Skip to main content

Posts

Një “super tokë” në sistemin tonë diellorë?

Astronautët besojnë se kanë zbuluar dy nga objektet më të largëta të gjetura ndonjëherë në sistemin tonë diellor, transmeton koha.net. Njëri nga objektet, ata thonë se mund të jetë një “super tokë”, e cila ndodhet gjashtë herë më larg se Plutoni.Duke përdorur teleskopin Alma, hulumtuesit nga Suedia dhe Meksika kanë vënë re këto objekte misterioze gjatë kërkimeve të tyre. Është e vështirë të thuhet se sa larg janë objektet, por shpejtësia e tyre dhe drita, sugjerojnë se ato nuk mund të jenë yje. Teleskopi Alma është më i madhi në botë, i cili ka kushtuar pothuajse 1 miliard dollarë, edhe është në punë gjithmonë për kërkimin e objekteve të reja.

Dielli mund ta shkatërrojë tokën

Dielli mund të lëshojë rreze jashtëzakonisht të fuqishme që do të shkaktonin kaos në Tokë, varësisht nga teknologjia. Këtë e tregon një hulumtim i ri. Dielli lëshon rreze me energji të lartë, por mund të lëshojë edhe super-rreze të cilat vijnë nga yjet e largëta. Këto super-rreze janë me mijëra herë më të fuqishme se rrezet e rëndomta."Rezultati mbështet hipotezën që Dielli ka aftësinë të prodhojë super-rreze me rrezik potencial", deklaroi për mediat njëra nga autoret e hulumtimit, En Mari Brumhal nga Universiteti në Uaruik, Angli. Hulumtuesit  kanë mbikqyrur yje më të largëta, duke përdorur teleskopin "Kepler" dhe kanë vënë re ngjashmëri të rëndësishme me erupcionet e Diellit tonë. Erupcionet e fuqishme diellore do të mund të shkaktojnë pengesa të përkohshme të radiovalëve dhe shpesh ndiqen nga eksplozione gjigante të plazmës solare, që mund të nxisë stuhi gjeomagnetike të cilat ndikojnë mbi navigacionin GPS, radiolidhjet dhe energjisë e

Fenomeni acarues: Ja pse na bëhen bluzat me vrima

    E kush nuk e ka provuar: Ke blerë një bluzë të re, e ke veshur disa herë dhe krejt papritur të shfaqet një vrimë. Përse? Kjo pyetje është shtruar në rrjet. Shumëkush mendon se fajin e kanë ose lavatriçet, ose insektet. Por në shumicën dërrmuese kjo vjen për shkak të materialit të bluzës. Shkaku: Një t-shirt përbëhet nga disa rrjetëza të vogla, që fërkohen vazhdimisht me lëkurën. Nëse materiali ka cilësi të dobët, krijohet një vrimë. Por nëse mendoni se çmimi ndikon tek cilësia e bluzës që blini, gaboheni. Sipas të përditshmes gjermane, Bild, një investigim i gjerë ka zbuluar se prodhuesit e rrobave përdorin qëllimisht material të dobët, në mënyrë që të shesin sa më shumë bluza të reja.

Vjershë për stinët e vitit - Vjersha për fëmijë

  Stinët e vitit Vjershë për stinët e vitit - Vjersha për fëmijë Janë katër motra, Fare nuk ngjasojnë, Edhe njëra-tjetrën, Kurrë s’e ngatërrojnë. Këto katër motra, Janë stinët e vitit, Pranvera , vera , Vjeshta edhe dimri . Vjershë për stinët e vitit - Vjersha për fëmijë , vjershe per stinet, poezi per stinet, poezi shqip, vjersha shqip, stinet, pranveren, veren, vjeshten, dimrin

Poezi per dimrin - Erdhi Dimri !..

