Skip to main content

Posts

Po duket lajmi i UEFA-s me qenë i saktë

Po duket lajmi i UEFA-s me qenë i saktë. Sikur BE qe sa e sa vjet, kjo tendenca me na barazue fajin me serbët kur ata na sulmojnë është ba praktikë gjithandej. Me pas ndodhë incidenti në Tiranë, sigurisht na kishin largue prej garës komplet. I dëshpëruem, por, diqysh, aspak i habitun. Qeshtu, pikë e pesë, të ndamë në disa shtete, e brenda tyne të ndamë në edhe ma shumë copa politike, bashkë s'kemi me dijtë me veprue kurrë edhe betejat propagandistike e politike kemi me i humbë gjithmonë, posaçërisht përballë Serbisë. Amatera. Burimi: Fisnik Ismaili

Lëre që u tejngopën, por tani duan të harxhojnë edhe më tej për atë tejngopjeje

Dikush thërret për ushqim të shëndetshëm, ndërsa dikujt tjetër i mungon ushqimi, qoftë edhe ai i pashëndetshëm. Nuk bëhet fjalë për Kinën, por për një vend me 25 713 km². Në këtë vend politikanët aq shumë e tepruan, sa që tani thërrasin në ngritjen e vetëdijes për ushqim të shëndetshëm. Kjo punë është punë e mirë, por vetëm pasi ata të mos vjedhin. Vetëm pasi ta çojnë vendin përpara dhe jo vetëm v etën e tyre. Kjo qeveri do t’i shpenzojë 500 mijë euro në fushatën për ushqim të shëndetshëm. Pikërisht në kohën kur koshi i mbeturinave gjendet përplot me të pa ngrënë, duke i kërkuar të gjorët mbetjet e të pasurve. Madje duket se edhe koshrat nuk po mjaftojnë kundrejt pranisë së dendur së lypsarëve! Pikërisht në kohën kur edhe me rrogë shihet se vështirë është t’ia dalësh muajin, ngaqë për një familje katër antarëshe shporta e konsumit parashihet të jetë 500 euro, kurse rroga mesatare në këtë shtet të vogël, por me ndasi të mëdha është 300 euro. Për çdo muaj secili punon

T’i ruajmë vlerat tona, produkti shkon e vjen

Mirë është të bojkotohet botëkuptimi serb, përpara se të bojkotohen produktet serbe. Dikur shqiptarët bënin dasma tjera krahas serbëve. Sot, thuajse me asgjë nuk dallohemi. Dikur vajzat shqiptare ndryshe visheshin. Sot shumica vishen njëjtë, mbase po të mos jetë kryqi i serbëve në qafë vaj halli. Dikur shqiptarët nuk e shanin fenë, motin e bukën, sot shumica prej tyre i shajnë. Dikur shqiptarët përgjatë kurorëzimit nuk putheshin përpara ofiqarit, sot pikërish ai që thërret për bojkot të këtyre produkteve u puth mu sikurse serbët. Të mos harrojmë, produktin përmes jashtëqitjeve mund ta hedhim, por botëkuptimin jo! Burimi: Iljasa Salihu  

Sa bukur! Në një emision në Shqipëri udhëheqësi të pranishmit i pyet:

Sa bukur! Në një emision në Shqipëri udhëheqësi të pranishmit i pyet: “cili është libri juaj i fundit që kene lexuar”? Të pranishmit përpos titullit dhe autorit të librit, qenë në gjendje në pika të shkurtra të flisnin edhe për përmbajtjen e librave të lexuara. Natyrisht, aty ku një pjesë të kohës i kushtohet librit, mos prit acar të egër në atë vend, si dhe kafshët do të jenë vetëm kafshë, ashtu sikurse njerëzit do të jenë vetëm njerëz. Sa e mrekullueshme kjo mospërzierjeje! Burimi: Iljasa Salihu

Ndarja e Maqedonisë do të ishte e dhembshme

Ndarja e Maqedonisë do të ishte e dhembshme. Do të kishte pasoja të mëdha për disa vjet radhazi, por zhvillimi i luftës mes palës shqiptare dhe pushtetit të Maqedonisë ishte edhe me më shumë pasoja, paçka se arritëm t’i përshpejtojmë proceset tona, për të ngecur së fundmi në pezhishkën e Gruevskit. Në rregull do të ishte ruajtja e kufijve të Maqedonisë po të mos ishte bërë fare luftë. Franca dhe Gjermania zhvilluan luftë të përgjakshme mes tyre, por si dy shtete dhe sot secil i është krenar me shtetin e tij, pavarësisht pasojave, madje edhe paqja në këtë rast lehtë arrihet. Pastaj këto dy shtete ndërtimin e paqes e filluan prej shteteve të tyre dhe jo brenda një shteti, pavarësisht pakicave të mbetura. Ata paqen dhe marrëdhëniet ndërshtetërore i ndërtuan dhe i rregulluan duke u marrë me ekonomi dhe jo vetëm me histori, ashtu siç bën shpura jonë udhëheqëse. Ndërsa të luftosh në të njëjtin vend dhe pastaj në të njëjtën shtëpi të bësh paqe me atë që deri dje u vratë dhe u pr

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more