Studimet e bëra kanë vërtetuar se fiku përmban një përqindje të lartë
lëndësh ushqyese dhe vitamina. Është bërë e qartë se fiku është një frut
kalorik që ekuilibron e shmang aciditetin e trupit të njeriut. Është i
pasur me burime natyrale të vitaminave A, B, C dhe përmban një përqindje
të pasur e të lartë të lëndëve ushqyese, sidomos elementet hekur,
kalcium, bakër. Përqindja e sheqerit tek fiku zë 19% të peshës së tij,
dhe për këtë çdo 100 gr. fiq i jep fuqi e nxehtësi trupit rreth 70
sa’ren. Është i dobishëm për gratë shtatzëna gjidhënëse, ndërsa në
aspektin kurativ fiku është i dobishëm, mbrojtës e shërues i sëmundjeve
të aparatit tretës, kapsllëkut, sëmundjet e gojës e mishit të dhëmbëve.
Është vërtetuar shkencërisht se infuzioni (ekstrakti) i fikut të thatë
ndihmon diuretikët e pastrimin e gjakut. Po të konsumohet esëll
konsiderohet si një medikament i mrekullueshëm për rastet e kapsllëkut
të përkohshëm, sepse përmban lëndë pastruese.
http://mjeksiaislame.com/
loading...
Lexo edhe:
- Get link
- Other Apps
Labels
Mjekësi Shëndetësi
Labels:
Mjekësi
Shëndetësi
- Get link
- Other Apps