Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Shëndetësi

Agjerimi, Rikalibrimi Enzimatik dhe Lëkura !

*Lëkura   Agjërimi është i dobishëm në kurimin e sëmundjeve të lëkurës pasi ai pakëson përqindjen e ujit në gjak. Pakësimi i tij në lëkurë sjell forcimin e imunitetit të lëkurës dhe rezistencë ndaj mikrobeve dhe sëmundjeve epidemike, pakësimin e sëmundjeve të lëkurës, të cilat përhapën në sipërfaqe të mëdha të trupit, pakësimin e sëmundjeve alergjike duke i vënë kufi problemeve të lëkurës së yndyrtë. Më agjërimin pakësohen sekrecionet helmuese të zorrëve dhe zvogëlohet përqindja e thartimit që shkakton puçrra të vazhdueshme.   *Rikalibrimi enzimatik   Gjatë agjërimit arrihet rikalibrim enzimatik. Trupi shton ndryshimet enzimatike që ndikojnë në rregullimin e shumë sistemeve si detoksifikimi nga substancat helmuese, harxhimin e rezervave dhjamore dhe rezervimin e proteinave. Ky është dhe shkaku i përmirësimeve në gjendjen klinike të pacientëve. ______________________________ ____________ Vizito faqen: www.mjekumusliman.com • Shperndaje •

Si ndikon alkooli mbi trurin ?

Si ndikon alkooli mbi trurin ?

Kompjuteri dhe 12 ushtrimet me rradhë !

Ketu janë disa ushtrime trupore që ndihmojne per çlodhje, nëse keni ndejtur gjat kohë para PC. Shikoni foton dhe veproni kohë pas kohe 12 Ushtrimet.  Disa ushtrime gjatë dhe pas qëndrimit për një kohë të gjatë para kompjuterit.

Konsumoni shalqirin sepse ju mbronë nga:

Konsumoni shalqirin sepse ju mbronë nga: * Kanceret, * Semundjet e Zemrës, * Ndihmon Sistemin Imunitar * Relakson enët e gjakut * Të furnizon me Vitaminën ''B2'' * Të furnizon me Vitaminën ''A'' * Të furnizon me Vitaminën ''C'' * Dhe është një hidrant i mirë- ka ujë me bollëk. Përgatiti: Dr. Uvejsi, Preshevë. ______________________________ ____________ Vizito faqen: www.mjekumusliman.com • Shperndaje •

Fakte te mahnitshme per mangon

•Emri Mango vjen nga fjala ne gjuhen Tamil. Kur tregetaret portugez u vendosen ne Indine Perendimore ata e adaptuan emrin si ‘manga’. •Gati gjysma e mangove ne bote kultivohen ne Indi duke e bere ate prodhuesin me te madh ne bote. •Mango eshte fruti kombetar i Indise, Pakistanit dhe Filipinet. Eshte gjithashtu edhe pema kombetare e Bangladeshit •Mangot jane burim i shkelqyer i vitaminave A dhe C, dhe per ata qe jane fizikisht aktiv, qofte duke punuar jashte apo per ata qe jane vazhdimisht ne levizje, mango eshte nje menyre e mire per te plotesuar kaliumin e humbur. •Fruti i mangos ne te cilen fara nuk eshte formuar plotesisht, mund te kombinohet me kripe dhe mjalt per te trajtuar diarene, plogeshtine e mengjesit, kapsllekun dhe ndihmon tretjen. Mango gjithashtu sherben per trajtimin e goditjes nga vapa. •Triterpene dhe lupeoli qe gjenden te fruti i mangos jane efektive ne frenimin e rritjes se prostates dhe kancerit te lekures. •Ka reth 1000 varietete mangosh ne