Poezi për dimrin Erdhi Dimri !.. Erdhi dimri, erdhi dimri derën dimrit mos ia hap po të thotë se është më i mirë të bjen të ftohtin e ta lë në prag! Nuk të ftoh veq duar a faqe por në shpirt ta bjen ftohtësinë vjen me zhurmë por dhe pa llafe e të qorron me bardhësinë! E mërzinë dhuratë të sjell dashurinë e lanë me stres si llafazane llafe mbjell dhe të përqesh plot me serbes! Erdhi dimri, erdhi dimri dhe nga puthja ai veç ngrinë mërzinë dhe stresin i merr me vete kur se ftoh dot dashurinë!... vjersha per dimrin, poezi per dimrin, dimri poezi, vjersha shqip, poezi dimri, dimri shqip, vjersha dimri poezi per ditelindje proze per dimrin poezi per nenen e vdekur poezi per babin poezi per mesuesen poezi per atdheun poezi per 28 nentorin poezi per femije

Rasti i Kumanovës u bë nga shërbime sekrete

    Publicisti maqedonas, Branko Geroski në komentin e tij të fundit më rastin e nxjerrjes para drejtësisë të Grupit të Kumanovës, shkroi se lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka kundërthënie në lidhje me deklaratat e tij për ngjarjet e Kumanovës Sipas Geroskit, në ngjarjet e Kumanovës janë të përfshira shërbimet sekrete nga rajoni, por edhe ato maqedonase, transmeton zhurnal.mk “Pa marr parasysh kundërthëniet në deklaratat e Zoran Zaevit për ngjarjet në Lagjen e trimave në Kumanovë, deklarata të cilat janë pasojë e kontekstializimit të gabuar, unë i besoj vetëm fakteve. Dhe ato, faktet, padyshim, dëshmojnë se në incidentin në Kumanovë janë të përzier edhe shërbimet sekrete të huaja në rajon, duke e përfshirë edhe atë maqedonas. “ shkroi Geroski, transmeton zhurnal.mk. Geroski përkujton ftesën që iu është bërë Sasho Mijalkovskit dhe Gordana Jankulloskës nga ana e ambasadës amerikane. Dhe një ditë pas vizitës së tyre në këtë ambasadë, të nesërmen këto dy persona detyr

Me Microsoft PowerApps çdokush mund të jetë një zhvillues aplikacionesh

Familjes së suitës së produktivitetit Microsoft Office do ti bashkohet një anëtar i ri. Microsoft PowerApps bën të mundur virtualisht për çdo punojës kompanie të jetë i aftë të krijojë aplikacione mobile dhe ueb pa pasur nevojë të shkruajë qoftë edhe një linjë të vetme kodi. Aktualisht gjendemi përballë një sfide të vërtetë falë etjes së tregut për aplikacione mobile. Aplikacionet për konsumatorët kanë ruajtur ritëm të kënaqshëm rritjeje por nuk ka ndodhur e njëjta me aplikacionet e biznesit. “Ku është shpërthimi i aplikacioneve të biznesit?” tha zv. Presidenti i Platformës së aplikacioneve pranë Microsoft Bill Staples gjatë një komunikate për shtyp. Falë Microsoft Power Apps të dhënat e ruajtura në shërbimet cloud të Office 365, Dropbox, Salesforce, Oracle, SAP dhe të tjera sistemeve mund të aksesohen thjeshtë përmes një aplikacioni ndërtuar nga një përdorues që sja ka idenë çfarë do të thotë të jesh zhvillues. Të gjithë mund të dizenjojnë një aplikacion dh

Plaka 104 vjet kallxon mendimin e vet

Këshilla për të gjithë Vajzat - Martesa e Muhamedit a.s

Mrekullia e Allahut - Te Qeniet E Gjalla

Mrekullia tek zogjte - Harun Yahya

Per njerezit qe mendojne - I -udhetimi i mahnitshem i Salmonit - Harun Y...

