Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Keshilla

MOS KOMPLIKO JETËN

Je merzitur për dikë, thirre në telefon. Dëshiron ta takosh, ftoje në shtëpi. Dëshiron të jesh i qartë, sqarohu. Posedon pyetje, pyet. Nuk dëshiron diçka, thuaje. Dëshiron diçka, kërkoje atë. Nëse e do dikë, njoftoje atë. Askush nuk e di se çka sillet në mendjen tënde. Më mirë është të jesh i qartë se sa të lësh vend për paragjykime. Përshtati: Valdet Kamberi

Në vend të xhelozisë, zgjohuni prej gjumi femra të nderuara

Vajzat e ndershme i xhelozojnë të dashurit e tyre se përse ndonjëherë po i zgurdullojnë sytë kah vajzat gjysëm të zhveshura ose më tepër të zhveshura sesa të veshura, thuajse po vuajnë për stof leshi a ndonjë pëlhure tjetër që do t’i mbulonte. Ndërsa po këto vajza që “shqetësohen” të paktën nuk e shkrujnë një artikull për këtë dukuri. Unë kam parë shqetësime prej vetë djemve për këtë katandisje morale, ndërsa vajz at ende i shoh me një synim të mekur për sa i përket ngritjes së vetëdijës për këtë çështje. Nëse vajzat duan që i dashuri i tyre të jetë sa më i ruajtur dhe i mbrojtur, duhet tërhequr vërejtjen shoqeve të saja që të mos zhvishen ashtu, të vishen pra, të kenë kujdes në të ecurit e tyre, të mos llastohen gjatë të folurit, të mos jenë të lira me meshkujt thuajse bëhet fjalë për vëllezër biologjik të tyre. Unë jam habitur me disa vajza të mbuluara se si fotografohen me vajza më shumë të zhveshura, duke buzëshequr njëkohësisht, thuasje pajtohet me këtë mënyrë (z

Vdekja më afër se vetë fjala vdekje

Meqë e dimë se patjetër do të vdesim dhe nuk e dimë se kur do të vdesim, atëherë çdo pritje për përmirësim dhe pendim është një vetëmashtrim dhe një sorollatje e kotë, ngase ajo është më afër se këto shkronja që po i lexon ti i dashur lexues. Ndaj, ta kuptojmë fjalën vonesë sa nuk është bërë vonë. Vetëm atëherë nuk do të vonohemi për këndellje! Burimi: Iljasa Salihu

Mos paragjykoni, sepse do të shembeni e do të humbisni prore

Siç po shihet, ndër shqiptarët duhet hapur një "Gjykatë për paragjykime" të paktën ta jetësojmë njëfarë "zyrtarizimi të mëkatit"! Paragjykohet njeriu si ekstremist dhe shqiptar i dobët vetëm se mund ta kumtojë publikisht një parim Islam. Paragjykohet si musliman i dobët vetëm pse flet dhe shkruan për të mirën e kombit shqiptar. Paragjykohet si shërbëtor i sllavit dhe i maqedonasit vetëm pse e mban një mjeker në e mër të fesë. Paragjykohet si fetar i dobët vetëm pse e rruan mjekren. Paragjykohet si turkofil vetëm pse e thotë një fjalë të mirë për Erdoganin dhe nuk e përshëndet me hakërrimë takimin e Ramës me Thaçin në Prizren. Ndërsa harrojmë të gjykojmë fillimisht vetveten se paragjykimi t'i djeg veprat e mira ashtu siç i djeg zjarri drurët. Ndaj, ta ruajmë veten dhe të tjerët, sepse mund të na merr mendja neve se ky apo ai është ashtu e kështu, porse në Ditën e Gjykimit do të duhej ta mbrojmë atë fjalë të paverifikuar prej burimeve dhe nje

Të duket ty shoqëria banjë publike që të zhvishesh ashtu?

Femrat ndonjëherë pavetëdijshmë luajnë rolin e prijetareve që ngadal, por sigurt shembin perandorinë e ndershmërisë te meshkujt. Normalisht, ato mund të jenë të ndershme, të mos jenë mbylluar asnjëherë në vetmi me asnjë djalë, porse përmes veshjes së tyre të paveshur sa duhet në trup, paturpësisht po nxisin epshet e meshkujve të gatshëm për harlisje epshore, të cilët të frymëzuar prej kësaj shumësie pamjesh, mund ta marrin udhën e pandershmërisë, duke ngarendur kështu sa pas asaj vajze, aq edhe pas asaj gruaje. Ndaj, të paktën ju vajza që të jeni të ndershme, ruani përmasat e trupit e lëkurën tuaj origjinale vetëm për burrat e juaj të sotëm ose të ardhshëm, të cilët kini dëshirë të kishin qenë paraprakisht të ruajtur! Burimi: Iljasa Salihu

Merruni me parimet fetare dhe mos e përdhunoni fenë

Nëse do ta njihnim dhe ta kuptonim si duhet fenë, atëherë nuk do të flisnim për fe, por për zbatimin e parimeve dhe rregullave fetare. Vetëm në shoqëritë ku feja mëtohet të kuptohen me një ligjëratë të dëgjuar dhe me nja dy libra të lexuara do të flitet për fenë dhe jo për urdhërat që vijnë për të mirën tonë përmes shpalljes hyjnore. Pastaj ç'të presësh, pyetje nga më të ulëta e qëllimkëqija: a është hallall me qenë shqiptar; kombi apo feja përpara; më i mirë gjermani musliman a shqiptari katolik e të ngjashme, pyetje këto që dalin prej gojës së injorantit e prej mendjes së mendjemykurit!  Burimi: Iljasa Salihu

MOS I SHKATËRRONI GRATË E JUAJA!!

