Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Teknologjia

Çka është ebaniti ?

Çka është ebaniti ?  Ebaniti ka ngjyrë të zezë për shkak se në veti përmban blozë.  Prej ebanitit prodhohen kutit, krehrit etj.  Ebaniti ka përdorim të madh në industri, në treg (shitje) gjendet në formë të pllakave, shufrave dhe të tubave (gypave).  qka eshte ebaniti ,Cka eshte ebaniti ,ceshte ebaniti ,cfare eshte ebaniti ,qeshte ebaniti

Çka është dhe si fitohet POLIVINIL KLORIDI ?

Çka është dhe si fitohet POLIVINIL KLORIDI ?  Me polimerizcionin e gazit të vinil-kloridit i cili fitohet me ndikimin e thartirës klorhidrike (HCl) dhe klorit në acetilen fitohet polivinil kloridi.  Polivinil kloridi është pluhur i bardhë, pa erë dhe me peshë të vogël si dhe është izolator i shkelqyeshëm i rrymës elektrike. Polivinil kloridi ka fortësi të madhe mekanike.

Çka është stiropori ?

Çka është stiropori ?   Stiropori është material i fortë në formë typthash të borës “sintepon” është material i pastër sintetik me prejardhje organike.   Stiropori është termoizolator i cili i përshtatet të gjitha kërkesave në ndërtimtarin moderne, preferohet për izolimin e të gjitha objekteve.   Stiropori është material shumë i lehtë me peshë vëllimore ℘= (1.5 - 3.0)kg/m3.   Pllakat prej stiropori kanë këto dimensione: (50 x 80)cm (50 x 100)cm (66 x 100)cm   Me trashësi 10 mm e më tepër. Mund të përdoret në temperatura shumë të ulëta -200˚C dhe në temperatura të larta deri +70˚C.   Stiropori fortësinë në shtypje e ka βsh = 1.2 kg/cm2 .

Cila është lënda e parë për përfitimin e qelqit ?

Cila është lënda e parë për përfitimin e qelqit ?   Lënda e parë për përfitimin e qelqit është “rëra e kuarcit” e cila shkrihet në temperaturë shumë të lartë rreth 1700˚C.  Pas shkrirjes ajo shëndërrohet në masë të qelqit (xhamit).  Për përfitimin e xhamit ndërtimor përpos (SiO2) silikatit i cili është prezent (40 - 100)% në rërën e kuarcit përdoren edhe lëndët tjera të para për përfitimin e qelqit si: Soda e natriumit (Na2CO3), Gëlqerja (CaCO3), Oksidi i plumbit (PbO), Aluminati (Al2O3) dhe Oksidi i zinkut (ZnO).

Si ndahet qelqi ?

Si ndahet qelqi ?  Qelqi zakonisht ndahet në :  • Qelqi i gëlqeres (në këtë rast përpos rërës së kuarcit përdoret edhe karbonati i natriumit dhe kalciumit ose karbonati i kalciumit dhe kaliumit. Është “qelq i zakonshëm” (i thjeshtë) përafërsisht me këtë përbërje kimike: 2.5 SiO2 x 0.5 CaO x 0.5 Na2O.   • Qelqi i plumbit .

Principi teknologjik i prodhimit të letrës

Principi teknologjik i prodhimit të letrës Lënda e parë imtësohet, tretet, me sasi të caktuar të dozimit dhe mirë i përzier ky material i quajtur “guri i qelqit” shkrihet në temperaturë të lartë. Kjo masë nxirret prej furrës për shkrirje e pasi që kjo të jetë mjaftë e ftohur që të mundet të përpunohet fillohet me punimin e elementeve të parapara.

Çka është qelqi i sigurimit ?

Çka është qelqi i sigurimit ?  Me emrin “ qelqi i sigurimit ” kuptojmë çdo lloj qelqi i cili me krahasimin e qelqit të thjesht paraqet një rrezik shumë të vogël gjatë thyerjes, pëlcitjes së tij. Te ky qelq sigurie hyjnë : qelqi i armiruar, qelqi i farkuar dhe qelqi i ngjitur.

Çka është qelqi i armiruar ?

Çka është qelqi i armiruar ?  Qelqi i armiruar fitohet në atë mënyrë që në tavolinën e metalit vendoset shtresa e parë e qelqit e pastaj vendoset rrjeti prej teli e mbi rrjetë prej teli derdhet shtresa e dytë e qelqit.

Çka është qelqi i farkuar ?

Çka është qelqi i farkuar ?  Është qelq prej një shtrese të cilit fortësia i rritet me përpunimin special të nxehtë.  Qelqi farkuar ka një veti të posaçme që gjatë prerjes ndahet në copëza shumë të vogla të cilat “fluturojn” dhe nuk ekziston rreziku për lëndimin e fytyrës të personave të cilët gjenden në afërsi.

Çka është qelqi i ngjitur ?

Çka është qelqi i ngjitur ?  Ky lloj qelqi fitohet me ngjitjen e pllakave të qelqit me shtres të materieve plastike.  Ky lloj qelqi gjatë thyerjes nuk shpërndahet, por të gjitha pjesët mbesin të ngjitura për materien plastike.

Argjili i Porcelanit

Argjili i Porcelanit Argjili i porcelanit përbëhet kryesisht prej kaolini më shumë pakë përbërës të jashtëm. Përdoret kryesisht për përfitimin e materialit të qeramikës ma të përsosur.

Argjili për vorbëri (vegsha)

Argjili për vorbëri (vegsha) Argjili për vorbësi ka ma shumë përbërës se sa argjili i porcelanit, por sasia e kaolinës është gjithnjë në përqindje ma të madhe, në krahasim me përbërsit e tjerë. Ngjyra e argjilat për vorbësi mund të jetë e bardhë, nghyrë hiri, e verdhë ose e kuqrremt.

Deltina

Deltina Deltina është argjil me sasi ma të madhe të rërës së kuarcit me madhësi të ndryshme të kokërrzave. Deltina në veti përmban edhe përbërës të tjerë sidomos oksidin e hekurit (Fe2O3), ka ngjyrë të verdhë dhe të kuqrremtë.

Humusi

Humusi Humusi është material jo plastik argjilor me ngjyrë të përhitur deri në ngjyrë të gjelbër, kur është e thatë ka pamje të shkriftë dhe është thermuar (dromcuar) si dhe tretet shumë shpejt në ujë.

Argjili i loparcit

Argjili i loparcit Argjili i loparcit që përmban përqindje të madhe të përbërsve të ndryshmë, sidomos përmban material gëlqeror të imtësuar dhe me kualitet të lartë, ka ngjyrë hiri deri në të gjelbër të mbyllur.

Argjili për tulla

Argjili për tulla Argjili për tulla përmban sasi të vogël të përqindjes së kaolinës, është mjaftë plastike, mundet të përdoret për punimin e tullave, tjegullave, blloqeve etj. Ka ngjyra të ndryshme dhe ka pikë të ulët të shkrirjes në kontakt me ujin.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more