Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Poezi

Ju kujtojmë me mallë - Poezi nga Frrok Kristaj

Nga kurbeti i largët me mallë u përshëndesim shokë, miqë, vëllezër nga mendja s’u heqim Drejt jush shpesh vijmë me letra e telefon - çdo lajm nga vendlindja zemrat na i gëzon Këto vargje po i shkruaj me shumë përmallim u përshëndes të gjithëve me shpresë për kthim

Vjersha me titull - Ëndërra e Alketës

Shalqini I rrumbullakët Këmisha lara- lara Përbrenda skuq si gjak  Dhe ka një mijë fara. Sa mirë do të ish, Shalqini lara- lara, Vec lëng e tul të kish Dhe të mos kish fara. Kështu mendon Alketa Pasi enede s`di Se fara, po të mos ketë, S`do të ketë më shalqi.

Pa gibet s'po shkon

Pa gibet s'po shkon Ndeja pa gibet Nuk po ka lezet Hiç mos e vet Të tregon ai vet Filani fisteku Sdi kush ja m'teku Llafe pa kufi Hiç s'don me ni Kafe tu pi Fol edhe për ty E ka shprehi Nuk njef kufi Deri dikund ska faj Nxehet tu pi çaj Tjerët i akuzon Vetën e pastron Krejt munafika Janë ba si qika Veq unë mbeta burrë S'dorëzohem unë kurrë Sa herë ka ardhë Folë për dijetarë Hiç pa u ndalë Dy rekate si falë Gjuhën e helmon S'di hiç a lexon Zoti që e shikon As n'mendje si shkon Hoxhë Enoll ef. Jakupi

Kopshti i jetës

Me laps në dorë mbolli fjalë, Në kopshtin erëzues dhe këndellës, Aty pashë edhe ca kopshtaqe, Kopsht i shkronjave ishte fjala, Kopsht i fjalës ishte fjalia, Kopsht i fjalisë ishte fleta, Kopsht i fletës me fjalë ishte libri, Kopsht i librit ishte biblioteka dhe libraria, Kopshtar i këtyre kopshteve ishte shkrimtari dhe lexuesi, Ndërsa shkrimtari dhe lexuesi ishim unë dhe ti, Unë dhe ti që ujisim dhe ujitemi, Ushqehemi dhe ushqejmë, Erëzohemi dhe erëzojmë, Krijojmë dhe krijohemi në kopshtin e jetës. Iljasa Salihu

Dashuria ... (Poezi për dashuri)

Dashuria ... (Poezi për dashuri) Kemi mbetur histori , të kësaj dashurie , që gjatë do të mbahet në mend , do t'na shikojnë me inat në sy që s'jemi më bashkë ne të dy . Jemi të përmendur nga të gjithë, sa shumë u deshtëm , tash jemi të ndarë Nuk kam më fuqi të jetojë pa ty , më mirë të iki diku larg , që mos të shihemi më në sy Shpirti na dhemb , zemrat në dysh na u nda , lotët në sy na pikojnë të dyve pa ndalë . Endërrat na u shuan , planet ndryshuan , tash të dy jemi të huaj , dhe në heshtje po vuajmë ...

Tharmi i kuptimit

Dua ta kuptoj vlerën e leximit duke lexuar, Vlerën e sportit duke bërë sport, Vlerën e adhurimit duke adhuruar vetëm Zotin, Vlerën e dashurisë duke dashuruar të ligjshmen, Vlerën e shëtitjes duke u shëtitur, Vlerën e parasë duke blerë, dhënë dhe kursyer, Vlerën e shëndetit duke i ledhatuar të sëmurit, Vlerën e vëllazërisë duke vepruar si vëlla, Vlerën e veprës duke vepruar me dinjitet, Ndërkaq, Vlerën e vesit nuk dua ta kuptoj me përqafim të vesit, As prostitucionin duke bërë prostitucion, As vjedhjen duke vjedhur, As plogështinë duke ndenjur, As politeizmin duke adhuruar më shumë se një Zot, As dashurinë duke i dashuruar dashnoret, As paranë duke i shpërdoruar ato, As shëndetin duke ia cilësuar këtë mirësi vetvetës, As vëllazërinë duke vepruar si shok tinëzar, Porse, Këto do t’i kuptoj përmes urtësisë së ndalesës, Përmes rezultatit të tyre, Përmes fundit të tyre të padinjitet, Përmes çmendjes së tyre, Përkundër kënaqjes së para do kohëshme, Unë tani kam kupt

6 vjet po...por dua të di....

6 vjet po...por dua të di.... Ku është besa e shqiptarit? Ku është fjala e të parit? Ku janë njohjet e pavarësisë? Ku është luftëtari i lirisë? Ku janë gjithë ata të zhdukur? Ku është vendi im i bukur? Ku është shkolla e mësimi? Ku janë rrogat e punësimi? Ku është fjala ime e lirë? Ku është jeta më e mirë? Ku është ara që lëvrohet? Ku është krimi që dënohet? Ku është mjeku kur sëmurem? Ku është zemra që të mburrem? Ku është sot e ardhmja ime? Ku janë gjithë ato premtime? Ku është zëri i Mitrovicës? Ku janë nipat e Shote Galicës? Ku është varri i dëshmorit? Ku është festa e nëntorit? Ku është nëna që rrit fëmijën? Ku është mësuesi që jep dijen? Ku është djersa e gyrbetit? Ku është siguria e shëndetit? Ku është shpresa për një vizë? Ku është liria me lëvizë? Ku është kujdesi për jetimin? Ku është ai që kujton trimin? Ku ështe dielli që më ngroh? Ku është Kosova që dua ta shoh? Burimi: Vedat Bajrami

