Skip to main content

Posts

Tensioni i lartë dhe pasojat tek truri ynë

                Gjatë një studimi të fundit amerikan është parë se personat në moshë të mesme të prekur nga tensioni i lartë, shënuan degradim të ndjeshëm mendor me kalimin e viteve. Me pak fjalë, tensioni i lartë tek personat mbi moshën 40 vjeçare mund të çojë në “konsumin” e trurit. Ky fakt është zbuluar nga një studim amerikan i Johns Hopkins, University School of Medicine në Baltimora, i publikuar në revistën shkencore “Jama Neurology”. Në studimin në fjalë u përfshinë 13 500 persona me moshë 45 deri në 64 vjeç, të cilët u ndoqën me vizita periodike për rreth 20 vjet. Në fillim të studimit, ekspertët matën tensionin e secilit pjesëmarrës dhe gjatë viteve në çdo kontroll, u bë analiza e të dhënave klinike të tensionit me nivelin e degradimit mendor të pjesëmarrësve. Në përfundim u vu re se personat në moshë të mesme të prekur nga tensioni i lartë, shënuan degradim të ndjeshëm mendor me kalimin e viteve.

I sëmuri prej veshkëve në momentin kur është agjërueshëm

Pyetje : I sëmuri prej veshkëve në momentin kur është agjërueshëm ai duhet patjetër t'i pastroj veshkët, a është i saktë agjërimi i tij në këtë rast apo jo? Përgjigja: Arsyetohet ky njeri që mos të agjëroj ditët në të cilat ai e bën pastrimin e veshkëve. Sepse gjatë pastrimi ai fut barëra në gojën e tij, të cilat ia prishin agjêrimin. Ky person obligohet t'i kompenzoj ditët në të cilat ka bërë pastrimin e veshkëve, edhe po të agjëroj ato ditë, agjërimi i tij nuk është i saktë(jo i pranuar), sepse në gojën e tij ai ka futur barëra, ujë apo gjëra të cilat ia prishin agjërimin. Autor: Shejh Dr. Salih ibn Feuzan el Feuzan,- Allahu e ruajtë! Nga arabishtja: Suad B. Shabani Burimi: Valdet Kamberi  

Mbetem përherë krenar me djemtë e Kombëtares edhe mënyrën qysh janë mbajtë në Beograd

Mbetem përherë krenar me djemtë e Kombëtares edhe mënyrën qysh janë mbajtë në Beograd, pavarësisht vendimit të sotëm të UEFA-s. Njëkohësisht vazhdoj me e konsiderue veten ma intelektual, ma të dalun, ma mendjehapun, ma dashamirë edhe ma atdhedashës se krejt ata të vetëquejtun kosmopolitë, që as nuk e dijnë çka domethanë, e lene ma me qenë një i tillë. Burimi: Fisnik Ismaili  

Dita e ‪#‎Xhuma‬

Dita e ‪#‎ Xhuma‬ Dita e xhuma është stacion përkujtimi. Ia përkujton njeriut fillimin e krijimit Fundin e tij Qëllimin e krijimit të tij Në këtë u krijua Ademi Në këtë ditë hyri në Xhenet Në këtë ditë doli nga Xheneti Në këtë ditë ndodh Kiameti Burimi: Bekir Halimi  

E mësova durimin (sabrin) nga një fëmijë!

Thotë Fudejl ibën Ijadi Allahu e mëshiroftë: “Derisa isha duke shkuar në xhami një dit dëgjova nga një shtëpi një grua duke rrahur fëmijën e saj, fëmija bërtiste pastaj iku nga shtëpia e nëna ia mbylli derën, e kur u ktheva nga xhamia pash se fëmija pasi kishte qar ishte ulur tek dera e shtëpisë dhe e kishte nxënë gjumi, kur e vërejti ashtu nëna e tij iu nda zemra nga dhimbja nuk mundi të duroj ia hapi derën fëmijës dhe e futi brenda ”. Qau Fudejl ibën Ijadi derisa e gjithë mjekra iu mbush me lot e pastaj tha: Subhanallah (i lartësuar është Allahu) sikur robi të duroj kështu tek dera e Allahut të madhëruar (tek ligjet e Allahut, adhurimet ndaj Allahut) Allahu do ia hap derën atij!. Ebu Derdaja radijAllahu anhu ka thënë: “ Jini serioz (të sinqertë, të palodhur, të pakthyeshëm) në lutje, ngase ai që troket në derë ka shpresë se dera do i hapet ndonjë herë”. (Musanaf ibën Ebi Shejbeh 6/22) Burimi: Valdet Kamberi  

Çka i tha shejh Meshhuri hoxhë Bekir Halimit?

Para gjashtë viteve kur ishte molla Bekiri në haxh, pata organizuar një takim për mulla Bekirin me shejh Aliun dhe shejh Meshhurin, dy nxënësit më të dalluar të shejh Albanit dhe njëherit nga dijetarët e rrallë të Shamit. Që të dy na pritën shumë mirë edhepse ishin duke u përgatitur për kthim në Jordani, megjithatë nuk anashkaluan takimin tonë që kishim caktuar. Ndër fjalët që shejh Meshhuri ia tha mulla Bekirit e që tash më kujtoh en, ishin këto fjalë:   "Më kujtohet moti kohë kur vishe tek shejh Albani, ke qenë nga të parët në rrugën selefite. Andaj ruaje dhe kujdesu për këtë vlerë..". (E huazuar) Burimi: Valdet Kamberi

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more