Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Thënie

Me Ndershmëri!

Me Ndershmëri! Nëse njeriu nuk ndien as kënaqësi as dhimbje, Nuk ndien as gaz, as hidhërim, as shpresë... Një gjë po jua them me ndershmëri dhe bindje, Lëreni të vdesë... | Dritëro Agolli |

Kur buzëqeshja jote nuk çmohet

Kur buzëqeshja jote nuk çmohet, mos u pikëllo ! Ti përfitove diçka më me vlerë për të ardhmen tënde, ruajtjen dhe kujdesin prej tyre. Kush s'di të çmojë buzëqeshjen, si do të dijë të çmojë pikëllimin tënd ! Shpeshherë gjërat e vogla, të ruajnë gjërat e mëdhaja. Vazhdoje buzëqeshjen, jeta të zbukurohet. Kjo do të mjaftonte !   Avni Tafili  

Kush sulmon ushtarët, ka sulmuar ushtrinë, kush sulmon ushtrinë, ka sulmuar një popull!

Është mjerim, përtej mjerimit, kur sakrifica e një populli për liri e dinjitet ndëshkohet, siç po ndodh në trevat tona ! Çdo luftë ka të metat e saj, por lufta e bijve shqiptarë në trojet e tyre është më e pakta në të meta. Ajo s'luftoi për të zaptuar, por për të çliruar e mbrojtur. Aty u vranë fëmijë, gra e pleq, e të pafajshëm. Dhe jo vetëm kaq. Këtë shqiptarët s'e bënë! Kjo s'kapërdihet. Kush sulmon ushtarët, ka sulmuar ushtrinë, kush sulmon ushtrinë, ka sulmuar një popull! Ai popull që u rrit nën trysninë e tytave, sot dënohet pse ngriti kokë. Të gjithë, brenda mundësive, në mbrojtje të luftës së drejtë dhe kushtrimit për liri e dinjitet! Nëse sot nuk ngrihet koka, ajo është shtypur për mot. Jo vetëm në Kosovën e copëtuar. Avni Tafili    

Një thënie për kohën

Një thënie për kohën

Një thënie për guximin nga Avni Tafili

Avni Tafili Guxo, nëse do të jetosh me dinjitet! Ai guxim le të jetë vendosmëri për të mos lejuar të cenohet nderi yt dhe i familjes. Dhe i njerëzve përreth teje. Jeto me zemër të qëndrueshme, që ecja jote të jetë sa më e qëndrueshme. Mos lejo që të cyturit nga e keqja të ta zmbrapsin rrugën drejt epërsisë morale e intelektuale. Mbaje veten, dhe kur ajo rrëzohet, duke u cytur nga të cyturit. Ndiq gjurmët e njerëzve të mëdhenj! U rrëzuan, u ngritën. U dobësuan, u forcuan. U luftuan, ngadhënjyen. Ji prej tyre. Jo prej atyre. Dhe përkujtoje sa më shpesh se, jeta e kësaj bote e përkohshme, kalimtare.

Ruajuni nga dy të mallkuarit

Dhe Pejgamberi alejhi selam, thotë: “Ruajuni nga dy të mallkuarit.” As`habët pyetën: “O Pejgamberi i Allahut, kush janë ata të dy?” Tha: “Këta janë ata që e kryejnë nevojën nëpër rrugën ku kalojnë njerëzit dhe në hijen ku ata pushojnë.” Transmeton Ebu Davudi nga Ebu Hurejre.

Une nuk pikova nga qielli

Une nuk pikova nga qielli ,por nga kjo toke burova, ketu vuajta, ketu qava, ketu u rrita, ketu e ndertova karakterin tim, ketu e mora frymzimin tim, e nga dashuria si ndjej ne shpirt po shkruaj, se jam prodhim i kesaj toke, e per kete toke po vuaj...! |Lec Burgaj|

Një thënie-këshillë për edukimin e fëmijës

Kur më së paku e presim...

"Kur më së paku e presim, jeta na vë në sfidë për të provuar guximin dhe gatishmërinë tonë për të ndryshuar; në një moment të tillë, nuk ka aspak kuptim të pretendojmë se nuk ka ndodhur asgjë apo të themi se nuk jemi ende gati. Sfida nuk të pret.Jeta nuk shikon më nga prapa. Një javë është mëse e mjaftueshme pë ne që të vendosim, nëse do e pranojmë apo jo FATIN tonë." -Paulo Coelho-

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more