Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Tjera

Deputeti dhe Pastruesi

Deputeti: Ah sikur të kisha qenë pastrues, të paktën do ta ndiente dikush mungesën time! Pastruesi: Eh sikur të isha deputet, të paktën do të kisha thënë se pastruesit vlejnë shumë dhe se do të kisha aq respekt për këtë shtresë sa kam edhe për një koleg timin! Burimi: Iljasa Salihu

Nxënësit e shkretë...

Nxënësit e shkretë, pasi tashmë e sa vjet u helmuan prej sistemit arsimor eksperimental, tani qenkan helmuar edhe me gazë helmues! Ky rast na ktheu shumë vite mbrapa, dhëntë Zoti të mos kthehen pastaj ato vite që rrodhën pas helmimeve të nxënësve nëpër shkolla të mesme. Burimi: Iljasa Salihu

Mevlude me eksperienc 25 vjeçare hahhahahaha

Mevlude me eksperienc 25 vjeçare  hahhahahaha

Dielli njësoj për çdo cep të tokës dhe ujit lëshon ngrohtësi

Dielli njësoj për çdo cep të tokës dhe ujit lëshon ngrohtësi, por është toka ajo që ndikon, me lejen e Krijuesit, se cili cep duhet ngrohur tani dhe cili për më vonë, mbase edhe duke lënë ndonjë cep gjithmonë larg rrezeve të diellit, ngrohja e të cilit do të ndodhë vetëm atëherë kur njeriu përmes epshit të pangopur në konkurrencën e prodhimit do ta vrimonte jo natyrshëm mbështjellësin e tokës, duke i dhuruar kështu rreze po ashtu jo të natyrshme akullnajave, rezultati i së cilave do të jetë ngadhënjimi i mëtutjeshëm i ujit kundrejt tokës, me këtë edhe duke i fshirë disa shtete prej hartës tokësore. (Pjesëz nga romani “Beteja e paqes”) Burimi: Iljasa Salihu

Një kërkesë të çiltër deri te hoxhallarët

Kërkesë Një kërkesë të çiltër deri te hoxhallarët. Mundësisht, të nderuar ju që e dini më së miri të mirën dhe të keqen, të lejuarën dhe të ndaluarën, lëreni duhanin, shporreni këtë materie helmuese, këtë vrasëse të ngadaltë, sepse shumë sosh nuk e kanë ndërmend të heqin gojë prej duhanit, duke u arsyetuar se me qenë e urrejtur apo e ndaluar, atëherë hoxhallarët nuk do ta pinin cigaren. Lëreni për hir të Zotit, sepse dobitë do të jetë të shumëfishta. Do të largoheni prej një mëkati të vogël, kur dihet mirëfilli se po nga ju kam mësuar se nuk kemi mëkat të vogël derisa ia përsëritet; do ta kurseni shëndetin prej dëmtimit; pamjen prej shëmtimit; do të kurseni para; do t’i shpëtoni anëtarët e shtëpisë suaj prej erës së qelbur dhe prej shkundjes së tavllës së duhanit dhe pa dyshim do ta kurseni edhe qartëpamësinë e mjedisit! Burimi: Iljasa Salihu

Trimëria e djaloshit që duke rezikuar jeten e vet arriti që ta shpëtoj nga lumi një drer të vogël

Trimëria e djaloshit që duke rezikuar jeten e vet arriti që ta shpëtoj nga lumi një drer të vogël. Djaloshi me emrin Belal nga Banladeshi u zhyt lumi dhe ariti ta shpëtoj kafshën e cila ishe e pafuqishem për të dal nga lumi. Pasi shpëtoi nga ky djalosh, dreri i vogël ju bashkua familjes së vet...

Shkaku: shpejtësia!

Shkaku: shpejtësia! O vëllezër shqiptar të Shqipërisë, vallë si nuk e kuptoni se çdo gjë ka masë? Si nuk e kuptoni se më mirë pesë minuta më vonë sesa tërë jetën të mos mbërrish në cak! Ose mjafton të niseni me kohë. Burimi: Iljasa Salihu

Mundësisht askush të mos i thotë EULEX-it...

Mundësisht askush të mos i thotë EULEX-it se ka marrë mësymje për ta njollosur UÇK-ën përmes qepjeve të akuzave të paqena. UÇK-ja është e pastër si loti, ndërsa hajduti është hajdut, qoftë ky edhe ushtar a komandant i dikurshëm. Tani EULEX-i vetëm se po e vërteton bindjen e qytetarëve, ngase për dhjetë vjet të grumbullohet gjithë ajo pasuri prej politikanëve dhe tregtarëve miq të politikanëve, vërtet është çmeri! Burimi: Iljasa Salihu

Kishte mohuar fejesën dhe martesën...

