Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Hadithe

A e dini ç’është përgojimi?

Transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “A e dini ç’është përgojimi?” (As'habët) thanë: “All-llahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri!” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: “Përmendja e vëllait me atë që nuk i vjen mirë.” Dikush tha: “E ç’mendon, nëse ajo që flas për vëllanë tim është e vërtetë?” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “Nëse është e vërtetë ajo që ti flet, atëherë e ke përgojuar, e nëse ajo që e flet nuk është e vërtetë, atëherë ke shpifur.” (Transmeton Muslimi)

Hadith për dhjetë ditët e Dhil-Hixhxhes

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Veprat në asnjë ditë nuk janë ma të mira se sa në dhjetë ditët e Dhil-Hixhxhes. Thanë: as xhihadi në rrugë të Allahut? Tha: as xhihadi në rrugë të Allahut, përveç njeriut, i cili del me vetveten dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asgjë”. (Buhariu).

Sprovat nuk i dojmë por prej tyre shumë përfitojmë

Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem thotë: «لا يزال البلاء بالمؤمن والمؤمنه، في جسده وأهله وماله، حتى يلقى الله عز وجل وما عليه خطيئة» [صححه الألباني] "Vazhdon sprova ti vijë besimtarit dhe besimtares në trupin, familjen dhe pasurinë e tij gjersa të takojë Allahun pa asnjë mëkat". (Shejh Albani e vlerëson të saktë).  

Zekatul-Fitri

Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem thotë: "Zekatul-Fitri është pastrim për agjëruesin nga fjalët e kota dhe të ndyta dhe ushqim për të varfërit. Kush e jep para namazit të Bajramit i llogaritet zeqatul-fitër i pranuar e kush e jep pas namazit është sadaka e thjeshtë". Shejh Albani e vlerëson si hadith autentik.

Një hadith për sadakanë

Ukbe ibën Amir, radijallahu anhu, thotë: kam dëgjuar Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, duke thënë: “Secili njeri do të jetë nën hijen e sadakasë së tij deri sa të gjykohet mes njerëzve (në ditën e Gjykimit)”. Jezidi thoshte: Ebul-Hajri Murthidi nuk lejonte ti ikë asnjë ditë pa dhënë diç sadaka, qoftë ajo ushqim apo kujdes për farefisin. Ahmedi dhe tjerët. Shejh Albani e vlerëson si autentik.  

Sexhdeja na mbush me sevape dhe na ngrit i Lart

Sexhdeja na mbush me sevape dhe na ngrit i Lart Ubade ibën Samit, radiallahu anhu, na tregon se ka dëgjuar Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, duke thënë: "Secili rob i cili bën një sexhde për Allahun, Allahu do tia shkruan një të mirë, do tia fshin një të keqe dhe do tia ngrit një gradë, andaj sa ma shumë bëni sexhde". Ibën Maxhe, sahih  Burimi: Bekir Halimi  

Çdo të mirë që e bën të shpërblehet

Çdo të mirë që e bën të shpërblehet Xhabiri, radiallahu anhu, na tregon se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Çdo e mirë llogaritet sadaka". Buhariu dhe Muslimi عن جابر رضي الله عنه قال: قال رسول الله صلى الله عليه وسلم: ( كُلُّ معروفٍ صدقةٌ ).  Burimi: Bekir Halimi  

Një hadith për Agjërimin dhe Kur’anin

I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Agjërimi dhe Kur’ani do të ndërmjetësojnë për robin. Agjërimi do të thotë: Zoti im, unë ia ndalova hajen dhe pijen gjatë ditës, më mundëso të ndërmjetësoj për të! Kur’ani do të thotë: Zoti im, une e ndalova nga gjumi gjatë natës, më mundëso të ndërmjetësoj për të! Kështu do të ndërmjetësojnë." (Ahmedi, sahih)

Cila vepër është më e dashur tek Allahu ?

Është pyetur i dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, se cila vepër është më e dashur tek Allahu? Ai është përgjigjur duke thënë: “Namazi në kohën e vet.” pastaj cila? – është pyetur. Ka thënë: “Mirësjellja ndaj prindërve.”, pastaj cila? “Lufta në rrugën e Allahut.” (Transmeton Buhariu, Muslimi dhe të tjerë)

Respekti i Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem na çon në Xhenet

Na rrëfen Ebu Hurejre, radiallahu anhu, se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "I gjith umeti im do të hyjë në Xhenet veç atij që nuk dëshiron. I thanë: o Resulullah a ka kush refuzon? Tha: ai që më respekton mua hyn në Xhenet kurse ai që nuk më respekton veç se ka refuzuar". Buhariu عن أبي هريرة رضي الله عنه عن النبي صلى الله عليه وسلم أنه قال:( كل أمتي يدخلون الجنة إلا من أبى، قيل يا رسول الله، ومن يأبى؟ قال: من أطاعني دخل الجنة، ومن عصاني فقد أبى). Burimi: Bekir Halimi  

Një hadith për agjërimin

Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Agjërimi është mbrojtje nga zjarri i Xhehenemit. Secili që agjëron, le të mos sillet me pakuptimësi kur agjëron, e nëse ndonjë sillet me pakuptimësi ndaj tij, ky le të mos e ofendojë e as le të mos e fyej, por le të thotë: Unë jam agjërues. Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, era e gojës së agjëruesit është më e mirë tek Allahu sesa era e miskut”. (Hadithi është i saktë, e transmeton Nesaiu)

A t’ju njoftoj për më të mëdhatë e gjynaheve

Na përcillet nga Ebu Bekrete r.a. se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “A t’ju njoftoj për më të mëdhatë e gjynaheve.” Thamë: “Po, o i Dërguari i Allahut.” Tha: “T’i shoqërosh shok Allahut, mosrespektimi i prindërve” dhe pasi ishte i mbështetur, u ul ndenjur dhe tha: “Fjala e rreme, dëshmia e rreme” dhe vazhdoi ta përsëriste këtë fjalë derisa thamë me vete: “Ah, sikur të heshtte.” E përcjell Buhariu dhe Muslimi.

Mos i mbush njerëzit me lëvdata

MOS I MBUSH NJERËZIT ME LËVDATA Ebu Bekrete, radijallahu anhu, transmeton: Një burrë e lavdëroi një tjetër në prani të Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem, kështu që ai tha: “Mjerë për ju! Ia pretë kokën vëllait tuaj! Ia pretë kokën vëllait tuaj! Nëse ndonjëri prej jush dëshiron ta lavdërojë shokun e tij, le të thotë: Unë e konsideroj filanin kështu-kështu (të mirë) dhe Allahu e di më së miri; unë nuk mund të dëshmojë për pastërtinë e tij para Allahut, por ai duket të jetë kështu-kështu (i mirë).” [Muslimi, 7139] Burimi: Lulzim Susuri

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more