Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Pyetje nga Kimia

Prej sa sferave kordinative përbëhen komponimet komplekse dhe prej çka përbëhen këto sfera dhe si shënohen ?

Prej sa sferave kordinative përbëhen komponimet komplekse dhe prej çka përbëhen këto sfera dhe si shënohen ? Komponimet komplekse përbëhen prej 2 sferave kordinative . Sfera e brendshme e komponimit kompleks e cila eshte e lidhur me ligandet dhe shënohet me kllapa të mesme dhe sfera e jashtme e cila nuk është e lidhur drejtperdrejtë me jonin apo atomin qëndror dhe shënohen jashtë kllapave te mesme.

Cilat komponime quhen komplekse si quhen ndryshe dhe cilat elemente formojnë komplekse?

Cilat komponime quhen komplekse si quhen ndryshe dhe cilat elemente formojnë komplekse? Elementet kalimtare formojnë disa komponime karakteristike te cilat dallohen prej komponimeve të tjera. Sipas teorisë kordinative atomet e metaleve kalimtare edhe pse kan formuar komponime kimike ato mund te formojn lidhje kimike kordinative me nje numer te caktuar te joneve apo te molekulave. Në këto raste formohen komponimet komplekse që ndryshe quhen edhe komponime Kordinative.

Mangani me çfarë numra oksidues formon komponime dhe cilat janë më të rëndësishme dhe cilat janë më stabile ?

Mangani me çfarë numra oksidues formon komponime dhe cilat janë më të rëndësishme dhe cilat janë më stabile ? Mangani mund të formojë komponime në të cilat ka numër oksidues +2,+3 +4 +6 dhe +7. Ndër komponimet më të rëndësishme jan ato në të cilat mangani ka numër oksidues +2+4 dhe +7. Kurse më stabile janë ato me numër oksidues +2.

Çka formon oksidi i kromit (VI) CrO3 kur tretet në ujë (reaksionin) dhe si quhen kripërat e tij?

Çka formon oksidi i kromit (VI) CrO3 kur tretet në ujë (reaksionin) dhe si quhen kripërat e tij? Kur tretet në ujë formon acidet kromike (acidin kromik dhe acidin dikromik) CrO3 + H2O --> H2CrO4 2CrO3 + H2O --> H2Cr2O7 Kripërat përkatëse të këtyre acideve quhen kromate përkatësisht dykromate.

Çka është kromimi.ciliat aliazhe quhen ferokrome dhe si fitohen ?

Çka është kromimi.ciliat aliazhe quhen ferokrome dhe si fitohen ? Kromi është i qëndrueshum ndaj korozionit.Si i till përdoret për mveshje të veglave të hekurit , për mbrojtje të tyre nga korozioni. Ky proces quhet kromim dhe është proces elektrolitik.Kromi Me metalet e tjera formon aliazhe.Me të rëndësishme  janë aliazhet e kromit me hekurin. Këto aliazhe quhen ferokrome. Dhe perfitohen me kalcinim te kromitit me kokës në furra elektrike : FeO x Cr2O3 +4C ---> (Fe +2Cr) + 4CO

Cilat janë vetitë fizike dhe kimike te kromit ?

Cilat janë vetitë fizike dhe kimike te kromit ? Kromi  është metal me shkëlqim të argjendtë. Ka fortësi të madhe dhe është i thyeshëm.Si i tillë nuk mund të farkohet.Kromi është i qëndrueshëm ndaj ujit dhe ajrit. Në acid klorhidrik dhe ne acid sulfurik të holluar është i tretshëm.

Si përfitohet kromi dhe shëno reaksionin e përfitimit ?

Si përfitohet kromi dhe shëno reaksionin e përfitimit ? Kromi metalik përfitohet me reduktim të oksidit te kromit. Kromiti shkrihet me karbonat të kaliumit nën rrymën e oksigjenit : 4FeO x Cr2O3 + 8K2CO3 + 7O2 ---> 8K2CrO4 +2Fe2O3 + 8CO2 Nen veprimin e acidit sulfurik kromati shendrrohet ne dikromat i cili pastaj reduktohet me kokës deri ne oksid kromi (III) . Ky oksid reduktohet me metoden e aluminotermis me crast fitohet kromi metalik Cr2O3+2Al-->2Cr +Al2O3

Për cka përdoret Nikeli ,cka është procesi i nikelimit galavanik dhe cilat janë aliazhet më të rëndësishme ?

Për cka përdoret Nikeli ,cka është procesi i nikelimit galavanik dhe cilat janë aliazhet më të rëndësishme ? Nikeli përdoret ne industrin e celikut për përfitimin e aliazheve. Aliazhet e celikut te cilat permbajnë sasi të vogla te nikelit , kanë fortësi dhe qëndrueshmëri jashtëzakonisht të madhe . Si të tilla këto aliazhe përdoren për prodhimin e tytave të armëve ushtarake.Nikeli gjithashtu përdoret për përfitimin e shumë aliazheve te tjera. Aliazhi “argjendi i ri” dhe alpaka përmbajn baker,nikel, dhe zink. Keto aliazhe perdoren per prodhimin e monedhave.

Cilat janë vetitë fizike dhe kimike te Nikelit ?

Cilat janë vetitë fizike dhe kimike te Nikelit ? Nikeli është metal me fortësi mjaft të madhe. Ka shkëlqim metalik me ngjyrë të argjendtë.Ai tregon veti të dobëta magnetike.Nikeli është metal i qëndrueshëm ndaj korozionit. Në acid sulforik dhe ne acid klorhidrik tretet pak ndërsa në acid nitrik tretet mirë. Eshtë i qendrueshem ndaj hidroksideve bazike.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more