Ja si ta kuptoni nëse ju kanë bërë magji

  Misteret e magjisë e cila i tejkalon kufinjte e dijes në të cilën shumica e njerëzve jeton, asnjëherë nuk është zgjidhur. Magjia duket që ka ekzistuar prej mijra vitesh duke përdorur energjinë negative për t'i bërë keq njerëzve që nuk i duam. Megjithatë magjestarët përdorin aftësitë e tyre për dy lloje magjish, e bardha dhe e zeza. Magjia vepron me anë të simboleve, fjalëve, kërcimeve apo edhe tingujve.Shpesh herë për gjithçka që na ndodh e që nuk mund ta shpjegojmë themi se mund të na kenë bërë magji.Personat që besojnë tek magjitëshprehen se disa nga shenjat e saj janë: Mpirje të disa pjesëve të trupit. Nxehtësi në trup, ose ftohje e pashpjegueshme. Shpuarje në pjesët e trupit. Vështirësi në të ecur. Dhimbje në fund të shpinës. Dhimbje në shputat e këmbëve. Dhimbje koke të vazhdueshme. Vështirësi në frymëmarrje. Shkëlqim i lartë në sy. Dëgjimi i zërave të pakuptueshëm. Ndjesia që po kontrollohesh. Ndjesia se po të thërrasin. Ëndrra të trishtueshme, veçanërish

Një profesor në fakultet nxori 500 Euro dhe pyeti studentët: "Kush e dëshiron këtë para?"

Një profesor në fakultet nxori 500 Euro dhe pyeti studentët: "Kush e dëshiron këtë para?" Shumica e studentëve ngritën duart.   Profesori tha: "Do t'ia jap njërit nga ju, por pasi ta ndrydhi.   Përsëri pyeti: "Kush e dëshiron këtë?"   Duart përsëri u ngritën."Por çfarë do të bëni nëse e bëj kështu?" E hodhi në tokë dhe filloi ta shkelë me këmbë, duke e njollosur, pastaj mori 500 Euron e ndrydhur, të për lyer, të shkelur dhe përsëri i pyeti : "A e dëshiron përsëri dikush nga ju këtë 500 Euro?"   Përsëri të gjithë ngritën duart.   Atëherë profesori tha: "Mendoj se tani keni mësuar diçka të rëndësishme". Çfarë do që bëra me këtë 500 Euro ju përsëri e dëshironi sepse nuk e ka humbur vlerën e saj, edhe pas ndrydhjes edhe pas shkeljes mbetet përsëri 500 Euro".   Kështu edhe ne, ndonjëherë demoralizohemi, gjunjëzohemi,shkelemi , ndrydhemi për shkak të gabimeve, veprimeve të këqija te tjerve, përvojave të ith

7 misteret më të çuditshme që ndodhën në Shqipëri

Cërriku, 2 orë nën vëzhgimin e një disku në 1993-shin Banorë të qytetit të Cërrikut panë për rreth dy orë një objekt fluturues të rrallë, të cilin e identifikuan si UFO. Për 2 orë me radhë qyteti u përfshi nga paniku dhe kurioziteti. Një gazetë e kohës lajmëron se policisë asaj nate iu desh të qetësonte qytetarët, të cilët ishin habitur pas pamjes së objektit, që, sipas dëshmive ishte ndriçues dhe fluturonte. Gazeta raporton se objekti qëndroi në qiell nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në orën 22:00 dhe u largua vetëm pasi ishte parë nga dhjetëra dëshmitarë. Gazetat në atë kohë përmend një objekt të ngjashëm të parë në afërsi të kësaj zone në vitin 1963, por që atëherë debati ishte mbyllur me pohimin e përfaqësuesve të sistemit se bëhej fjalë për një avion të ri të hedhur në ajër nga Shqipëria. Disku fluturues në Roskovec Ka qenë viti 2006, kur banorët betoheshin se UFO-t kishin vizituar qytetin e tyre. Fillimisht u pa si një hipotezë, por pas shenjave që kishte lënë d

Çka është Dielli?

