Shtetet e Bashkuara dhe bota janë përfshirë në një debat të madh rreth marrëveshjeve të reja të tregtisë. Pakte të tilla quheshin dikur “marrëveshje të tregtisë së lirë”; në fakt, ato ishin marrëveshje tregtie të menaxhuara, të përshtatura sipas interesave të korporatave, kryesisht në SHBA dhe Bashkimin Europian. Sot, marrëveshjeve të tilla shpesh i referohen si ‘partneritete’, si në Partneritetin Trans-Paqësor (TPP). Por ato nuk janë partneritete të barabarta: SHBA-ja dikton kushtet. Fatmirësisht, ‘partnerët’ e Amerikës po bëhen më rezistentë. Nuk është e vështirë të kuptohet pse. Këto marrëveshje shkojnë përtej tregtisë, duke drejtuar investimet dhe pronën intelektuale po ashtu, duke imponuar ndryshime fundamentale në kornizat ligjore, gjyqësore dhe rregullatore të vendeve, pa të dhëna ose llogaridhënie përmes institucioneve demokratike. Ndoshta pjesa më e papëlqyeshme dhe më e pandershme e marrëveshjeve të tilla lidhet me shqetësimet e mbrojtjes së investitorit. sigur
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,