Mjalti ka aftësi kuruese dhe dezinfektuese për plagë dhe gërvishtje të lëkurës

Mjalti ka aftësi kuruese dhe dezinfektuese për plagë dhe gërvishtje të lëkurës.    Sipas një studimi, mjalti triumfon mbi 7 lloje të ndryshme bakteriesh, dhe ndihmon kundër gripit, kundër diarresë dhe qetësimit të stomakut.   Eksperimentet e bëra në mjaltë kanë treguar se vetia e tij e mbytjes së bakterieve (efekti bakteriocid) është dy herë më e madhe nëse mjalti zbutet me ujë. Është vërtetuar se 1 kg mjaltë ka 3150 kalori, kurse gjatë ditës njeriut i nevojiten mesatarisht 2800-3000 kalori. -Ngrënia e rregullt e mjaltit ndihmon në përforcimin e të mbajturit mend -Mjalti largon dhembjet në sy, duke e fërkuar me gisht të pastërt syrin. -Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ftohtë, ndihmon kundër kapësllëkut. -Nëse mjalti tretet në qumësht të ngrohtë zhduken skrajat e zorrëve. -Mjalti ndërpret dhimbjet e stomakut. -Për anemikët, mjalti është bombë gjaku.  Burimi: Mjekesia Islame

Ja ç'ndodh në trup tone një orë pasi të pimë Coca-Cola

Studiuesi turk prof.Dr. Xhanan Karataj ,ka folur reth demeve qe shkakton në 60 minuta nje gote Coca-Cola. Ai I ka klasifikuar keto deme ne 8 kategori: 1) 10 minutat e para: gjaku juaj perthith 10 luge çaji sheqer.Kjo eshte 100 here me e madhe se doza ditore qe duhet te marrë trupi. Mosshkaktimi i te vjellave nga kjo sasi e sheqerit, ka te bëjë me permbajtjen e acidit fosforik ne pije. 2) 20 minutat e para: rritet shume niveli i sheqerit ne gjak. Si pasoje e kesaj, pankreasi prodhon me shume insuline dhe teprica e sheqerit fillon te depozitohet ne trajte yndyre ne melçi. 3) Brenda 40 minutave: e gjithe kafeina ka hyre tashme ne qarkullim. Eshte rritur presioni i gjakut dhe duke u prodhuar me shume sheqer nga melçia ai kalon perseri ne gjak dhe rrit nivelin e sheqerit. 4) Brenda 45 minutave: rritet struktura dopamine ne tru dhe nxitet ndjenja e lumturise.( nje efekt i ngjashem me ate te heroines). 5) Brenda 60 minutave: krijohet nje ndjenje e papritur urie. 6) Pe

Rozmarina

Rozmarina eshte shkurre e vogel, dekorative. Jep edhe vajin eterik qe perdoret ne industrine e aromave dhe ne perberjen e kolonjes.Gjethet e saj jane te vogla, njera pas tjetres, me viza dhe push.Kercelli nuk degezohet, eshte i drejte dhe i drunjte. Bima kultivohet, por gjendet edhe ne natyre, ne vende malore. Rozmarina lulezon ne prill- qershor, arrin dhe ne 2m lartesi.Te vlefshme jane lulet e saj, te cilat mblidhen ne prill-maj si dhe gjethet qe mblidhen ne qershor-korrik.Jane antispazmatike, djersitese, diuritike, tretese te mira per stomakun, menstruacionsjellese, ndihmojne ne zhvillimin e flokeve, luftojne semundjen e sheqerit. *Pergatitja: Ziejme nje luge kafeje lulesh e gjethesh ne nje gote uji. Marrim dy filxhane ne dite. Pihen 1 – 2 gota te vogla ne dite. Rekomandohet lengu i zier ne dhimbjet e stomakut, ne shqetesimet e tretjes, ne kolitet, astme dhe ne semundjen e sheqerit. *Perdorimi i jashtem: Ne rrjepje, plage dhe ne renien e flokeve me larje.

“Mos u Hidhëro”

Organizmi ndryshon në bazë të gjendjeve shpirtërore, sic janë : zemërimi, gëzimi, brenga, pikëllimi,turpi. Zemërimi e nxeh organizmin dhe e dehidron. I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam e ka ndaluar që të hidhrohemi.Erdhi një njeri te I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, dhe i tha ” Ma jep një Këshill.” I tha: ” Mos u Zemro.” Gjendjet shpirtërore sic janë: Zemrimi,pikëllimi,mërzia dhe brenga në mënyrë të drejtpërdrejt ndikojnë në organizëm,në mënyre që e ngrisin shtypjen e gjakut, që mund të shkaktoj pasoja sic janë stenokardia dhe infarkti.  Zemërimi i vazhdueshëm mund të shkaktoj diabetin,ashtu që shtohet aktiviteti i gjëndrës mbiveshkore e cila në mënyrë të sforcuar tajon hormonin adrenalin.  Gjendja shpirtërore mund ta dobësoj imunitetin,dhe mandej organizmi i ekspozohet sëmundjeve të ndryshme.Prandaj ai që zemërohet dhe ka karakter të keq duhet të përmbahet që zemërimi të mos e pushtoj.   Allahu i Madhërishem na Thotë: …q

Lakra ka veçori te mrekullueshme shëruese

Edhe pse jo te gjithë e dine, lakra ka veçori te mrekullueshme shëruese. Ja per çfarë mund te përdoret ajo. Per dhembjet reumatike: Lahet fleta e lakrës, i hiqen damarët, hekuroset me cilindër ose me një shishe që të rrafshohet. Kjo fletë vihet në vendin me dhembje dhe mbulohet me leckë liri, duke e përforcuar me fashë. Kjo përsëritet tri herë në ditë Për nervin shiatik: Fleta e lakrës zihet dhe kur është ende e nxehtë, vihet në vend me dhembje. Për vena të zgjeruara: Dy herë në ditë vihen fletët e lakrave në plagë të shkaktuara nga venat e zgjeruara, që nga shputat deri lart. Për djegie: Fletët e lakrës të freskët vihen mbi vend të djegur; njësoj veprohet edhe kur plaga përgjaket, nëse keni të thatin në trup, por edhe kur pëlcet koka nga dhembja. Për bronkit: Vihen 3-4 fletë lakre në gjoks dhe në shpinë, aty ku dhembjet janë më të mëdha, përforcohen me fashë dhe mbahen tërë natën. Per me teper vizitoni faqen tone http://mjeksiaislame.com/

Dobitë mjekësore të fikut

Studimet e bëra kanë vërtetuar se fiku përmban një përqindje të lartë lëndësh ushqyese dhe vitamina. Është bërë e qartë se fiku është një frut kalorik që ekuilibron e shmang aciditetin e trupit të njeriut. Është i pasur me burime natyrale të vitaminave A, B, C dhe përmban një përqindje të pasur e të lartë të lëndëve ushqyese, sidomos elementet hekur, kalcium, bakër. Përqindja e sheqerit tek fiku zë 19% të peshës së tij, dhe për këtë çdo 100 gr. fiq i jep fuqi e nxehtësi trupit rreth 70 sa’ren. Është i dobishëm për gratë shtatzëna gjidhënëse, ndërsa në aspektin kurativ fiku është i dobishëm, mbrojtës e shërues i sëmundjeve të aparatit tretës, kapsllëkut, sëmundjet e gojës e mishit të dhëmbëve. Është vërtetuar shkencërisht se infuzioni (ekstrakti) i fikut të thatë ndihmon diuretikët e pastrimin e gjakut. Po të konsumohet esëll konsiderohet si një medikament i mrekullueshëm për rastet e kapsllëkut të përkohshëm, sepse përmban lëndë pastruese. http://mjeksiaislame.com/

Hurma dhe grate shtatzene

Eksperimentet tregojnë se hurmat jane te dobishme per grate shatzëna, pasi përmbajnë stimulues që fuqizojnë muskujt e uterusit në muajin e fundit të shtatzanisë. Kjo ndihmon në dilatacionin (zgjerimin) e uteruesit dhe në të njëjtën kohë zvogëlon gjakderdhjen pas një lindjeje në tjetrën. Dietikët konsiderojnë se hurmat janë ushqimi më i mirë për lehonat dhe ato që janë duke u dhënë gji fëmijëve. Kjo sepse, hurmat përmbajnë elemente që asistojnë në lehtësimin e depresionit te nënat dhe pasurojnë qumështin e nënës me të gjitha elementet e nevojshme për t’a bërë fëmijën të shëndoshë dhe rezistent ndaj sëmundjeve. Per me teper vizitoni http://mjeksiaislame.com/

Pastrimi i dëmbëve me misvak sjell dhjetë dobi

Ibn Abbasi radijallahu anhu ka thënë se pastrimi i dëmbëve me misvak sjell dhjetë dobi: 1. Freskon gojën 2. Pastron trurin 3. Krijon ndjenjën e të qenurit i shëndoshë 4. E tret sekrecionin 5. Eliminon murtajën 6. E përgatit lukthin për ushqimin tjetër 7. Përmban në vete sunnetin 8. Zoti i Lartëmadhëruar kete e deshiron 9. Rrit virtytin e individit 10. I gëzon meleqtë

Dobitë Shëndetësore të Shegëve !?