U ul burri në mesin e familjarëve të vet, krenar me vetveten dhe me mendimin e vet para të gjithëve, dhe gruaja në atë moment e jep mendimin e saj, dhe kundërpërgjigja e tij ishte: Çfarë është ky budallallëk?! Madje, nuk i mjaftoi kjo, po filloi që t’i komenton përpjekjet e tij të përhershme, se ato janë më të mira në aspekt të logjikuarit dhe të menduarit. Fëmijët e vërejtën reagimin e prindit dhe kjo i bëri që në sytë e tyre, nëna, të ju duket si budalla! Kjo i bëri që ata të mos kenë besim tek ajo dhe në mendimin e saj, dhe ajo të mos jetë e fuqishme që ato gjëra që i sheh të drejta në përmisimin e gjendje familjare t’i realizon, ngase ajo në sytë e fëmijëve të saj është “budalla”, e cila, ballafaqohet me lloje të ndryshe kritikash dhe akuzash nga prindi i tyre. Ky qëndrim përsëritet me format e ndryshme. Herë me paraqitjen e saj si të dobët, e cila ka nevojë që i biri i saj, i cili i ka arritur të pesëmbëdhjetat, ta mbron dhe ta shoqëron në blerjen e gjërave,

Jo çdo gëzim është prarim

Nuk jam kundër gëzimit, por jam për ta shikuar thellë arsyen e gëzimit dhe mënyrën e shfaqjes së atij gëzimi. Dikush mund të gëzohet teksa bën kurvëri ose kur një i martuar zenë një femër të njomë. Dikush gëzohet edhe përgjatë fatkeqësisë së tjetrit. Ky gëzim për këtë kategori njerëzish është kënaqjeje e lumturim, por assesi i drejtë dhe i lejuar, ndaj të kemi kujdes edhe në gëzime! Burimi: Iljasa Salihu

Jini syhapur o shqiptar dhe musliman

Për çdo përçarje ndër shqiptarët duhet të akuzohen të krishterët dhe Vatikani dhe jo, qoftë ata me mjekra a qoftë ata pa mjekra. Prej kohësh duke filluar prej intelektualëve në skenë në krye me Ismail Kadarenë dhe klerit katolik në prapaskenë në krye me Don Lush Gjergjin, pa asnjëfarë njerëzie dhe argumenti i bëhet thirrje muslimanëve që në mënyrë masive të rikthehen në fenë e të parëve (edhe pse ajo është paganizmi, kurse këta mëtojnë në krishterizëm). Pastaj katedralja në Prishtinë, fyerja ndaj hoxhallarëve gjoja se po thirrkan në ekstremizëm, edhe pse ata ligjëronin e shkruajnë gjëra që kishin dhe kanë burim në Kuran dhe Sunet. Mandej, emërimi i kryetarëve, duke filluar prej Ibrahim Rugovës e deri tek Atifetja vërehet qartë një përkrahje e skajshme e fesë katolike dhe një urrejtje të qartë ndaj muslimanëve që janë shumicë në Kosovë. E gjithë kjo nuk bëhet përmes fesë katolike ose mësimeve të saja, por përmes kulturës shqiptare, gjoja se kjo kulturë qenka me prej

O musliman e muslimane

Pallavramenti i Shqipërisë dhe seksialet turke

Fëmijët dhe të rinjtë duhet ruajtur dhe ndaluar prej ndjekjes së serialeve turke dhe kuvendit të Shqipërisë, sepse kanë mundësi të prishen moralisht. Njëra të mëson se si ta tradhëtosh gruan për një vajzë tjetër duke shëmbëllyer njëkohësisht nostalgji të ëmbël prej kësaj ngjarjeje dhe tjetra të mëson si të shpifësh, si të fyesh e si të tallesh me popullin. Prej shumë faktoreve që ndikojnë në prishjen e rinisë, unë me shumë përgjegjësi i kisha futur edhe këto dy faktor. Ndaj, ta ruajmë veten dhe të tjerët prej vërshimit të këtij lumi me fekale të llojllojta! Burimi: Iljasa Salihu

Mos e kërkoni vizën përmes njeriut, por njeriun përmes ndershmërisë!

Disa vajza që kanë vizë, së fundmi fatkeqësisht shihen se janë në krizë, edhe pse dikur lloji i këtyre vajzave shihej si shpëtuese prej krizave, natyrisht jo vetëm prej atyre financiare. Sot, nëse dikush këto vajza i kërkon, më shumë lihet përshtypja se viza po kërkohet përmes kërkesës së nuses dhe jo nusja si njeri me njerëzi fillimisht. Unë pajtohem me shqetësimin e këtyre vajzave, të cilët duan të duhen e dashurohen jo pse kanë vizë, por pse kanë diçka tjetër shumë me vlerë, që as nuk vëhet në krahasim me të pasurit vizë, porse unë jam vigjilent se këto vajza fatkeqësisht u rritën me krekosjen e vizës, madje shpesh edhe shiheshin si mospërfillëse të shumë gjërave, duke thënë se ne jemi me vizë, nesër do të kemi me shumicë shkues (msit) që do të na kërkojnë për nuse. Ndërsa në anën tjetër natyrisht se më dhimbsen se shumë sosh para se t’i kërkojnë si njerëz të mirë e të ndershëm, po i kërkojnë për vizë dhe kjo i bie sikur ta blesh një makinë, ngaqë paska regjistrim e

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more