Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Gjeografi test

Cilat konsiderohen Dukuri gjeografike dhe çka paraqesin Proceset gjeografike ?

Cilat konsiderohen Dukuri gjeografike dhe çka paraqesin Proceset gjeografike ? Dukuri gjeografike konsiderohen: tërmetet, vullkanet, alterimi, erozioni, akumulimi, vërshimet, thatësia, migrimi i popullsisë, punësimi, papunësia, prodhimi, qarkullimi i njerëzve, i mallrave, i turistëve etj. Proceset gjeografike paraqesin dukuritë gjeografike në sukcesion më të gjatë kohor.

Cilat janë disiplinat e gjeografisë shoqërore dhe nëndisiplinat e saj ?

Gjeografia shoqërore përbëhet prej disa disiplinave gjeografike: gjeografisë së popullsisë,ekonomike,të vendbanimeve,kulturore,politike. Çdo njëra prej këtyre disiplinave përbëhet prej disa nëndisiplinave p.sh gjeografia ekonomike, e cila përbëhet prej nëndisiplinave: gjeografisë agrare,industriale,turistike,të komunikacionit (transportit dhe lidhjeve), tregtare etj.

Çka kuptojmë me hartë ?

Çka kuptojmë me hartë ? Me hartë nënkuptojmë të paraqiturit e sipërfaqes së Tokës ose një pjesë të saj në formë të zvogëluar në fleta të veçanta. qka eshte harta,qeshte harta,harta shqip,hartat shqip

Çka kuptojmë me natalitet,fertilitet,fekonditet dhe sterilitet ?

Çka kuptojmë me natalitet,fertilitet,fekonditet dhe sterilitet ? Me natalitet kuptojmë numrin e të lindurve të gjallë në raport me popullsinë e përgjithshme , ndërsa me fertilitet kuptojmë numrin e të lindurve gjallë në raport mme popullsinë femërore të moshës fertile (15-49) . Fekonditeti paraqet pjellorinë potenciale , fiziologjike të femrës gjatë periudhës fertile, i cili mund të jetë më i madh se fertiliteti , por nuk shfrytëzohet. E kundërta e fekonditetit është steriliteti (jopjelloria fiziologjike e mashkullit ose e femrës, apo e dyve). qka eshte nataliteti,qka eshte fertiliteti,qka eshte fekonditeti,qka eshte steriliteti,cka eshte nataliteti,fertiliteti,fekondimi,steriliteti

Si u formuan popujt dhe kombet ?

Popujt u formuan prej fiseve. Fiset ishin grupe njerëzish me prejardhje të përbashkët (të afërt gjaku). Kombet u formuan në shoqërinë kapitaliste në kushtet e zhvillimit më të lartë ekonomik, kulturor e civilizues në një organizëm shtetëror,ekonomik,kulturor e politik. Lexo me shume: Çka është kombi ?   Çka është populli ?

Sa grupe të gjuhëve ekzistojnë në botë dhe në evropë ?

Në botë fliten këto gjuhë: gjuha kineze,gjuha angleze,gjuha spanjolle,gjuha hindu,gjuha ruse,gjuha arabe,gjuha portugeze,gjuha bengali,gjuha bengali,gjuha gjermane,gjuha japoneze.kurse në evropë këto gjuhë gjuha ruse,gjuha angleze, gjuha frënge, gjuha italiane, gjuha ukrainase, gjuha polake , gjuha spanjolle, gjuha rumune, gjuha holandeze , gjuha serbe e kroate, hungareze , gjuha greke, gjuha portugeze, gjuha çeke, gjuha bullgaro-maqedone, gjuha suedeze, gjuha katalane, gjuha bjelloruse, gjuha daneze, gjuha shqipe, gjuha sllovake, gjuha norvegjeze, gjuha suomi-finlandeze, gjuha turke etj.

Çka kuptojmë me migrim,imigrim,emigrim ?

