Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Feja Islame

Paramendo këtë fakt

Paramendo këtë fakt: Banorët e Xhenetit do të jetojnë përgjithmonë në te dhe kurrë nuk do të vdesin. Por, edhe jobesimtarët do të mbeten përgjithmonë në Xhehenem dhe kurrë nuk do të dalin prej tij. Burimi: Bekir Halimi

ZUHDI APO ASKETIZMI NDAJ KËSAJ BOTE

E kishin pyetur Hasan el Basriun se cili është sekreti i zuhdit (asketizmit) tënd ndaj kësaj bote, kurse ai është përgjigjur:   E kuptova se rriskun tim nuk mund ta merr dikush tjetër, kështu që zemra ime u bind në të;   E kuptova se punët e mia nuk i kryen kush tjetër pos meje, për atë u mora seriozisht me to;   E kuptova se Allahu më mbikqyrë vazhdimisht, për atë turpërohesha të më takon duke bërë mëkate ndaj Tij;   E kuptova se vdekja më pret, për atë u mora me përgatitjen për ta takuar Allahun. Burimi: Rufat ef Sherifi

Kur konsiderohet një person bidatçi?

Pyetje: A konsiderohet çdo person që vepron një bidat si bidatçi dhe kur përdoret termi bidatçi mbi një person? Përgjigje: Parimi është se secili që vepron një bidat konsiderohet si bidatçi. Ky është parimi. Kush vepron një bidat, ai quhet bidatçi. Por nëse ai është i paditur, duhet ta mësojmë (këshillojmë) atë, dhe nëse pendohet nuk e quajmë atë bidatçi. Nëse ai këmbëngul në atë, ai quhet bidatçi në bazë të bidatit të tij. Pra ai që këmbëngul të veprojë Mevludin apo ditëlindje të tjera, këtë (person) e quajmë bidatçi derisa të pendohet. Ai që këmbëngul të ndërtojë mbi varre, ta fal namazin mbi varre ose të ndërtojë mbi to xhami, apo lexon libra mbi to, këtë e quajmë bidatçi. Gjithashtu e quajmë bidatçi secilin që praktikon një bidat të ndaluar. Rasuli (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thënë: “Kini kujdes prej gjërave të shpikura (risive), sepse çdo bidat është humbje.” Dhe Ai (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thënë në hadithin e saktë, që

Gjëja që Më së shumti i prish raportet mes njerëzve

Gjëja që Më së shumti i prish raportet mes njerëzve është veprimi sipas paragjykimit. Nëse i vjen një paragjykim i keq ndaj atij që ia urren shpirti, këtë paragjykim e shndërron në bindje. Allahu, Tebareke ve teala, thotë: "Largohuni paragjykimeve të shunta, sepse ato janë mëkat". Shejh Abdul-Aziz Tarifi Burimi: Bekir Halimi

Një hoxhë bashkëkohor thotë:

Një hoxhë bashkëkohor thotë: Secili prej nesh përballet me kundërshtarë dhe me dëmtimet e ofendimet e tyre, veprime të cilat i bëjnë nga padrejtësia dhe arroganca e tyre. Si duhet të përballemi me këso gjendje? Nuk kam gjetur vepër që më jep zemërgjerësi, rehati të zemrës dhe shpërblime të mëdha përballë tyre sa durimin, hulumtimin e kohës kur lutjet pranohen që të lutem për ta për ti udhëzuar Allahu dhe t’ia lë këtë çështje Allahut në Duart e Tija. Unë them: pa dyshim se ky veprime sjell shumë të mira: 1- Nuk harxhon kohë duke i dhënë përgjigje atij (atyre) por merresh me punë të hajrit. 2- Nuk futesh në mëkatin e gibetit, përgojimit, i cili është mëkat i madh dhe fatkeqësisht shumë i përhapur në mesin e myslimanëve. 3- Nuk kontribuon për të përçarë edhe më shumë myslimanët. 4- Nuk lejon që zemra jote të helmohet me helmin e urrejtjes dhe mllefit, inatit e mërisë, por e ruan zemërbardhësinë e cila është shkak për të hyrë në xhenet. Burimi: Bekir Halimi

Nuk duhet të shikojmë se sa mëkat të vogël bëjmë

Nuk duhet të shikojmë se sa mëkat të vogël bëjmë, por duhet të shikojmë në Madhështinë e atij të cilit i bëjmë këtë mëkat. Në këtë mënyrë çdo mëkat do na duket tmerrësisht i madh. Allah na drejto në rrugën e drejt, dhe mos na lejo të jetojmë dhe vdesim ndryshe , përveç si musliman. Burimi: Enis Presheva

Në Xhenet...

