Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Tjera

Më treguan se është çështje KAMATE.

Po tregon një mik një ndodhi të cilën e kishte pa pas namazit të Akshamit. Ai thotë: SubhanAllah, sot pas Namazit te Akshamit te piceria Napoli isha dëshmitar i një përleshje në mes disa njerëzve, ... shaheshin mes vete, aspak nuk e bajshin mall të shamen, deri sa eskaloi situata dhe filluan të thejne xhama të çajtores aty afër dhe kërcënimet me vrasje. Nxorën edhe Pistoleta por elhamdulilah nuk gjujtën. Kur i pyeta disa se çka ndodhi dhe pse ndodhi?   Më treguan se eshte çështje KAMATE. Allahu na falt!   Ku e bije Harami punen!   Thashë: elhamdulilah që Allahu na ka dhënë fe dhe largohemi prej harameve. Burimi: Bekir Halimi  

Ka kafshë të cilat i...

Ka kafshë të cilat i frikësohen njerëzve, kafshë këto prej të cilave frikësohen edhe njerëzit. Kafshët frikësohen prej njerëzve dhe njashtu njerëzit prej kafshëve. Sikur njëra palë ta dinte se pala tjetër i frikësohet tjetrit nuk do të mbisundonte gjithaq frika mes nesh. Sidoqoftë, mirë që nuk kanë njohuri se të dy palët frikësohen prej njëra-tjetrës, sepse ndoshta do të ziheshin e ndesheshin më shpeshë dhe kjo pa dyshim do t'i dëmtonte njerëzit dhe kafshët! Burimi: Iljasa Salihu  

Në kohën kur shumë vajza shqiptare nga mëma Shqipëri...

Në kohën kur shumë vajza shqiptare nga mëma Shqipëri po martohen me serb e maqedonas, vajzat ukrainase në shenjë pakënaqësie me politikat ruse, kishin vendosur një embargo seksuale ndaj meshkujve rus. Ende nuk dihet qëndrimi i meshkujve ukrainas ndaj vajzave ruse, ashtu siç nuk dihet ende qëndrimi i meshkujve shqiptar ndaj vajzave serbe dhe maqedonase, mbase këtyre u mungon edhe një qëndrim i prerë ndaj bijave e motrave të tyre, femra këto të cilat paturpësisht ia mësyjnë dyerve skajshmërisht të huaja! Burimi: Iljasa Salihu  

Njeriu i mençur pasi që është i shëndetshëm dhe ka kohë boshe duhet të...

Shejh Muhamed ibën Salih el-Uthejmini, rahimehullah, thotë: "Njeriu i mençur pasi që është i shëndetshëm dhe ka kohë boshe duhet të kujdeset për vepra të mira që nëse nuk mund ti bën ato vepra për shkak të sëmundjes ose angazhimit ti regjistrohet shpërblimi i plotë". Komenti i librit Rijadus-Salihin, 2/189 Burimi: Bekir Halimi  

Ndihma vjen një nga një!

                         www.facebook.com/KorporataRugove   Një like në Korporatën “Rugove”, do të shndërrohet në dhjetë centë, ndihmë për fëmijët e prekur me sindromën Down! Përgjegjësia shoqërore ka shumë rëndësi për Korporatën Rugove, e cila edhe me herët ka përkrahur shumë organizime, evente bamirësie dhe individ. Kjo është hera e parë që Korporata Rugove në bashkëpunim me Shoqatën Down Sindrome Kosova, organizon një kampanjë përmes mediave sociale, Facebook-ut, ku apelohet tek të gjithë qytetaret t’ia bëjnë “like” (pëlqim) faqes zyrtare të Korporatës “Rugova”. Kjo korporatë është zotuar se për çdo pëlqim i cili vije në faqen e saj, ajo do t’i shndërrojë ato në dhjetë cent vlerë, duke kontribuar kështu Shoqatës Down Sindromë Kosova dhe personave, femijëve, të prekur nga ky Sindromë. Përmes kësaj mbështetje financiare prej Korporatës Rugove, Down Sindromë Kosova pritet ti përmisojë dukshëm kushtet e punës të cilat do ti ndihmojnë shumë në përmisimin dhe përk

Është padrejtësi dhe e pandershme t’i thuash bashkëbiseduesit...

Është padrejtësi dhe e pandershme t’i thuash bashkëbiseduesit: “Ju lutem po të pyes diçka, por më trego drejtë”! Ju parimisht dëshmoni se ky nuk po e flitka të drejtën, ndaj përpiqeni që kësaj radhe të ndikoni që ai ta tregojë vetëm të drejtën. Këtë anomali më ka rënë shpesh ta dëgjoj, ndaj le të kemi kujdes se kjo sjellje është nënçmuese, edhe pse mund të bëhet padashje! Burimi: Iljasa Salihu

ISHALLA VJERRET NAJ NUSE!

Hamzë Devolli i Pejes kur i shihke merimangat n’oda, thojke: -Kush do m’u vjerrë n’atë kanop? Nuset s’folshin hiç, e Hamza ni dit e bani ket dua: -Insha’Allah vjerret naj nuse n’ta! Mas ksaj duaje, nuset si i pashin merimangat i marrshin fshisat n’dorë e fshijshin! Burimi: Mexhid Yvejsi

DERTI I NONËS!

