Skip to main content

Posts

Maqedonia është e prirë të ketë probleme të mëdha me emrat.

Maqedonia është e prirë të ketë probleme të mëdha me emrat. Greqia nuk ia pranon emrin Maqedonisë, ndërsa qeveria e Maqedonisë nuk ia pranon emrat disa shkollave shqiptare. Pastaj emrat e shqiptarëve, të cilët patjetër duhet t’i shkruajmë edhe në kirilicë, nuk mbesin emra si duhet, deformohen pra. Bardhylit i thonë Bardil, Salihut Saljihi, Vlerës Vljera ose Vllera e të ngjashme. Kah do të sillesh e të pështillesh, mes tjerash, sheh edhe vargmale të tëra të problemeve për sa i përket emrave. Po kur të dalim te mbiemrat? Ndoshta atëkohë do t’i humb vlera emrave! Burimi: Iljasa Salihu

Seriozisht, disa profesorë nuk e kanë vendin në mësimdhënie.

Seriozisht, disa profesorë nuk e kanë vendin në mësimdhënie. Ata shihen se janë ekspert në gjumëvënie. Ata duhet të punësohen në ndonjë klinikë ku njerëzit vuajnë prej pagjumësisë! Duhet ruajtur nxënësat apo studentët prej këtyre gjumashëve. Jo rastësisht pastaj lloji i këtyre nxënësve apo i studentëve, thonë se jeta po ikën si një ëndërr. Normalisht, po kush mund të sheh ëndrra të tejzgjatura, pos atij që në të shumtën e kohës ka fjetur? Në këtë rast, nuk është problem se kush ka fjetur, por kush ishte shkaktar i asaj fjetjeje! Burimi: Iljasa Salihu

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more