Pushteti paska fund
Pasuria qenka një gotë e thyer
Fama qenka me afat të skaduar
Shëndeti qenka i harxhuar
Barku qenka një thes që mbushet edhe me rërë
Bukuria paska farë e fis shëmtinë
Gjallëria paska ngulfatje gjumin
Gjumi qenka i mbytur me zgjimin
Karriera pa familja qenka shoqëri e plakur dhe e kalbur
Lakmia me afat, si vallë
Nuk i bën të mendojë njerëzit
Se ajo që nuk vdes
Nuk ngulfatet
Nuk harxhohet
Nuk shëmtohet
Nuk përfundohet
Qenka vetëm vepra e mirë në këtë botë me fund të mirë ose të keq!
Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: