Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Historia

Në cilët shekuj u vendosen fiset sllave në tokat ilire?

Fiset sllave filluan të vendosen në tokat e ilirëve në shekujt VII e VIII. Lexo më shumë: Ardhja e sllavëve në Ballkan kur erdhen sllavet ne Ballkan,ne cilin shekull erdhen sllavet ne Ballkan,ne cilin vit erdhen sllavet ne Ballkan,ardhja e sllaveve ne ballkan viti,data,kur u vendosen sllavet ne ballkan,fiset sllave ne Ballkan

Kur u shpall Shqipëria republikë?

Më 21 janar 1925, Asambleja Kushtetuese e shpalli Shqipërinë Republikë Parlamentare dhe Ahmet Zogu u zgjodh President i Shqipërisë.  Zogu pati shumë pushtet në duart e tij dhe Republika funksiononte më tepër si Republikë Presidenciale në atë kohë. kur u shpall shqiperia republike,viti,data,Presidenti i Shqiperise,ne cilin vit u shpall Shqiperia Republike,ne cilin vit u be Shqiperia Republike 

Kur u shpall Shqipëria mbretëri dhe kush u zgjodh Mbreti i Parë Shqiptar?

Më 1 shtator 1925, Shqipëria u shpall Mbretëri Demokratike Parlamentare dhe Ahmet Zogu u shpall Mbret i Shqipërisë, duke marrë titullin mbretëror “Zogu i Parë”.  Mbreti u lind më 8 tetor 1898, në Burgajet –Mat, në një kështjellë të ndërtuar rreth shekullit të XV.  Mësimet e para i mori në vendlindje nga mësues privat si Sali Toro, Hysen Efendi Ceka dhe Dervish Hima.  Më 1905 largohet për në Stamboll ku fillon studimet në Lice dhe më vonë në akademinë ushtarake deri më 1912.  Më 1917 shkon në Vjenë për të studjuar gjuhën gjermane dhe për të thelluar njohuritë në artin ushtarak dhe diplomacinë perëndimore.  Mbreti fliste anglisht, frengjisht, italisht, gjermanisht, turqisht, dhe arabisht.  Më 9 prill 1939 duke mos pranuar kushtet e pushtimit fashist, largohet nga Shqipëria. Jetoi në Greqi, Turqi, Rumani, Francë, Angli, Egjipt dhe ndërroi jetë në Kanë të Francës në spitalin “Foch”, më 8 prill 1961. Kur u shpall mbreteria ne shqiper,kur u shpall shqiperia mbreteri, cili ishte

Kur dhe ku u paraqit për herë të parë UÇK-ja?

UÇK-ja (Ushtria Çlirimtare e Kosovës) u paraqit për herë të parë me 28 nëntor 1997 në Llaushë të Skënderajt.  Atëbotë në Llaushë bëhej varrimi i një mësuesi që ishte vrarë ditë më parë nga policët serb.  Tre pjesëtarët e UÇK (Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Daut Haradini) dolen hapur para popullit për të dëshmuar egzistencën e UÇK. Kur u formua uck-ja,kur doli uçk publikisht, kur u paraqit per here te pare uçk-ja, viti, data, vendi,ne cilin vend u Paraqit UCK-ja,te paret e UCK-se qe u paraqiten publikisht

Kush është komandanti legjendar i UÇK-së ?

Komandant legjendar i UÇK-së ishte Adem Jashari.  Adem Jashari, u lind më 28 nëntor 1955 në Prekaz.  Ishte themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.  Pushka e tij ishte krismë e madhe kundër ushtrisë e policisë serbe. Nuk e ndali luftën kurrë për lirinë e Kosovës.  Disa herë armiku e sulmoi shtëpinë e familjen e tij.  Më 6 mars 1998 u vra së bashku me 50 antarë të familjes pas rezistencës që i bëri ushtrisë e policisë serbe.  Adem Jashari mori titullin Hero i Kosovës vitin 2005 nga presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova.  Shumë rrugë, shkolla dhe organizata e mbajnë emrin e tij në Kosovë e Shqipëri.  Fshati Prekaz sot është destinacion turistik i popullarizuar në Kosovë.  Shtëpia e tij e shkatërruar në Prekaz është shndërruar në memorial historik për brezat. Adem Jashari Biografia,jeta,vepra,kur u lind,kur u vra, kur vdiq,ku u lind

Kur filluan sulmet e NATO-s kundër forcave serbe në Kosovë?

Më 24 mars 1999, NATO filloi sulmet ajrore kundër Jugosllavisë me bombardimin e pozicioneve ushtarake serbe në Kosovë e Serbi.  Ofensiva e NATO-s erdhi në përgjigje të një vale të re të spastrimit etnik të drejtuar nga forcat serbe kundër shqiptarëve të Kosovës.  Në vitin 1999, ishin Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në NATO të cilat kryen një fushatë ushtarake, për të ndalur vendimin e ish presidentit serb Sllobodan Millosheviq për zhdukjen e popullit të pa mbrojtur të Kosovës.  Sulmi i NATO-s filloi mbasi i dërguari i Uashingtonit për Kosovën Richard Holbrooke, dështoi ne bisedimet për paqe me kryekriminelin serb Sllobodan Millosheviq. kur filloi nato sulmet kunder serbise,kur filloi nato sulmet ndaj serbise,data,viti,

Kur u çlirua Kosova?

Kosova u çlirua më 12 qershor 1999.  Trupat e NATO-s hynë nga shumë drejtime në tokën e Kosovës.  Populli edhe pse i shpërndarë maleve e fushave, i lodhur, i plagosur e i vrarë doli në rrugë dhe priti si çlirimtarë ushtarët e NATO-s.  Edhe ushtarët e UÇK hyn triumfalisht në qytete e fshatra të çliruara. kur u clirua Kosova,ne cilen date u clirua Kosova, Kosova clirimi data,

Kush u zgjodh kryetari i parë i Kosovës së çliruar?

Kryetari i parë i Kosovës së çliruar u zgjodh Dr. Ibrahim Rugova.  Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut.  Më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë pushkatojnë babain e tij Ukë Rugova dhe gjyshin Rrustë Rugova.  Ibrahim Rugova mbaroi shkollimin e mesëm në Pejë më 1967.  Diplomoi në Degën e Albanologjisë më 1971.  Zoti Rugova qëndroi gjatë një viti akademik (1976-77) në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, tek profesor Roland Barthes-it.  Ibrahim Rugova mori doktoratën në letërsi në Universitetin e Prishtinës më 1984.  Më 1996 u shpall doktor nderi i Universitetit të Parisit VIII në Paris.  Dr. Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989 kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), partisë së parë politike në Kosovë.  Më 21 janar 2006 vdes Presidenti i Parë i Kosovës, Ibrahim Rugova. Ibrahim Rugova biografia,jeta,vepra,kur u lind,ne cilin vend u lind,ku e kreu shkollimin e mesem,kur diplomoi, kur zgjodh kryetar i lidhjes demokratike te Kos

Si quhet ushtria që luftoi për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni?

Ushtria që luftoi për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni quhet Ushtria Çlirimtare Kombëtare (UÇK).  Për shkak të represionit sistematik nga ana e pushtetit maqedonas filloi kryengritja e armatosur e shqiptarëve.  Palë në konflikt paraqiten forcat e bashkuara të sigurimit të Maqedonisë dhe UÇK.. Konflikti filloi në fshatin Tanushë në fillim të vitit 2001. Më 13 shtator të vitit 2001, liderët e katër partive nga Koalicioni i gjerë, kryetari i shtetit Boris Trajkovski dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare e nënshkruan Marrëveshjen e Ohrit.  Kjo marrëveshje për shqiptarët ishte legjitimim i sukseve luftarake dhe realizim i qëllimeve të kahmotshme për status të barabartë- popull konstituiv në vend.

Si quhet ushtria që luftoi për të drejtat e shqiptarëve në Kosovën lindore?

Ushtria që luftoi për të drejtat e shqiptarëve në Kosovën lindore quhet Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB).  Si rezultat i politikave diskriminuese të shtetit serb lindi organizata ushtarake shqiptare që njihet me emrin “Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës", e cila hyri ne konflikte te armatosura me Forcat e Armatosura të Serbisë. Luftoi për të drejtat kombëtare të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Kur u formua Lidhja e Prizrenit ?

Lidhja e Prizrenit u formua më 10 qershor 1878 në Prizren.  Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878 - 1881) zyrtarisht filloi me tubimin e përfaqësueve të të gjitha krahinave shqiptare.  Qëllimi i takimit ishte formimi i një shteti autonom shqiptar që do të mbulonte të gjitha vilajetet shqiptare.  Lidhja e Prizrenit është ngjarja madhore historike që emancipoi jetën, letërsinë e kulturën tonë kombëtare në përgjithësi. kur u mbajt lidhja e Prizrenit,ne cilin vit u mbajt lidhja e Prizrenit,lidhja e Prizrenit viti i mbajtjes,kur u formua lidhja e Prizrenit,me cilen date u mbajt lidhja e Prizrenit, cili ishte takimi i lidhjes se Prizrenit,lidhja e Prizrenit Takimi,

Cila është rëndësia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit?

