit që duke rezikuar jeten e vet arriti që ta shpëtoj nga lumi një drer të vogël

Trimëria e djaloshit që duke rezikuar jeten e vet arriti që ta shpëtoj nga lumi një drer të vogël. Djaloshi me emrin Belal nga Banladeshi u zhyt lumi dhe ariti ta shpëtoj kafshën e cila ishe e pafuqishem për të dal nga lumi. Pasi shpëtoi nga ky djalosh, dreri i vogël ju bashkua familjes së vet...

Arkiva e postimeve qershor 2012

Arkiva e postimeve qershor 2012 Doktor Gjilpëra - Analiza letrare apo kritika letr... Disa këshilla për jetën nga Prof. EQREM ÇABEJ AFORIZMA PËR LIBRIN DHE LEXIMIN Mendime dhe thënie të mençura Shkarko mbi 100 Libra shqip Efektet negative te NIKOTINES e cila eshte pjese e... Ilaçet e zemrës Çka është Dializa ? Via Egnatia apo Rruga Egnatia Thënie për femra Kerko pune dhe gjej pune Top 15 Most Popular eBusiness Websites Top 15 Most Popular Search Engines Top 10 Best Flash Websites of 2012 Nje bote plot me informacione Çka është insulina ? Largoni reklamat nga youtube dhe faqet tjera Shërimi nga helmimi me ushqim Buzeqesh sepse buzeqeshja eshte sadaka ! Kujdes menyren e qendrimit ne kembe Anatomia e besimtarit Shalqiri mbron enet e e gjakut nga ngushtimi Në momentet e lumtura... falënderoni të MADHËRISHM... Sëmundjet që mund të perfitojnë nga aplikimi i Hix... Disa nga konditat ku mund te perdoret me sukses hi... Shenjat e gishtrinjëve VESHËT JANË AKTIV GJATË GJUMIT Dobitë e namazit Dit

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more