Mbas 10 vjetve n’Amerikë, n’gyrbet, Shabani u kthye n’katun t’vet, nona po e pyet: - Me shka erdhe djali jem? - Me aeroplan oj nonë - u përgjigj djali. - Uh mjer nona, janë da vllaznia, u ngushtu oborri, e po baj dert, ku ki mi lon aroplanin, se mi lon n’sakak ta vjedhin, biro ?! Burimi: Mexhid Yvejsi

Serialet turke që janë duke u ndjekur me shumë vëmendje...

Serialet turke që janë duke u ndjekur me shumë vëmendje nëpër familjet tona, dukshëm ia kanë lehtësuar hajdutëve që t’i vjedhin shtëpitë jo në orët e vona, por në orët ku edhe pulat janë zgjuar. Meqë këto seriale prej kohësh na e vodhën moralin, tani ndikimi i tyre ka filluar të shtrihet edhe në fusha të tjera! Burimi: Iljasa Salihu

Bota perëndimore harxhon më shumë se...

Bota perëndimore harxhon më shumë se 3 trilion dollar për zhvillimin e shteteve të pazhvilluara, mirëpo parashtrohet pyetja: sa kanë lëviz këto shtete në drejtim të zhvillimit?! Sasia më e madhe e këtyre pareve harxhohen në paga të majme të ekspertëve dhe harxhime administrative! Burimi: Bekir Halimi

O Zot, ma bën të mundur të mos i ngjajë ndonjë terroristi me uniformë zyrtare dhe fare pa uniformë

O Zot, ma bën të mundur të mos i ngjajë ndonjë terroristi me uniformë zyrtare dhe fare pa uniformë Të rrahin policia pa asnjë argument, mbase vetëm pse mund të kishe ngjarë me ndonjë terrorist, pastaj fatkeqësia e radhës pas kësaj tragjedie është se këtë rast duhet lajmëruar në polici. T’i hanë ujku delet dhe këtë rast detyrohesh ta lajmërosh në llavën e ujqve, kështu disi i thonë kësaj pune! Burimi: Iljasa Salihu

I thash babës...

I thash babës: o babë, ti ke bërë shum msytnija(shkusija), ky shoku jem 30 vjet i boni hala pa martu. Më tha: bir ka kalu koha jem, e ka facebookun ky :A Realitet !!! Burimi: Senad Ramadani

Ju mund të pajtoheni ndërmjet veti, por nuk është e tëra vetëm të pajtoheni

Përse nuk lexon kur unë shkruaj? Sepse ti nuk e ke kuptuar se kot shkruan për mua, kur unë nuk e kam ndërmend t’i lexoj shkrimet e tua. Atëherë pra nuk do të shkruaj! E shumë mirë, tani do të pajtohemi; ju nuk shkruani dhe unë nuk lexoj, ja pra sesi mund të jemi në të njëjtat binar! Burimi: Iljasa Salihu

Dikush mund të ketë angazhim shumë anësor por të jetë vendimtar në fitore

Dikush mund të ketë angazhim shumë anësor por të jetë vendimtar në fitore. Rasti i dr. Lionelit me mbretin Xhorxh IV në kohën e luftës së dytë botërore. Mbreti belbëzonte, kurse dr. Lioneli e ndihmonte ta tejkalon këtë vështirësi. Fjalimet e mbretit, falë punës së palodhshme të dr. Lionelit ishin ato që zgjuan rezistencën dhe shpirtin luftarak kundër nazizmit. Burimi: Bekir Halimi

Po të mos isha besimtar...

Një shok me të cilin qemë bashkë në pluhurin e 2001-shit më tha i dëshpëruar: po të mos isha besimtar qëmoti do t’i kisha dhënë fund jetës. Sa e dhimbshme! Nuk pata fuqi të flas fare, përkundër se shquhem për këshillëdhënës. Ndonëse për këtë brengë edhe unë kisha nevoj për ndonjë këshillues! Burimi: Iljasa Salihu

Mallkuar qoftë çdo...

Mallkuar qoftë çdo shqiptar që është përzier në politik për interesat e tij të ngushta personale dhe kështu na i ka prish ëndrrat që i kishim dikur për shtetin e pavarur të Kosovës. Turp i qoftë të pafytyrit! Amin Burimi: Lulzim Susuri

Shkaku i shëndetit të mirë

Esmaiu, rahimehullah, thotë: Takova një njeri i cili kishte mbushur 120 vjet, i cili ishte me shëndet të mirë, dhe e pyeta për shkakun e kësaj gjëje? Mu përgjigj duke me thënë: "Braktisa zilinë e fitova shëndetin". Burimi: Bekir Halimi

Senin që po e vërejm kohëve të fundit në facebook

Senin që po e vërejm kohëve të fundit në facebook është kjo: njerëzit po i hapin 2 ose 3 akounta(llogari, profile) në facebook me foto të tyre dhe po e postojnë në profilin e tyre që kinse ato dy llogari nuk janë të tyre por janë të atyre që ;''ma kanë inati'' (hhahaha çfarë mendimi idiotesk) që i kanë hap për inati të tyre. O njerëz leni këto fore e mos u munoni mu kon në qendër të vëmendjes me veprime idioteske. Askush nuk interesohet për kurva e kurvana përveç kurvanave e kurvave. Stop Balicave e Balave

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more