Dielli ynë është yll i klasifikuar në kategorinë G2, një prej më shumë se 100 miliard yjeve në galaksinë tone. Diametri : 1.390.000 km. Masa : 1.989e30 kg Temperatura : 5537 °C në sipërfaqe Temperatura : 15.000.000 °C në bërthame Dielli është quajtur në mitologji me emra të ndryshëm : Greket e quajtën atë Helios kurse Romaket e quajtën atë Sol. Dielli është objekti më i madh në sistemin diellor. Ai përmban më shumë se 99,8 % të masës totale të Sistemit Diellor (Jupiteri përmban pjesën tjetër). Është thëne shpesh se Dielli është një yll. Kjo është e vërtete në kuptimin, që ka shumë të tjerë të ngjashme me atë. Kuptimi dhe Jeta e Diellit në të kaluarën + ardhmen e tije 1: Lindja 4,5 Miliard Vjet më Parë 4.5: Dielli i kohëve të tanishme 5/8: Rritje e vogël Graduale 9: Rritje e dukshme 10: Transformim në Gjigant të Kuq 11: Transformim në Re Molekulare [Nebula Cloud = Mjegullnaje Molekulare Gazi] 12: Transformim në Xhuxh të Bardhe [White Dwarf = xhuxh i bardh

Çka është sistemi diellor?

Sistemi diellor është sistem i organizuar planetësh, të cilët sillen rreth Diellit. Sistemi diellor është një sistem planetar i përbërë nga trupa qiellorë të ndryshëm që mbahen në orbita nga forca e gravitetit të yllit tonë, Diellit. Është i përbërë nga nëntë planetë (dhe 166 hënat e tyre), nga tre planetë xhuxhë (Ceresi, Plutoni, Erisi dhe katër hënat e tyre), dhe miliarda trupa të vegjël. Këtu bëjnë pjesë trupat e Rripit të Kuiperit, disa dhjetëra mijëra asteroidë, një numër i pacaktuar por me siguri shumë të madh kometash, meteoritësh, dhe pluhuri ndëryjor. Planetët e sistemit diellor sipas largësisë nga dielli janë: Mërkuri, Afërdita, Toka, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani , Neptuni dhe Plutoni. Prej këtyre tetë planetëve gjashtë prej tyre kanë satelitë natyrorë të emërtuar zakonisht "hëna" sipas emrit të Hënës së Tokës, dhe secili prej planetëve të jashtëm është i rrethuar nga rrathë planetarë prej pluhuri dhe grimcash të tjera. Të gjithë planetet, përveç Tokës, janë emë

Ndërtimi i sistemit diellor

Dielli është ylli në qëndër të sitemit diellor që prodhon dritë e nxehtësi (elmente të domosdoshme për jetën në tokë). Toka dhe trupat e tjere qiellore të sistemit diellor (duke përfshirë planetet, asteroidet, meteoritet, kometat dhe pluhurin kozmik) rrotullohen rreth diellit (revolucioni) dhe boshtit te vet (rrotacioni). Dielli përbën 99% të masës së sistemit diellor. Energjia diellore mbështet pothuaj të gjithë jetën në tokë nëpërmjet fotosintezës që nga shfaqja e organizmit të parë. Njerëzit e përdorin energjinë diellore për ndriçim, ngrohtësi, rritjen e të korrave dhe për shndërrimin e fuqisë diellore në energji elektrike. Nxehtësia e krijuar nga dielli përcakton klimën (moti) dhe ndërrimin e stinëve në tokë, pra dielli është element i cili mundëson jetën dhe zhvillimin e saj normal në tokë. Rreth 71% e masës së diellit është hidrogjen, 27% është helium, dhe pjesa tjetër 2% përbëhet nga sasi të vogla elementesh të rënda. Mosha e diellit është rreth 4.6 miliardë v

Planetët dhe Toka

Planetet ne Sistemin Diellor ndahen ne dy kategori: planete te ngurte (Merkuri, Aferdita, Toka dhe Marsi) te cilet jane masa shkembore dhe planete te gazte (Jupiteri, Saturni,Urani dhe Neptuni) te cilet kane permasa me gjigande dhe kane perberje te gazte.(psh. helium, hidrogjen etj) Planetet tokësore ndodhen me afer Diellit dhe jane relativisht te vogla. Ato mbeshtillen nga nje qender e ngurte "trualli" qe u jep kuptim emertimit te tyre. Jane mjaft te dendura dhe permbajne shume pak hidrogjen dhe helium.