Dobitë Shëndetësore të Shegëve !? Mbajnë pllakëzat e gjakut të mos ngjiten me njëra tjetrën, rritë sasinë e oksigjenit në zemër, ka efekte anti-inflamatore, mundë të ndihmoj në luftimin e disfunksionit erektil, ndihmon në uljen e shtypjes së gjakut,. Eshtë treguar se ndalon rritjen e kancerit të gjirit, kancerit të prostatës, kancerit të zorrës së trashë dhe të leukemisë. Parandalon ndryshimet në enët e gjakut të cilat janë treguar se nxisin rritjen e tumoreve tek kafshët. Ndihmon në largimin e depresionit, është një ushqim i fuqishëm me shumë antioksidante, fuqizon shumë sistemin imunitar, parandalon osteoporozën, parandalon dhe ngadalëson prosesin e sëmundjes së Alzheimerit, mundë të reduktoje nivelet e hormonit PSA, rritë nivelin e proteinave HDL, dhe rritë shëndetin e gojës. Përktheu dhe përshtati: Dr. Abdurrezak, Preshevë. ______________________________ ____________ Vizito faqen: www.mjekumusliman.com • Shperndaje •

Çka është fara e zezë ?

Fara e zezë është bimë njëvjeçare, që rritet deri në 30 cm. Me kërcell të drejtë dhe me degëzime e gjethe te holla, me lule blu në të përhirtë, me bishtajë dhe fara të dhëmbëzuara. Vendi i saj është Azia Perëndimore dhe ajo kultivohet në shumë zona të Azisë dhe të Detit Mesdhe, për farat e saj të cilat mblidhen kur piqen. Farat e bimës kanë një përbërje vaji të qëndrueshëm (melanitin) prej 40% dhe rreth 1.4 % vaj të avullueshëm. Vaji i farës së zezë përmban një numër acidesh yndyrore bazë. Fara e zezë përmban lëndë Nigellone, e cila është një lloj antioksiduesi natyral, si dhe Glutathione. Fara e zezë përmban gjithashtu acid Arginine. Pejgamberi ynë, Muhamedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Me të vërtetë, kjo fara e zezë është shërim për çdo sëmundje, përveç helmueses.” Aisha tha: “Ç’është helmuesja?” Pejgamberi tha: “Vdekja!” [Trans. Buhariu] qka eshte fara e zeze,cka eshte fara e zezes,ceshte fara e zeze,qka jane farat e zeza,cka jane farat e zeza

Të veçantat e ujit të Zemzemit

Uji i Zemzemit dallon nga ujërat e tjera për nga sasia e kripërave të kalciumit dhe të magnezit. Këto kripëra janë pak më shumë në ujin e Zemzemit se sa në ujërat e tjera. Ndoshta, kjo mund të jetë arsyeja që ky ujë i freskon haxhinjtë e lodhur.  Por, një e mirë tjetër e ujit të Zemzemit është se ai përmban fluorite, të cilat kanë veprim të frytshëm mikrobevrasës.   Pusi i Zemzemit nuk është tharë asnjëherë. Përkundrazi, ai i ka plotësuar gjithmonë nevojat për ujë. Ai ka ruajtur gjithmonë të njëjtën përbërje kripërash dhe të njëjtën shije, që kur se ekziston.   Që ky ujë pihet, njihet botërisht, sepse haxhinjtë nga e tërë bota vizitojnë Qaben çdo vit për Haxh dhe për Umre, dhe asnjëherë nuk janë ankuar për të. Përkundrazi ata janë kënaqur gjithmonë me të. Joshja e ujit të Zemzemit ka qenë dhe është gjithmonë universale. Uji ka shije të ndryshme.   Zemzemi asnjëherë nuk është trajtuar kimikisht dhe asnjëherë nuk është klorinuar, siç ndodh me ujërat e qyteteve.

