Skip to main content

Posts

Tregimi i...përfundoi ....

Shejh Muhamed el-Arifi thotë: Tregimi i Nemrudit përfundoi .... me mushkonjë Tregimi i Faraonit përfundoi ....me ujë!!! Tregimi i Hendekut përfundoi .... me erë të fuqishme. Tregimi i Ataturkut përfundoi ...me milingon të kuqe. Tregimi i Hitlerit përfundoi ... me vetvrasje. Tregimi i Ebrehës përfundoi ....me gurë nga balta. Tregimi i Karunit përfundoi....me shafitjen e tokës…. Allahu Fuqiplot gjitha tregimet për batilin i ka përfunduar me gjëra të thjeshta. Për atë mos e preokupo veten se si do të përfundon batili, ngase nga natyra ai është i përkohshëm, por preokupoje veten me atë se çka je duke bërë për të mbrojtur hakun, ngase ai mbetet i përhershëm edhe pse zullumqarët e urrejnë. Burimi: Rufat Sherifi

ZUHDI APO ASKETIZMI NDAJ KËSAJ BOTE

E kishin pyetur Hasan el Basriun se cili është sekreti i zuhdit (asketizmit) tënd ndaj kësaj bote, kurse ai është përgjigjur:   E kuptova se rriskun tim nuk mund ta merr dikush tjetër, kështu që zemra ime u bind në të;   E kuptova se punët e mia nuk i kryen kush tjetër pos meje, për atë u mora seriozisht me to;   E kuptova se Allahu më mbikqyrë vazhdimisht, për atë turpërohesha të më takon duke bërë mëkate ndaj Tij;   E kuptova se vdekja më pret, për atë u mora me përgatitjen për ta takuar Allahun. Burimi: Rufat ef Sherifi

Sa jemi të nevojshëm për të kuptuarit dhe vigjilencën e Omerit radijallahu anhu në ditët e sotme.

Sa jemi të nevojshëm për të kuptuarit dhe vigjilencën e Omerit radijallahu anhu në ditët e sotme. Ishte pyetur Omeri radijallahu anhu: a nuk po e stolis qaben me mendafsh? Ai u pergjigje:" barqet e muslimanëve janë më meritorë".   Sa kanë nevojë ata që sot mundohen të magjepsin muslimanët me ndërtimët e larta, zbukurimet dhe stolisjet e shtrejta që të mësojnë nga Omeri r.a., në momente kur në botën islame dominon varfëria, prapambeturia dhe padituria. Burimi: Rufat ef Sherifi

Çështë puna me ne që e urrejmë vdekjen?

Një njeri e kishte pyetur Ebu Derdan: Çështë puna me ne që e urrejmë vdekjen? Ai u përgjigj: E urreni vdekjen për atë se e keni shkatërruar ahiretin dhe keni ndërtuar dunjanë, për atë edhe urreni që të kaloni nga bota e ndërtuar te bota e shkatërruar. Burimi: Rufat ef Sherifi

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more