Lidhja Shqiptare e Prizrenit pati rëndësi të madhe për historinë e popullit shqiptar sepse ishte organizata e parë mbarëshqiptare që luftoi për mbrojtjen e vendit nga copëtimi, formoi qeverinë shqiptare dhe i bëri të njohur shqiptarët në Evropë.  Lidhja e Prizrenit është ngjarje me peshë të madhe historike që bashkoi shqiptarët si në kohën e Skënderbeut.  Lidhja anticipoi gjithë rrjedhat historike e kulturore të shqiptarëve në fund të shekullit XIX.

Kur dhe ku u hap shkolla e parë shqipe?

Shkolla e parë shqipe u hap më 7 mars 1887 në Korçë.  Në këtë shkollë punuan me përkushtim mësuesit e parë shqiptarë: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Naçi Nuçi, Thoma Avrami, dhe të tjerë.  Shkolla shqipe punoi 15 vjet me rradhë dhe pastaj perandoria Osmane e mbylli, por në këto 15 vjet u shkolluan shumë nxënës të cilët pastaj jo vetëm se u bënë pishtarë të arsimit, por edhe luftëtarë të flaktë për lirinë e Shqipërisë.  Prandaj 7 marsin e kujtojmë me respekt të thellë për këta mësues të parë shqiptarë që na lanë testament gjuhën shqipe.  Këtë respekt e kemi dhe duhet ta kemi edhe në të ardhmen për mësuesit që sot e mbajnë gjallë gjuhën edhe në diasporë. kur u hap shkolla e pare shqipe,kur filloi shkolla e pare shqipe,ne cilin vend u hap shkolla e pare shqipe,shkolle e pare shqipe,cilet ishin mesuesit e pare,te shkolles shqipe, sa vjet punoi shkolla e pare shqipe, data e shkolles se pare shqipe, ne cilin vit u hap shkolla e pare shqipe

Kur u formua Lidhja e Pejës dhe kush ishte udhëheqës i saj?

Lidhja e Pejës u formua në vitin 1899 dhe udhëheqës i saj ishte Haxhi Zeka.  Më 23 janar 1899 nën kërcënime të reja për tokat shqiptare në Pejë u mblodh një kuvend me 500 pjesëmarrës nga vilajetet e Kosovës, Manastirit dhe të Janinës.  Në kuvendin gjashtë ditor zuri fill Lidhja e Pejës ose siç u quajt ndryshe Besa-Besë.  Kuvendi u organizua dhe u drejtua nga Haxhi Zeka.  Kuvendi doli me një program 11 pikësh i cili kundërshtonte përpjekjet për të copëtuar tokat shqiptare. kur u formua lidhja e Pejes,kur u mbledh lidhja e Pejes, kur u mbajt lidhja e Pejes, kush ishte udheheqes i LIDHJES SE PEJES, kush e udhehoqi lidhjen e Pejes, sa pjesmarres kishte lidhja e Pejes, Sa veta moren pjese ne lidhjen e Pejes, lidhja e Pejes pjesmarresit, si u quajt ndryshe lidhja e Pejes, si e kishte emrin ndryshe lidhja e Pejes, lidhja e Pejes emri tjeter, nga kush u drejtua lidhja e Pejes, sa pika kishte kuvendi i Pejes, qellimi i lidhjes se Pejes

Cili mbret i njohur suedez vuri themelet e shtetit nacional dhe konsiderohet baba i kombit suedez?

Mbreti që vuri themelet e shtetit nacional dhe që konsiderohet si baba i kombit suedez është Gustav Vasa.  Gustav Vasa, i njohur edhe si Gustavi I, lindi me 12 maj 1469 në Vallentuna dhe vdiq me 1560 në Stokholm.  Ishte mbret i Suedisë nga viti 1523 deri në vdekje.  Është mbreti i parë që futi monarkinë trashëguese në Suedi.  I takon dinastisë Vasa, që është dinastia e parë mbretërore e trashëguar që sundoi Suedinë si një mbretëri të bashkuar.  Ai formoi gjithashtu një qeveri të fortë qendrore.  Futja e monarkisë trashëguese në Suedi konsiderohet si themelim i shtetit kombëtar modern të Suedisë.  6 qershori i vitit 1523, datë në të cilën ai u zgjodh mbret nga parlamenti është dita kombëtare e Suedisë.  Ai më vonë, veçanërisht nga fundi i viteve 1800, është ngritur në “baba të kombit” dhe kështu është bërë një simbol i rëndësishëm kombëtar.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more