Të veçantat e ujit të Zemzemit

Uji i Zemzemit dallon nga ujërat e tjera për nga sasia e kripërave të kalciumit dhe të magnezit. Këto kripëra janë pak më shumë në ujin e Zemzemit se sa në ujërat e tjera. Ndoshta, kjo mund të jetë arsyeja që ky ujë i freskon haxhinjtë e lodhur.  Por, një e mirë tjetër e ujit të Zemzemit është se ai përmban fluorite, të cilat kanë veprim të frytshëm mikrobevrasës.   Pusi i Zemzemit nuk është tharë asnjëherë. Përkundrazi, ai i ka plotësuar gjithmonë nevojat për ujë. Ai ka ruajtur gjithmonë të njëjtën përbërje kripërash dhe të njëjtën shije, që kur se ekziston.   Që ky ujë pihet, njihet botërisht, sepse haxhinjtë nga e tërë bota vizitojnë Qaben çdo vit për Haxh dhe për Umre, dhe asnjëherë nuk janë ankuar për të. Përkundrazi ata janë kënaqur gjithmonë me të. Joshja e ujit të Zemzemit ka qenë dhe është gjithmonë universale. Uji ka shije të ndryshme.   Zemzemi asnjëherë nuk është trajtuar kimikisht dhe asnjëherë nuk është klorinuar, siç ndodh me ujërat e qyteteve.

Boza

Boza është një pije e lashtë që ka origjinën në Mesopotaminë e lashtë, ku përmendet që 8000-9000 vjet më parë. Osmanët e sollën këtë pije në Ballkan pas shekullit të XIII. Emri boza vjen nga fjala persiane "buze" që do të thotë miel. Boza që prodhohej në atë kohë ishte më e thartë dhe kishte një përqindje të vogël alkooli, rreth 1%. Në shekullin e XVII sulltan Mehmeti IV e ndaloi përdorimin e pijeve alkoolike në Perandorinë Osmane duke përfshirë dhe bozën. Në shekullin e XIX, Boza shqiptare, që ishte më e ëmbël dhe joalkoolike, u bë shumë e kërkuar, duke u bërë dhe lloji mbizotërues i bozës në Perandorinë Osmane.

Pse i dhembin këmbët nënës tënde?

Allahu i Lartësuar e ka vendosur foshnjen në mitren e gruas në një lëng shumë të kripur me qëllim që t’i rritet trupi, që të lehtësohet pesha e tij dhe në të njëjtën kohë t’i vijë ushqimi pa asnjë lodhje nëpërmjet kordonit të lidhur me nënën, që i ofron atij ushqimet që i nevojiten. Nëse nëna nuk e ushqen siç duhet foshnjen e saj, fëmijës nuk do t’i mungojë asgjë, sepse disa gjendra arrijnë të shkrijnë dhëmbët dhe kockën e nënës për të zëvendësuar ushqimin e munguar. Për këtë arsye me rritjen në moshë nënës i dhembin dhëmbët, gjunjët dhe këmbët. Kjo bën që shumë njerëzt të thonë se gruaja plaket përpara burrit. Sikur ta dinte njeriu se ka shkrirë kockën e nënës së vet për të jetuar, nuk do të dinte se si ta shpërblente atë. O Zoti im! Shpërbleje me Xhenet nënën time dhe nënat e besimtarëve.   http://mjeksiaislame.com   Mjekesia Islame

Hipotensioni

Gjithnjë e më shumë njerëz, veçanërisht të rinj, po vuajnë nga hipotensioni, respektivisht nga tensioni i ulët i gjakut. Simptomat më të shpeshta janë: përgjumja, marramendja, dhimbja e kokës, zbehja, rraskapitja, kujtesa e dobët etj. Ekspertët shprehen se nuk ka ilaç për tension të ulët, por kjo nuk do të thotë që nuk mund ta kontrolloni. Kafeina, guarana dhe stimuluesit e tjerë do ta rrisin tensionin e gjakut, por në doza më të mëdha mund të nxisin rrahjen e shpejtë të zemrës, që do të thotë që duhet të jeni të kujdesshëm. Çdo ditë bëni dush me ujë të ftohtë dhe të ngrohtë me radhë, bëhuni më aktiv, shëtisni më shumë, konsumoni më shumë kripë (kripa e lidh ujin në organizëm dhe rrit volumin e gjakut qarkullues), ndërsa çdo ditë pini shumë ujë dhe çaja bimorë. Hani më pak e më shpesh, konsumoni më shumë vitamina C, kalium dhe hekur. Pasuroni menynë me fruta dhe perime të freskëta. Burimi: Infermieristika Profesionale

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more