Çka janë satelitët natyrorë?

Satelitet natyrore jane trupa qe rrotullohen rreth planeteve. Deri ne vitin 1970 njiheshin vetem 32 stelite, sot numri i tyre eshte mbi 60. Hena eshte sateliti natyror i Tokes. Ajo nuk ka atmosfere dhe nuk ka aktivitet gjeologjik. Ne diskun e henes dallohen dy tipa siperfaqesh: zonat e ndricuara "kontinentet" qe jane zona me kratere te madhesive e thellesive te ndryshme dhe zonat e erreta, "detet" qe jane zona te sheshta. Faqja e fshehur henes eshte eksploruar me sonda hapesinore. Dy satelitet e vetem te Marsit quhen Fobos dhe Deimos. Jane shume te vegjel kane forma te parregullta, gjenden shume afer Marsit, nuk kane atmosfere dhe asnje aktivitet gjeologjik, kane ngjyre shume te erret. Jupiteri ka 17 satelite, nder me te medhenjte jane kater, Io, Europe, Ganimed dhe Kalisto, zbuluar nga Galileu. Io eshte shume aktiv nga pikepamja gjeologjike, tete vullkane jane ende ne aktivitet. Europa perkundrazi, eshte nje satelit shume i lemuar. Ganimed eshte me i madhi nga sat

Si ta kursejmë karburantin në makinë?

  Gjendja e rregullt teknike e makinës është shumë e rëndësishme edhe për harxhimin e benzinës, gjë të cilën do ta shini në tabelën e mëposhtme e cila ju njofton në detaje se sa, cila pjesë e makinës, ndikon në këto harxhime: Starti i motorit – Para se ta startoni motorin, duhet ta shtypni kompllugun dhe të konstatoni nëse e tërë aparatura po funksionon. Nxehja e motorit – Motori, duhet sa më parë, që ta arrijë temperaturën e punës, e kjo arrihet më se shpeshti gjatë vozitjes. Sapo motori të punojë 30 sekonda, duhet të niseni ngadalë, duke lëshuar kompllugun. Nisja dhe ndalja e veturës – Nëse niseni në një terren të rrafshët, nuk duhet t’i jepni shumë gaz makinës, por as ta mbani shumë gjatë të shtypur kompllugun. Përpiquni që sa më parë, me gaz optimal, ta vini në lëvizje veturën tuaj. Ndërrimi i marsheve – Në një kohë sa më të shkurtër duhet ta ndërroni marshet në përputhje me lëvizjen, kurse marshin ta mbani sa më pak në pozitë neutrale. Motori duhet të mbahet n

Li-Fi është një teknologji 100 herë më e shpejtë sesa Wi-Fi

Në një të ardhme të afërt botës do ti duhet të braktisë Wi-Fi në favor të Li-Fi, një teknologji alternative me shpejtësi reale transmetimi të dhënash deri në 1 Gbps, 100 herë më i shpejtë sesa teknologjia Wi-Fi. Më këtë shpejtësi secili prej jush do të ketë mundësi të shkarkojë një film në formatin HD në vetëm pak sekonda. Një kompani e quajtur Velmenni ka zhvilluar një teknologji, e testuar në laborator dhe në ambjente reale në Estoni, e cila mund të arrijë këtë shpejtësi transmetimi. Li-Fi transmeton të dhëna përmes dritave LED të cilat pulsojnë në rangun e nanosekondave dhe janë të pakapshme për syrin njerëzor. Kjo teknologji është shpikur në 2011 dhe në kushte laboratorike ka arritur shpejtësi marramendëse transmetimi prej 224 Gbps. Ndryshe nga sinjalet Wi-Fi të cilët mund të penetrojnë muret e shtëpisë, teknologjia Li-Fi është e bazuar në sinjale drite që do të thotë se teorikisht është më i limituar. Por duke qenë i limituar është edhe më i sigurtë.

