Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Valdet Kamberi

Ramazani është mësim kolektiv!

Agjërimi është nënshtrim ndaj Allahut të Lartësuar. Muhamedi alejhi selam ka thënë: ”Kush agjëron Ramazanin me iman dhe shpresë në shpërblimin e Allahut, i falen të gjitha mëkatet e bëra”. Agjëruesi arrinë kënaqësinë e Allahut. Muhamedi alejhi selam ka thënë:” Agjëruesi ka dy gëzime: kur bënë iftarë dhe kur takon Allahun”. Muslimani mëson durimin me etje dhe uri, dhe mëson bartjen e vështirësive në rrugën e Allahut. Muslimani përjeton ndjenjën e të varfërit dhe nevojtarëve, atëhërë kur privohet nga ushqimi dhe pija. Muslimani shton dozën e vetëllogaritjes dhe kapet për moralin e lartë. Muslimani ndjenë vëllazërinë islame mes të varfërve dhe të pasurve në Ramazan. Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

Si të jetosh i lumtur?

Jeto me familjen mesatar mes butësisë dhe ashpërsisë. Jeto me njerëzit mesatar mes izolimit dhe përzierjes. Jeto me vllezërit mesatar mes shakasë dhe seriozitetit. Jeto me nxënësit mesatar mes respektit dhe thjeshtësisë. Jeto me fëmijët mesatar mes rreptësisë dhe mëshirës. Jeto me sunduesit mesatar mes distancimit dhe afrimit. Jeto me barkun mesatar mes urisë dhe ngopjes. Jeto me trupin mesatar mes lodhjes dhe rehatisë. Jeto me nefsin tënd mesatar mes privimit dhe dhurimit. Jeto me Zotin tënd mesatar mes frikës dhe shpresës. Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

Tre gjërat...!

Tre gjërat që duhet frenuar janë: gjuha, nefsi dhe nervat. Tre gjërat që duhet mbrojtur janë: feja, nderi dhe vatani. Tre gjërat që duhet t`i shmangemi janë : lajkatimi, thashethemet dhe shpenzimi i tepërt. Tre gjërat që duhet larguar janë: hasedin, të keqen dhe talljen e tepërt. Tre gjërat që duhet poseduar janë: dashuria, heshtja dhe falja. Tre gjërat që duhen patjetër janë: vdekja, ajri dhe uji. Tre gjërat që duhet urryer janë: gënjeshtra, ahmakllëku dhe mendjemadhësia. Tre gjërat që duhet dashur janë: takva, sinqeriteti dhe trimëria. Tre gjërat që ndriçojnë janë: besnikëria, vërtetësia dhe përpjekja. Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

Në Ramazan…

Gjumë ditën, zgjim natën. Ndërsa koha e lire kalohet në internet. Kjo nuk është jetë . Ky nuk është agjerim!! Kjo është vetëm privim nga ushqimi dhe pija. Ramazani është rast i artë, ai që e shfrytëzon fiton. Pastërtinë e ‘arit’ të Ramazanit e përgatisni vet! Nuk është rast për të fjetur, ndenjur zgjuar (pa nevojë) apo për të pakuar kilogramët. Kush e din? Ndoshta mund të jetë Ramazani yt i fundit. Ngrituni për vetvetet tuaja dhe përpiquni në adhurime e punë të mira. O Allahu ynë! Kërkojmë nga ti mëshirën, udhëzimin, dhe ndihmën tënde në agjërim dhe namaz. Përshati: Hoxhë Valdet Kamberi

Çka kam mësuar nga rruga e selefit ?

1- Prej politikës është lënia e politikës. 2- Citati ka përparësi para mendjes. 3- Të mos i bëj shok Allahut. 4- Allahu është mbi Arsh. 5- Dy dëshmitë edhe nëse i komenton në vëllime të tëra nuk mjaftojnë. 6- I gjalli nuk mund të shpëtoj nga fitnet (sprovat). 7- Fanatizmi vetëm për Allahun dhe Muhamedit alejhi selam. 8- Nderimin e dijetarëve. 9- Sufitë janë grup i humbur. 10- Çdo gjë që është shpikur në fe pa argument është bidat-risi. 11- Nuk respektohet krijesa për t’i bërë mëkat Allahut. 12- Dije, punë, davet (thirrje) dhe durim. Allahu e shpërblefte atë që mi ka mësuar këto. Përshtati: Valdet Kamberi

Motra të ndëruara, KUJDES !!! nga ujku i internetit

Motra të ndëruara, KUJDES !!! nga ujku i internetit Të nderuar motra, kujdes nga ujku i internetit! Kujdes nga ai që të flet ty në emër të "dashurisë" ,nga ai i cili të premton martesën por ai të thotë se dëshiron që të të njohë "më mirë" në chat,i cili dëshiron të shoh fotografin tuaj,i cili dëshiron që të takohet me ty ,që të ketë një pamje të mirë për "bashkësortën e tij të ardshme" gjitha këto i bën para se ta marrë hapin e parë dhe të flet me prindin tënd ... Nëse do ishte i drejtë,dhe i mirë ,ai do ta bënte këtë menjëherë ,do të vinte në shtëpin tënde dhe do e pyeste babanë(apo kujdestarin) tënd për dorën e martesës sate. Eshtë një fjalë e urtë arabe që i përshkruan këta lloje të njerëzve që "duan të hyjnë nga dritarja ,dhe jo nga dera" kurse Allahu në Kur`an thotë: "...Në shtëpitë hyni kah dyert e tyre dhe kini frikë All-llahun që ashtu të gjeni shpëtim." E huazuar   Valdet Kamberi  

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more