Skip to main content

Posts

Mendësia e shumicës së shqiptarëve të Maqedonisë

Mendësia e shumicës së shqiptarëve të Maqedonisë, zbërthyer në vargje është kjo: “Unë e dua ndryshimin, por nuk dua të jem pjesë e ndryshimit. E dua të mirën, por le ta arrijë atë dikush tjetër dhe jo unë. E dua drejtësinë, por frikësohem t’i kritikoj të padrejtit. E dua një grua, por nuk dua të martohem. Fëmijët e vëllait i dua shumë, por në kohën e gjumit nuk dua të mbesë pa gjumë. Le të shkojnë te prindërit e tyre. Paratë i dua shumë, por shumë më vjen mërzi për të punuar. Njerëzit e mirë i dua shumë, por ja që po duhet t’i duartrokas njerëzve të këqinj. Fuqishëm besoj se rrësku është në dorë të Zotit, por ja që ende nuk po guxoj t’i mohoj urdhëresat e nënës parti, sepse do të mbetem pa koren e bukës”! Burimi: Iljasa Salihu  

Lirimi i përkohshëm i kasap kriminelit, Sheshelit

Lirimi i përkohshëm i kasap kriminelit, Sheshelit, është vetëm një argument më shumë se në këtë botë nuk kemi drejtësi, por vetëm mëtim për drejtësi. Unë që jam besimtar e kam lehtë; fundja nëse i shpëton gjykimin në këtë botë, amshimit assesi nuk do t’i shpëtojë! Më dhimbsen ata që mendojnë se gjithçka do të fillojë dhe do të mbarojë në këtë botë; nuk do të mbetet asgjë për në atë botë. Në sajë të kësaj bindje të gabuar, kryekasapi i Ballkanit, Milloshoviçi dhe vagonët e tij , më së lehti paskan shpëtuar, ngaqë assesi nuk arritën të dënohen krahas llahtarisë që e kishin krijuar. Fëmija që u masakrua ende pa lindur mirë, do të kërkon llogari patjetër, meqë në këtë botë nuk e mbërriti një gjë të tillë. Ai nuk e pa vrasësin, as që e njohu, por një ditë patjetër se do të njihen dhe do të sqarohen gjer e gjatë mes veti, përndryshe çdo kuptim dhe logjikë për gjithçka duhet të rrënohet. Falë Zotit, që nuk përfundon asgjë me përfundimin e jetës sonë në këtë botë! Burimi: Il

“Zazen” - Ag Apolloni - Analiza (komenti)

Novela “Zazen” nga Ag APOLLONI , trajton fatin e një të riu kosovar që pasi mbaron studimet, kthehet në vendlindje, por ky kthim bëhet tragjik për të, pasi që ai si shkollar shpërfillet nga komuna, keqkuptohet nga katundi, shpallet i çmendur nga familja. "Zazen" ndërlidh një shumësi temash: sociale, filozofike, politike, nacionale, religjioze etj. “Zazen” rrëfen ankthin dhe jetën tragjikomike të Zen Zabelit, i cili ka shumë ide, pak kërkesa e aspak mundësi. Ag Apolloni analiza zazen, analiza letrare, analiza shqip, komente shqip

Muri i Berlinit - Poezi nga Bardh Frangu

Si të vij deri tek ti në këtë festë të madhe Jam i rrethuar nga katër mure Mur letre Mur dheu Mur ajri Mur uji Jam në karantinë si anëtar i një popull të zgjebosur Ku na trajtojnë ata që protestuan kundër rrënimit tënd Ata që kanë koka prej tullash O si të vij deri tek ti Trenin e vijës Athinë-Mynhen e kanë shitur për skrap Është i rrezikshëm kalimi ilegal i kufirit E Nëpër zyra të ambasadave të huaja Të shohin vetëm si mut Të shohin të denjë për të plehëruar tokat e Evropës Sa kisha dashur në këto çaste Të kisha pranë dallëndyshen e Filip Shirokës Ta lusja për një porosi të thjeshtë Që në Berlin të shpie klithmën time Në rrotë të samës ju që festoni dhe vazhdoni të krijoni mure

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more