Në Xhenet: I sëmuri e harron sëmundjen, I varfëri harron varfërinë, Jetimi harron bonjakërinë, Ai me nevoja të veçanta i harron pengesat, I burgosuri harron burgun, I shtypuri harron zullumin. O Allah! Na bëj banorë të Xhenetit! Shejh Muhamed Arifi Burimi: Bekir Halimi

Çka na stabilizon gjatë sprovave?

Çka na stabilizon gjatë sprovave? Prej shkaqeve më të mëdha të stabilitetit në kohëra të sprovës dhe telasheve është mbushja e zemrës me bindje në Allahun. Për këtë Imam Ibën Tejmiu, rahimehullah, ka thënë: "Njerëzit e bindur (ehlul-jekin) kur të sprovohen qëndrojnë, për dallim prej tjerëve". Por, si kultivohet bindja? Imam Ibën Tejmiu, rahimehullah, thotë: "Bindja fitohet me tre gjëra: 1- Meditim të Kuranit, 2- Meditim mbi argumentet në njerëz dhe horizont, 3- Veprimi sipas dijes". Burimi: Bekir Halimi

Ai që dëshiron...

Ai që dëshiron shoqërues Allahu i mjafton... Ai që dëshiron argument Kurani i mjafton... Ai që dëshiron këshillë vdekja i mjafton... Atij që si mjafton asgjë atëherë zjari i mjafton... Burimi: Bekir Halimi

Rruga e mesatarisë

"Ai që ndjekë rrugën e mesatarisë, e madhëron atë që meriton madhërim, atë e do dhe miqëson dhe Hakut ja jep atë që meriton. Pra, e madhëron Hakun dhe mëshiron krijesat". Ibën Tejmiu, rahimehullah Burimi: Bekir Halimi

Kujdes nga mendjemadhësia

Mendjemëdhenjt janë njerëzit që më së paku kuptojnë, sepse zemrat i kanë të mbushura me iluzion, e kur t'ju vi e vërteta përmbyten. Allahu, Fuqiplotë, thotë: "Do ti largoj nga faktet e Mia ata që janë mendjemëdhenj". Kurse njerëzit me kuptim më të madh janë njerëzit modest. Shejh Abdul-Aziz Tarifi Burimi: Bekir Halimi

Si ti fshijmë mëkatet?

Pas çdo namazi mundesh ti fshish mëkatet. Si? Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem thotë: Kush pas çdo namazi lavdëron Allahun (subhanallah) 33 herë, falënderon Allahun 33 herë dhe madhëron Allahun (Allahu Ekber), e kështu bëhen 99 herë dhe e plotëson njëqindshin me: ska hyjni që meriton adhurim veç Allahut, i cili është i Vetëm dhe pa ortak, të cilit i takon pushteti dhe falënderimi dhe Ai është i gjithëmundshmi (la ilahe il-lallahu vahdehu la sherike lehu lehul-mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir), i falen mëkatet edhe nëse janë sa shkuma e detit". Muslimi Burimi: Hoxhë Bekir Halimi

Othman Ibn Affani qëndronte pranë ndonjë varri qante derisa edhe mjekra i lagej

Othman Ibn Affani qëndronte pranë ndonjë varri qante derisa edhe mjekra i lagej. Përkujton Xhennetin dhe Xhehennemin e nuk qanë ndërsa kur e sheh varrin qanë?! –e pyetën. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë –filloi të sqarojë Othmani-: “Vërtetë, varri është shtëpia e parë e Ahiretit, nëse njeriu shpëton aty, atëherë çdo gjë që vjen është më e lehtë, ndryshe çdo gjë që vjen është me e vështirë.” [Transmeton Ibni Maxheh (4257) ndërsa Albani e ka klasifikuar hasen -të mirë.] Burimi: Valdet Kamberi

Mbi diturinë

Dituria është themel i çdo vlere dhe burim i çdo virtyti, andaj sa më shumë e shton njeriu diturinë aq më shumë i pakësohen fatkeqësitë dhe problemet, pakësohen hyrjet dhe hilet e shejtanit, nëpërmjet të cilave ia prish adhurimin besimtarit. Ai që humbë shpresën në mëshirën e Allahut, atij i mungon dituria mbi gjerësinë e mëshirës, dhuntive dhe bujarisë së Allahut. Ai që i mburret veprave të veta dhe ka vetëpëlqim, atij i mungon dituria mbi mangësitë dhe dobësinë e vet dhe i mungon dituria mbi sasinë e obligimit që ka ndaj Allahut.   Ai që e humbë kohën në gjera të padobishme ose në gjera me rëndësi të vogël, atij i mungon dituria mbi prioritetet, etj.   Andaj sa më shumë që mëson njeriu aq më mirë e bënë më të mirën dhe largohet nga shumë gabime dhe fatkeqësi.   S'ka gjë me dobi aq të madhe për individin dhe shoqërinë sa dituria dhe nuk ka gjë me dëm dhe prishje më të madhe se sa injoranca.   Për këtë, shkaku kryesor i shumë problemeve është injoranca dhe zgjidhja e t