Shkencëtari ia injekton vetes bakteren kundër plakjes

Anatoli Brouchkov, një shkencëtar rus, injektoi një bakter rreth 3.5 milion të vjetër në trupin e tij dhe mendon se ka gjetur burimin e rinis së përjetshme. Ai thotë se e ndjen veten shumë të shëndetshëm dhe mjaft energjik, krahasuar me moshën që ka. “Pas eksperimenteve të suksesshme tek minjtë dhe tek disa insekte, mendova se do të ishte interesante që të bëja një hap më tutje. Që kur nisa eksperimentet tek vetja, prej dy vitesh nuk kam ndjerë asnjë shqetësim shëndetësor, qoftë edhe temperaturë”, shpjegoi shkencëtari për ‘The Siberian Times’. Bakteri quhet Bacillus F dhe duket se nuk shfaq ndonjë rrezik për njeriun, që nga momenti që gjendet tek uji i pijshëm dhe që konsumohet rregullisht edhe nga banorët e zonës. “Për shkak të shkrirjes së akujve në veri të Rusisë, bakteri qarkullon në ambient dhe ujëra. Banorët e zonës, po jetojnë më gjatë se pjesa tjetër dhe nuk preken nga gripi. Kështu që nuk ka rrezik për mua”, tha ai. Ajo që ka kryer Brouchkov, nuk është

Çka është Logopedia? - Dr. Agon Bislimi

Mjekesia nukleare, Mjekesia ligjore, Onkologjia, Mjekesia Urgjente, Radiologjia, Biokimia Mjekesore, Biokimia Klinike, Fiziatria, Mjekesi fizikale me rehabilitim, Pulmologjia, Anesteziologjia, Neonatologjia, Pediatria, Dermatologjia, Neurologjia, Psikiatria, Infektiva, Infektologjia, Kirurgjia maksillo-faciale, Oftalmologjia, Otorinolaringologjia, Gjinekologjia, Gastroenterologjia, Endokrinologjia, Reumatologjia, Kardiologjia, Nefrologjia, Hematologjia, Urologjia, Ortopedia, Kirurgjia e fëmijëve, Fiziologjia, Patologjia, Anatomia, Anatomia Patologjike,Mjekesi dhe Shkence, Mjekesia, Shkenca, Teknologjia, Letersia, Gjuha shqipe, Analiza, Referate, Komente letrare,qka eshte logopedia, logopedia definicion, logopedia ligjerata, logopedia praktike, logopedia seminare, logopedia konferenca, logopedia simpoziume, logopedia libra, libra logopedia, logopedi shkence, logopedia praktike, praktika e logopedise, ushtrime nga logopedia, me qka merret logopedia, qka studion logopedia,

Ese për dashuri: Gabimisht mos më harro mua

Më fal Artiola, më fal që të dua....çdo ditë e më shumë...nuk e di.....kam pritur e luftuar me vite për ta takuar një vajzë si ju....dhe më në fund kur mendova se e gjeta....edhe e humba....nëse ndjen sadopak diçka ndaj meje....më jep edhe një mundësi....më jep edhe një shancë......të lutem më jep mundësi për ta përmirësuar veten....unë kërkoj falje sinqerisht dhe thellësisht nga zemra dhe shpirti për tërë ato fjalë që ti kam thënë.....Të lutem kuptoje këtë shpirt që të do, kuptoje këtë zemër që rrah orë e çast por që asnjëherë nuk e shuajti ndjenjën për ty, përkundrazi i dha zjarr më shumë që të digjet....të digjet....të digjet deri në pafundësi....unë pendohem çfarë kam bërë.....por....nuk e di....ndonjëherë zhgënjehemi në jetë por ç'ti bësh kështu e ka jeta... Artiola ti je në zemrën time dhe do të jesh përherë dhe të kesh një vend në zemrën e dikujt, do të thotë të mos jesh asnjëherë vetëm....ndonjëherë nuk mjafton dashuria e tepërt sepse edhe teprimi në dashur

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more