Kishte mohuar fejesën dhe martesën, ngase i mungonte shtëpia ose banesa, puna dhe vetura. Pas disa viteve, kishte bërë shtëpi, dy banesa dhe një veturë shumë të shtrenjtë. Tani i kishin ardhur mend, kishte menduar të fejohet dhe pas disa muajve të martohet. Për fat të keq, kishte harruar i gjori se kushtet i kishte bërë, por vitet i kishin ikur! Burimi: Iljasa Salihu

E vërteta rreth kolegjeve universitare (Universiteteve private)

E vërteta rreth kolegjeve universitare (Universiteteve private) Profesori apo Profesoresha ia dërgon pyetjet e testeve në email studentëve/studenteve dhe ata/ato i mësojnë sikurse testet e autoshkollës dhe pastaj ata/ato marrin 9-she dhe 10-she. Shumica e testeve të tyre ishin me nga 10 pyetje dhe të gjitha me opcione pra që as mos të lodhen me shkru.

Vitet dhe skijimi

Në vitin 2012 doja të shkoja në skijim, por nuk kisha kohë. Në vitin 2013 doja të shkoja në skijim, mbase kisha kohë, por më mungonin skijat. Ndërsa në vitin 2014, gjeta kohë dhe skija, por tani bora më mungon. Kështu e ka jeta, gjithherë të mungon ndonjë gjë, por nuk duhet dorëzuar. Kësisoj, në mëngjesin e hershëm do të rrëshqasim nëpër rrëpirat e pyllit të veshura me bar që sipër si një jorgan i leckosur i qëndron bryma! Burimi: Iljasa Salihu

Peshku transparent

SubhanAllah ... një peshk transparent (i tejdukshëm) i gjetur ne ujërat e Zelandës së Re ...   ... I Lartësuar qoftë All-llahu Krijuesi më i Mirë ...     Burimi: Valdet Kamberi

Letër e hapur Ramush Haradinajt … Adem Grabovci

Ndërtimi i shtetit, demokracia dhe interesi publik janë sinonime sublime të çdo qytetari të Republikës së Kosovës. Jemi në fazën e njohjeve të fuqishme ndërkombëtare si shtet i pavarur, anëtarësimit në Bankën Botërore, në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe së shpejti në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në fazën e rritjes ekonomike dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve. Me sa duket disa si ti nuk i gëzohen këtij suksesi. Sot kur e gjithë bota po na shikon, me të detyruar po të drejtohem me këtë letër publike.   Ditëve të fundit Ramush Haradinaj zgjodhe rrugën e sulmit, shantazhit ndaj personalitetit tim duke tentuar të më njëllosësh, të më kërcënosh, të më shantazhosh dhe të më linçosh. Sulmet pa fakte aq më tepër kur vijnë nga njerëzit si ti që janë sinonim i anës së errët politike, frikës, kërcënimit, zhvatjes dhe reketimit të qytetarëve dhe bizneseve kanë një qëllim: fshehjen e së vërtetës dhe nxitjen e dhunës dhe urrejtjes. Për 3 dekada jam munduar dhe

Aq të hershëm ishin sa...

Aq të hershëm ishin sa kafen e mëngjesin e kishin pirë në ora 12:00. Lëre që në punë kishin treguar përtaci të pashoq, por i lumtë që këtë shprehi e kishin shtrirë edhe nëpër kafene. Kësaj i thonë të mos aktrosh! Njësoj, si në punë ashtu edhe jashtë pune.     Iljasa Salihu

Njëri që nuk kishte mundur ta mësonte mirë gjuhën angleze....

Njëri që nuk kishte mundur ta mësonte mirë gjuhën angleze kishte thënë: "Nuk do të bëhem taksist, as nuk do të konkuroj në administratën shtetërore për punë, porse do të bëhem kryetar komune ose edhe kryetar shteti, vende këto që ende nuk kam parë të kërkohet njohja e shkëlqyer e gjuhës angleze"!     Iljasa Salihu

Ç’farë solidariteti?

Ç’farë solidariteti? Muhamed ibën Munadhiri, rahimehullah, thotë: Isha duke ecur me Halil ibën Ahmedin dhe mu këputën lidhëset e këpucave të mia dhe edhe ai i nxori këpucët e veta. I thash: çka je duke bërë? Tha: solidarizohem me ty duke ecur zbathur”. Mekarimul-Ahlak, fq. 94 dhe “El-Xhami li-Ahlakir-Ravi”, 2/242 Burimi: Bekir Halimi

Digital Kosovo - ndihmo edhe ti

Ndikimi i jashtëzakonshëm dhe mundësitë e panumërta që ofron në ditët e sotme e kanë bërë internetin pjesë të domosdoshme të jetëve të njerëzore. Duke nisur nga faqe shumë të thjeshta deri tek ato që ofrojnë shërbime nga më të komplikuarat, interneti ka ndryshuar mënyrën e jetësës së njerëzve, por jo vetëm kaq. Interneti sot është bërë pjesë integrale e strategjive diplomatike më të sofistikuara të botës, përmes së cilave shtetet synojnë të arrijnë qëllime të caktuara. Pjesë e një strategjie të tillë është edhe projekti më i ri i Fondacionit IPKO, Digital Kosovo. Digital Kosovo mëton që ta qoj njohjen e Kosovës përtej kufijëve të diplomacisë tadicionale, ta integroj atë në botën digjitale. Ideuar e realizuar nga Kushtrim Xhakli, anëtar i bordit të Fondacionit IPKO, Digital Kosovo është portali nga ku secili njeri mund t’i drejtohet kompanive e korporatave të mëdha për ta integruar Kosovën në ueb faqet e tyre. Mision

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more