Nëse dikush mua më urren për shkak të qëndrimeve të mia Islame

Nëse dikush mua më urren për shkak të qëndrimeve të mia Islame, të cilët nuk janë të prodhuara nga unë, por të pranuara prej meje, atëherë ky është nder i madh që dikush mund të ma bën, ngase urrehem për diçka që e kënaq Krijuesin tim, tek i Cili një ditë patjetër se do të kthehem! Unë nuk jam ai që e nderoj fenë Islame, por është vetë feja Islame që më ka nderuar mua, pranë se cilës edhe po desha nuk do të mund t’ia numëroj të mirat që mi ka ofruar Zoti Lavdiplotë përmes kësaj feje të vetme të pranuar si fe e vërtetë! Burimi: Iljasa Salihu

Përse quhemi ‘Selefij’?

Ne i quajmë vetet tona Selefij sepse ne duam të cilësohemi me Selefët. Ata janë njerëzit të cilët i ka përmendur Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) kur ka thënë: “Njerëzit më të mirë janë ata të brezit tim, pastaj ata që vijnë pas tyre, dhe pastaj ata që vijnë pas tyre.” [Transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi] Ky cilësim nuk është vetëm me një person apo me disa persona që ne i pasojmë verbërisht. Por ky cilësim është me të gjithë brezat e parë, për shkak se individët mund të bëjnë gabime, kurse për Muslimanët e parë në tërësi është premtuar se ata nuk kanë për t’u bashkuar kurrë në devijim, sikurse ka thënë Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel’-lem): “Umeti im nuk ka për t’u bashkuar kurrë në devijim.” [Hadith Sahih, transmetuar nga Tirmidhiu] Burimi: Valdet Kamberi  

Rruga më e gjatë dhe më e vështirë

Shejh Muhamed Salih Munexhid, Allahu e ruajtë, na sjell një citat ku tregohet rruga më e gjatë dhe më e vështirë, por më e rëndësishme në fushën e thirrjes Islame, prodhimi i një besimtari të devotshëm. Ai thotë: Zakonisht në librat e fikhut dhe hadithit kapitulli i xhihadit qëndron para kapitullit të martesës, mirëpo autori i librit Mishkatul-Mesabih kapitullin e martesës e vendosi para kapitullit të xhihadit. A thua vallë pse? Mulla Ali el-Kariu, rahimehullah, thotë: "Vendosi kapitullin e martesës para kapitullit të betejave dhe xhihadit, sepse prodhimi i një besimtari është më mirë se sa zhdukja e një mijë jobesimtarëve". "Miraktul-Mefatih", 6/2412 Burimi: Bekir Halimi

Dyshimi

Dyshimi “O ju që keni besuar! Largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit.” Huxhurat: 12. Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Kini kujdes nga dyshimi, sepse dyshimi është fjala më e rreme. Omer ibn Hatab-Allahu qofte I kenaqur me ate- ka thënë: “Mendo vetëm mirë për fjalën që nxjerr vëllai yt besimtar”.  Burimi: Valdet Kamberi  

Neglizhuam lutjen e atij që i është bërë zullum, por Allahu se neglizhoi

Esmaiu thotë: kam dëgjuar ministrin Abasit Jahja ibën Halid el-Bermeki (v.190 h.) gjatë dështimit të beramkeve, duke thënë: dynjaja është rrotull, paduria është hipotekë, ata që ishin para nesh i kemi shembull e ne për ata që vijnë pas nesh jemi mësim. Tregohet se fëmijët e Jahjas i thanë babës së tyre duke qenë në pranga: baba, si erdhëm në këtë gjendje pasi ishim të fuqishëm? U tha: bijt e mi neglizhuam lutjen e atij që i është bërë zullum, por Allahu se neglizhoi". Sijer, 9/90 Burimi: Bekir Halimi

Detyra ime

“Detyra ime” “Jam i detyruar ta adhuroj Allahun, po ashtu si më ka urdhëruar Ai. Kurse, Allahu do të ma sjellë rrizkun (mjetet e jetesës), po ashtu si më premtoi Ai.” (përshtatje) Ulvi Fejzullahu  

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more