Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Keshilla

Kujdes nga mendjemadhësia

Mendjemëdhenjt janë njerëzit që më së paku kuptojnë, sepse zemrat i kanë të mbushura me iluzion, e kur t'ju vi e vërteta përmbyten. Allahu, Fuqiplotë, thotë: "Do ti largoj nga faktet e Mia ata që janë mendjemëdhenj". Kurse njerëzit me kuptim më të madh janë njerëzit modest. Shejh Abdul-Aziz Tarifi Burimi: Bekir Halimi

Ç'do punë që është e mirë dhe që është e keqe

Ç'do punë që është e mirë edhe nëse është e vogël, bëje. Ç'do punë që është e keqe edhe nëse është e vogël, lëre. Ka mundësi Allahu për një të mirë edhe nëse është e vogël të bëjë rahmet dhe për një të keqe edhe nëse është e vogël të bëjë lanet. Ibën Haxher el Askalani. Burimi: Bekir Halimi

I porosis të rinjtë

"Kemi shume nevoje per dituri, ibadet e davet, e s'kemi kohe per polemika shterpe e biseda te padobishme... Injorimi i hasedxhive dhe atyre që shpifin, trillojnë dhe flasin keq i ben ata edhe me te vegjel, kurse replika dhe debati me ta atyre ua vazhdon ymrin... Ata nuk mund të promovohen nëpërmjet punës e aktiviteteve, andaj shfrytëzojnë akuzat si mënyrë për tu dëgjuar zëri i tyre dhe për tu njohur e përfolur emri i tyre. Mjafton ofendim për ta metodën që kanë zgjedhur për të promovuar veten.... Allahu na dhuroftë sinqeritet në fjalë e vepra!" Burimi: Bekir Halimi

Porosi për rininë tonë

Porosi për rininë tonë Atë që e bën, bëne mirë dhe shiko se çka synon... Imam Ibën Kajimi, rahimehullah, thoshte: "Më herët kanë thënë: vlera e njeriut del në shesh nëpërmjet asaj që e bënë mirë, por më e saktë do të ishte të themi: vlera e njeriut del në shesh nëpërmjet asaj që e synon". Burimi: Bekir Halimi

Nëse dëshiron të bësh gjumë të qetë...

Nëse dëshiron të bësh gjumë të qetë, atëherë mos lejo që përgjatë ditës të grumbullosh mendime të dyshimta e të mjegullta, por shumësinë e këtyre mendimeve që ta rrëmojnë mendjen përgjatë ditës dhe që ta shkërmoqin qetësinë përgjatë natës, ngarend që t’i sqarosh e zbërthesh këto mendime të pështjelluara me atë që të është futur haptas ose tinëz në mendje! Burimi: Iljasa Salihu

Tiparet dalluese të ziliqarit (smirëziut)

Nakarmëdhenjtë janë të shumtë që janë afër dhe rreth teje. Ata janë të shqetësuar për dallimin dhe epërsinë tuaj, krenarinë e orientimit tënd dhe vetitë e drejtimit tënd. Kur nuk je prezent ata të përqeshin, tallen, nënçmojnë, tradhtojnë, komplotojnë, thurin, organizojnë, planifikojnë... Zakoni dhe prirja e tyre është zbulimi i çarjeve dhe boshllëqeve, janë gjahtarë të gabimeve dhe rrëshqitjeve. E dëshirojnë fundosjen tënde dhe ndjel lin e ndezin konfliktin. Ata vazhdimisht gjurmojnë për të bërë keq, shpartalluar aftësitë tua, ngulfat ambiciet, përkufizimin e aktiviteteve dhe stopimin në rrugë. Ata dëshirojnë të dobësojnë e të degradojnë. Gëzohen në humbjet tua dhe kur dominojnë mbi ty. Prano ose moho (deshe apo nuk deshe) ata i gjen afër, qëndrojnë pran teje. Përpiqu që t’i mos marrësh parasysh gjuhët e tyre. Mos u dobëso me intrigat e tyre. Mos ia vë veshin gënjeshtrave të tyre. Mos e lodh mendjen me ata njerëz. Liroj me dashuri duke mos çarë kokën dhe ec rrugës

Nëse e sheh...

- Nëse e sheh dashamirin, buzëqeshi; do ta ndiej dashamirësinë tënde. - Kur e sheh armikun tënd, buzëqeshi; ai do ta ndiej fuqinë tënde. - Kur e sheh atë që të ka braktisur, buzëqeshi; ai do ta ndiej pendimin. - Kur e sheh të panjohurin, buzëqeshi; do të fitosh shpërblime... Pak nga njerëzit këto i kuptojnë! (përkthim) Burimi: Ulvi Fejzullahu

Mendo e mos u bën mendjemadh

Pushteti paska fund Pasuria qenka një gotë e thyer Fama qenka me afat të skaduar Shëndeti qenka i harxhuar Barku qenka një thes që mbushet edhe me rërë Bukuria paska farë e fis shëmtinë Gjallëria paska ngulfatje gjumin Gjumi qenka i mbytur me zgjimin Karriera pa familja qenka shoqëri e plakur dhe e kalbur Lakmia me afat, si vallë Nuk i bën të mendojë njerëzit Se ajo që nuk vdes Nuk ngulfatet Nuk harxhohet Nuk shëmtohet Nuk përfundohet Qenka vetëm vepra e mirë në këtë botë me fund të mirë ose të keq!     Iljasa Salihu

Nëse nuk e ndjen...

Nëse nuk e ndjen, atëherë të paktën përpiqu ta kuptosh, nëse edhe nuk e kupton, atëherë përpëlitu ta njohësh, nëse edhe nuk e njeh, atëherë dije se ti nuk je fajtor(e), por ai që ka pohuar me nxitim se uji tretet në sheqer dhe jo sheqeri në ujë     Iljasa Salihu

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more