Skip to main content

Posts

Fantazma në rrugë, xhirohet nga kamerat e sigurisë!? (Video)

              Videoja e bërë nga kamerat e vëzhgimit tregon habinë e një shoferi. Në video shihet shoferi që vozit natën në Kuala Lumpur të Malajzisë, kur për një çast parakalon një hije. Kur shoferi dhe udhëtari tjetër dalin, nuk shohin asgjë. Se a është i vërtet ky xhirim apo jo, gjykojeni ju. Burimi: Telegrafi

Serbët po zhduken: Çdo i treti çift nuk ka fëmijë!

               Për vetëm 10 vjet, popullsia e Serbisë është buzë katastrofës, pasi nga çdo i treti çift që kishte fëmijë, tash çdo i treti çift nuk ka fëmijë. “Nga numri i përgjithshëm i çifteve që kanë fëmijë, çdo i dyti ka vetëm një fëmijë. Situata është shqetësuese”, thotë për Blic Snezana Lakcevic, shefe e sektorit për regjistrim në Entin e Statistikave të Serbisë. Se sa e keqe thonë është situata, tregon regjistrimi i fundit: në 1458 vendbanime (31 për qind), nuk ka lindur asnjë fëmijë. Krahas kësaj, çdo vit në Serbi vdesin 34 mijë persona më shumë se që lindin. Demografët serbë kanë frikë se do të vdesin si komb! “Përveç rënies së natalitetit, në Serbi bie fertiliteti. Kjo tregon se sa gratë mesatarisht lindin fëmijë në moshën 15-49 vjeçare. Për riprodhimin e thjeshtë të një kombi është e nevojshme që shkalla e fertilitetit të jetë së paku 2.1, e te ne është 1.4 që nga viti 2005”, thotë Gordana Bjelobrk, nga sektori i statistikave vitale. Sipas saj, Ser

A JE TUJ PRITË SURLET ME KRISË?

Ishte kohë ramazani. Tri-katër copë katundesh në Kabash të Prizrenit kishin pas bërë ramazan me një tupan. Ndërmjet atyre katundeve kishte qenë një kodër, Murlan e kishin pas quajtur. Për kohë të iftarit dilte në majte të kodrës tupanxhiu me rrahë për iftar Hoxha kishte pas shkuar tek njëri në Kabash dhe pritshin të bëhet iftar, pasi të gjithë ishin të uritur. I murrën orët e po i vendosin përpara me shikuar kohën. Një djalit të shtëpisë i thanë: - Dil n divanhane e vëzhgo! Kur t’krisin tupanat, na kallxo e t’bajmë yftar. U bë koha e yftarit e djali nuk po lajmëron gjë. Këta të lodhur e të uritur po i ja lëshojnë një zë djalit: - O djalë! - Hoj! - Përgjigjet ai. - A krisën more tupanat a shka u bo? - Qe besa, more babë, ni tupan krisi qatje n’kodër... - Po shka dreqin je tuj pritë. Me krisë edhe surlet a? Ramazani s’ka surle. Pse s’erdhe me na kallxue?

Në të ardhmen pritet që energjinë ta marrim nga rrezet e diellit (Video)

        Dielli prodhon më shumë energji sesa ne mund ta konsumojmë dhe do të vazhdojë të bëj kështu edhe për pesë miliard vjet të ardhshëm, por për ta shfrytëzuar këtë energji ne duhet të jemi të zgjuar. Dielli gjendet 143 milion km nga toka, kurse flaka e shpërndarjes së valëve që bëjnë rrugën tek ne, ulin efektin për shkak edhe të dendësisë së atmosferës. Nga koha kur ato arrin në sipërfaqe, ne sillemi me një fraksion të energjisë që mund të absorbojmë, por ne mund të reduktojmë distancën në mes të kolektorit të energjisë diellore dhe Diellit, me anë të ndonjë sateliti në hapësirë. Andaj kjo është zgjidhja logjike për të vendosur kolektorin tonë të energjisë diellore jashtë atmosferës së Tokës – dhe të përdorim panelet diellorë për energji të anijeve kozmike një gjë që e bëjmë prej vitit 1958, kështu që kjo nuk është se ne nuk e dimë si ta shfrytëzojmë energjinë diellore nga hapësira. Problemi, pra është se si ta kthejmë atë në tokë. Andaj pas disa dekadave të p

Faqet e institucioneve të Kosovës

Faqet e institucioneve të Kosovës Presidenti i Kosovës Kryeministri i Kosovës Sherbime Qeveritare Online Kuvendi i Kosovës Ministria e Arsimit M. e Bujqësisë dhe Pylltarisë Ministria e Diasporës Ministria e Drejtësisë Ministria e Integrimit Europian Ministria e Financave Ministria e Forcës së Sigurisë M. për Komunitete dhe Kthim M. e Kulturës, Rinisë dhe Sportit M. e Punës dhe Mirëqenies Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Jashtme Ministria e Shëndetësisë Ministria e Infrastrukturës Ministria e Tregtisë dhe Industrisë Ministria e Zhvillimit Ekonomik Ambasada e KS në Uashington Ambasada e KS në Berlin Ambasada e KS në Tiranë Ambasada e KS në Lubljanë Ambasada e KS në Zabreb Ambasada e KS në Paris Ambasada e KS në Londër Ambasada e KS në Hagë Ambasada e KS në Bernë Ambasada e KS në Stokholm Ambasada e KS në Vjenë Ambasada e KS në Romë Ambasada e KS në Bruksel Ambasada e KS në Shkup

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more