Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Shkrime nga Ag Apolloni

Vlerësime per librin "Zomb"

Akademik Rexhep QOSJA:  “Libri  Zomb  tregon se poezia e Ag Apollonit ndryshon rrënjësisht prej poezisë së poetëve të tjerë shqiptarë – të traditës dhe të bashkëkohësisë. Megjithëse ata kanë jetuar në periudha të ndryshme historike, poezia e të gjithëve është shumë e ngjashme. Poezia e Ag Apollonit, ndërkaq, e hapë një shkollë të re të poezisë sonë: të re me fakturë dhe të re me gjuhën poetike” Dr. Bardh RUGOVA:   “Tri janë karakteristikat e lojës gjuhësore të Apollonit në librin  Zomb : e para ka të bëjë me konventën (konvencionalizmin), lojën dhe jokonvencionalizmin; e dyta është zgjerimi i horizontit me artet e tjera, si: muzika, piktura, teatri, filmi etj.; e treta karakteristikë është motivimi i shenjës. Aftësia për ta motivuar konventën bën që autori të mos i lërë vend rastësisë. Ai planifikon, mëton dhe në fund realizon. Këto karakteristika e bëjnë poezinë e Apollonit një krijim origjinal të artit në Kosovë” Mr. Agron Y. GASHI:  “Për Apollonin poezia është një r

Parabola postmoderne- Romanet e Rexhep Qosjes

SHËNIME PËR LIBRA Libri:  Parabola postmoderne- Romanet e Rexhep Qosjes  Autori:  Ag APOLLONI Ag Apolloni është një letrar i ri, i mprehtë dhe serioz. Pasi ka kryer studimet paralele në Fakultetin e Dramaturgjisë dhe Fakultetin e Filologjisë, momentalisht ai vazhdon studimet për doktoraturë, punon si asistent i lëndës Letërsi Botërore në Universitetin e Prishtinës dhe  kryeredakton revistën letrare Jeta e Re. Sidoqoftë, me gjithë këto suksese profesionale, më duhet ta pranoj me keqardhje, letrarisht me Apollonin nuk kisha pasur fatin të ballafaqohem asnjëherë deri para dy-tri javësh, kur mora në dorë  dy nga tre librat e tij të botuara deri më tash: studimin e shkëlqyeshëm kritik mbi romanet e Rexhep Qosjes të titulluar" Parabola postmoderne " dhe vëllimin me tri tragjedi dhe një komedi të quajtur "Drama" . Dramat e Apollonit janë trajtime imagjinative dhe interesante të temave universale, porse çfarë e shenjon dhe katapulto

Letërsia është religjioni im

Letërsia është religjioni im         Poet, dramaturg dhe studiues, Ag Apolloni (1982), ka diplomuar në Degën e Dramaturgjisë në Fakultetin e Arteve dhe në Degën e Letërsisë shqipe në Fakultetin e Filologjisë, në Universitetin e Prishtinës, në të cilin i ka mbaruar edhe studimet master dhe vazhdon studimet e doktoratës. Nga viti 2008 është pjesë e stafit akademik të Universitetit të Prishtinës, ku aktualisht është asistent i Letërsisë botërore në Degën e Letërsisë Shqipe në Fakultetin e Filologjisë. Gjithashtu, është  kryeredaktor i revistës letrare “Jeta e Re”. Në këta tre vjetët e fundit erdhi me tri vepra letrare zhanresh dhe interesimesh të ndryshme: “Zomb”, “Drama” (Stefani, Halloween, Judita, Mat) dhe “Parabola postmoderne”. Këtë vit, monodrama “Stefani” (Stefan, Die Geschichte eines Augensammlers) është botuar në gjermanisht (Austri). Gjithashtu, ka botuar shkrime të ndryshme nëpër revista shkencore e letrare në gjuhë shqipe, gjermane, italiane e boshnjake. Është an

Veriakët të shkelur si zezakët

Veriakët të shkelur si zezakët  Ballkan:  Instituti i themeluar në Tiranë, ka një shtrirje të gjerë gjografike edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Çfarë qëllimi ka ngritja e këtij instituti në vetvete? Ag Apolloni:  Në fakt, Instituti për Promovimin e Vlerave në Gjuhë Shqipe ende nuk e ka hedhë asnjë hap për të fituar kredibilitet tek ata që janë gegë, gegëfolës dhe gegofilë, por nëse realizohen synimet e tij, besoj që veriakët nuk do të jenë zezakët (të shkelurit) e Shqipërisë.  Ballkan:  Ju ndërmerrni një nismë jo të lehtë, çka do të thotë që doni të "injektoni" (pa paragjykim) në psikologjinë gjuhësore disa vlera që gjuhës standarde i duhen, siç janë futja e paskajores dhe heqja e ë-së së panevojshme, e cila përdoret në shkrim, por jo në gjuhën e folur. Me çfarë duhet të nisë kjo? Nga tekstet shkollore? Ag Apolloni:  Paskajorja dhe ë-ja e panevojshme, siç e cilësoni ju me të drejtë, janë vetëm disa nga problemet. T'i heqësh paskajoren

Një këmishë e ngushtë për Shekspirin

Një këmishë e ngushtë për Shekspirin “Këmisha e gjakut”, një thurje me motive nga dramat e Shekspirit dhe nga “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, e inskenuar në Muzeun Etnologjik të Kosovës, është një “këmishë” që i bie ngusht Shekspirit. Edhe pse e punuar gjatë dhe e paraprirë me lajme që krijojnë efekte dhe opinione të ndryshme publike, shfaqja nuk ka arritur t’i evitojë defektet dramaturgjike Ag APOLLONI              Një vjet prova nga një grup aktorësh të gjeneratave të ndryshme të udhëhequr nga një regjisor me talent dhe ambicie të mëdha, ka sjellë një shfaqje me pretendime serioze, por me rezultate modeste. “Këmisha e gjakut” e Bekim Lumit është një tekst dramatik i kombinuar me motive e dialogë nga veprat e Shekspirit dhe me citate nga “Kanuni i Lekë Dukagjinit”. Siç thuhet në katalog (flyer) të shfaqjes, ky shartim vjen nga dëshira e regjisorit për ta plasuar versionin e shqiptarizuar të tri “përrallave” gjeniale shekspiriane. Pra, idetë universale të Shekspirit filtrohen

Rilindja e religjionit

Rilindja e religjionit “Engjëj dhe djaj”, ashtu si edhe “Kodi i Da Vinçit”, është një provë e pakontestueshme se tashmë, pas mosbesimit në metanarracione, kemi hyrë në një epokë esencialisht religjioze, ku feja dhe shkenca, edhe pse shpesh në rivalitet, kanë të njëjtin objektiv: të provojnë ekzistencën e Zotit, përpjekja për “privatizimin” e të cilit asnjëherë nuk e dëmton Zotin, por gjithmonë shkakton vdekjen e njerëzve Ag APOLLONI  “Nëse nuk dëshironi të keni një Zot, atëherë duhet t’i nënshtroheni Stalinit apo Hitlerit”, ishte ky një prononcim i poetit T. S. Eliot, në kohën kur kishte shpërthyer Lufta e Dytë Botërore, e cila po shkatërronte botën me ndihmën e shkencës, e cila kishte bërë të mundur prodhimin e armëve për shkatërrim në masë. Vërejtja e Eliotit mund të konsiderohet bosht i romanit “Engjëj dhe djaj”, i cili, edhe pse i shkruar para “Kodit të Da Vinçit”, si ekranizim vjen pas tij. Edhe në planin e përfitimit material është konstatuar se ky film ngelet pas fi

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more