Poezi mbi pesë këshillat e para

Që të duan njërezit! Fillo i pari me selam Me përshëndetje ndaj të tjerëve Zemrat i qetëson dhe i rehaton Shton dashurinë mes vëllezërve. Që të duan njerëzit Gjithmonë buzëqeshju të tjerëve buzëqeshja ka ndikim magjepsës Që afron zemrat mes vëllezërve. Që të duan njerëzit Shfaq respekt ndaj të tjerëve Dhe interesimi ndaj tyre Afron bashkimin mes vëllezërve. Që të duan njerëzit Mërzitjet dhe gëzimet e tjerëve, Nëse ti i ndan me ta Tregon kujdesin mes vëllezërve. Që të duan njerëzit Kryej nevojat e tjerëve Arrin të zemra e tyre Lehtëson brengat mes vëllezërve. Nuhi Osmani Burimi: Bekir Halimi

Ky qenka fati

Në pyje nga uria vdesin luanët e mishin e dhenve qentë e hanë Në mëndafsh kapardisen hyzmeqarë për toke bien të flenë agallarë Imam Shafiu "Divan" fq.36 Burimi: Bekir Halimi

Një mijë vjet

Një mijë vjet Të gjithë diturinë s'e rrok dot vetë Dhe në u mundofsh për një mijë vjet Dituria është e thellë si deti Merr të dobishmen dhe lëre çfarë mbeti Imam Shafiu "Divan", fq. 34 Burimi: Bekir Halimi

Gjallë mu ndi - Poezi nga Agnesa Mahalla

Mos e merr guximin me m'lshu shtrëngom shumë shtrëngom e jepum dashni n'krahrorin tan banum t'gjallë mu ndi Shoqroje ket heshtje t'ma shpreh dashunin bane momentin e shejt banum t'gjallë mu ndi Durt lehtsisht du me mi kapë e mos me mi lshu durt e tona me pas ngrohtsi n'durt e tua unë e gjall me u ndi Boll e vdekun kam qendru mos mu largo çdo ven tjetër ku nuk je ti arkivol i ftoft ësht për mu mos mu largo se boll e vdekun kam qendru Mos mu largo e jepum dashuni mos mu largo se e gjallë pran teje du mu ndi! Poezi shkruar nga : Agnesa Mahalla

Vlera e vesit

Vlerës i kishte humbur tharmi, ndërsa tharmit emri Fjala vlerë ishte bërë metaforë me vlerë Ajo përdorej si fjalë gjithkah, sidomos si fjalëkalim Ajo nderohej shumë, thuajse përmes saj nderonin vlerat Shoqëria u godit në palcë, ndonëse shihje njerëz pakurrizor Tregtia dhe ryshfeti ishin bërë mish e asht Nuk shkohej me prodhim, thuajse prej saj shihnin vetëm plogështim Nuk kishin llogari për të punuar Dale ore, ata kishin llogari t’i llogaritnin pallogaritë Arat ishin mbushur me ferra e me drizë Kokat djerrinë akuzonin të tjerët për këtë katandisje Sa bukuri e shëmtuar kjo, apo jo ose ajo po Sikur edhe varfërinë t’ia cilësonin të tjerëve Paj, le të vuajnë të tjerët, përse ne qyqet të vuajmë Pa, pa, pa, shkrimtari lavdërohej se ishte fotografuar Jo me këdo e dosido Me një këngëtar që shpërndante gjithandej degjenerim Gazetari dridhej përpara politikanit Dridhej i gjori me fajin e këtij të dytit Trimërohej hajduti dhe turpërohej i drejti Të paktën të mos gënjente, t’

Nuk jam poet - Poezi nga Iljasa Salihu

Nuk jam poet, as babëzi Nuk dua të vë këtu barazi Mos mu turrni me xhelozi Nuk e dua, por as nuk urrej qenin e zi Qen ky që nuk e kupton fjalën smirëzi Jo pse s’mund të shkruaj poezi Po, nuk dua ta bëj zi e më zi Jo pse i urrej poezitë Porse më mundojnë marrëzitë Jo se dua t’i them të marr poetëve Jo, jo, marrëzi është të jesh mbret i mbretërve Duke qenë se nuk je as oborrtar i mbretit Jam si ai vrapuesi pas autobusit Paj, si t’i themi këtij, mbret i atletit apo atlet i mbretit? Iljasa SALIHU, 05.02.2014, Shkup Burimi: Iljasa Salihu

Poezi dashurie

Faleminderit! Afër teje gjeta veq paqe gjithçka që kam ëndrru e gjeta afër teje U hupa saher që tu afrova asniher nuk i lash ven heshtjes e fola fjal pa i mendue fjal që me kërkan s'kam mujt me i fol Afër teje jam ndi si e vetmja n'bot ma ke jap ndjesin që gjith kam shkrujt për ta që gjith veq n'andrra e kom pa Ma ke shndërru adoleshencën n'parajsë me ni fjal, i dashtun vet parajsën n'tok ma ke prue Faleminderit!  By: Agnesa Mahalla

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more