Çka kuptojmë me migrim,imigrim,emigrim ? Me nocionin migrim kuptojmë lëvizjen e njerëzve prej një vendi në tjetrin. Largimi, zhvendosja prej një vendi, regjioni ose shteti apo kontinenti quhet emigrim , kurse ardhja, vendosja në një vend, regjion, shtet, kontinent quhet imigrim . qka eshte migrimi,imigrimi,emigrimi,qfare eshte migrimi,cka eshte emigrimi,emigrimi kuptimi shqip,qka jane emigrimet,migrimi dhe emigrimi ne shqip

Si ndahen Migrimet për motivet e lëvizjeve ?

Migrimet nga motivet e lëvizjeve ndahen në : a) migrime për shkaqe ekonomike, b) migrime për shkaqe shkollimi, c) migrime për arsye sociale e psikologjike, d) migrime për shkaqe politike, e) migrime për shkaqe pushimi e rekreimi (migrime turistike) migrimi dhe ndarja e tyre,ndarja e migrimeve

Cilat janë anët pozitive dhe negative të migrimeve ?

Anët pozitive të imigrimit janë : rritja e tregut të fuqisë punëtore, rritja e kërkesave në tregun e mallrave, rritja e kërkesave për institucionet sociale, arsimore, shëndetsore, kulturore, rritja e ofertave për martesa, kontaktet kulturore etj. Pasojat negative të imigrimeve janë: rritja e çmimit të banesave, rritja e shpenzimeve të jetës, rritja e numrit të rasteve delikuente,rritja e kriminalitetit etj.  migrimi anet pozitive dhe negative

Çka është biosfera ?

Biosfera (apo sfera e jetës) është tërësia e ekosistemeve të ndryshme të pranishme në tokë; ajo shtrihet nga gropat oqeanike deri në majat e maleve dhe përfshin sferat e tjera të planetit: atmosferën (apo sferën e ajrit); litosferën (sferën e shkëmbinjëve); biosfera (apo sfera e ujit).  Mes këtyre sferave ka ndërveprime të ndërlikuara, të cilat krijojnë kushtet e ekuilibrit. qka eshte biosfera,qka jane biosferat,qfare quajme biosfera,biosfera shqip,qka kuptojme me biosfere,biosfera kuptimi,

Çka është Cunami ?

Cunami (në anglisht Tsunami ) ka të bëjë me valë të gjata të shkaktuara nga zhvendosjet tektonike të pllakave të fundit të oqeaneve apo shkaktohen nga lëkundjet nënoqeanike-nëndetare.  Termi cunami rrjedh nga japonishtja që do të thotë "valë porti".  Para mbërritjes së cunamit , deti tërhiqet në largësi të madhe, e më pas drejt bregut vjen një valë me një shpejtësi deri 300m/sek, dhe me një amplitudë e cila varet nga forma e gjirit të detit që ajo godet. Në gjire të cilat kanë formën e gërmës "U" ose "V", kjo amplidudë mund të arrijë disa dhjetëra metra. Cunamet janë një fenomen i cili mund të ndodhë kryesisht mbas tërmeteve shumë të mëdhenj, mirëpo meqë zakonisht hipoqendra e tërmeteve ndodhet larg brigjeve ku vërehet cunami, ato mund të jenë të paralajmërueshme. Për këtë qëllim sot rrotull Oqeanit Paqësor, që është zona ku paraqiten apo vërehen më shumë cunamet, është ngritur një sistem paralajmërimi. Mirëpo edhe pse i paralajmëruar, ka p

Cilët janë liqenet kryesore në Shqipëri ?

Cilët janë liqenet kryesore në Shqipëri ?  Liqenet kryesore në Shqipëri jane: Liqeni i Shkodrës, Liqeni i Fierzës, Liqeni i Ohrit, Liqeni i Prespës  etj. Cilët janë liqenet kryesore në Shqipëri ?,kush jane liqenet kryesore ne Shqiperi,Liqenet kryesore ne Shqiperi,Liqenet e Shqiperise

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more