Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Test nga kimia

Cilat janë komponimet e (ksenonit) Xe me fluorin(F) dhe me oksigjenin (O) ?

Cilat janë komponimet e (ksenonit) Xe me fluorin(F) dhe me oksigjenin (O) ? Komponimet e ksenonit me fluorin janë : Difluoruri i ksenonit (XeF2),tetrafluoruri i ksenonit (XeF4) dhe heksafluorurin e ksenonit (XeF6) ndërsa ksenoni me oksigjenin formon dy lloje oksidesh ; treoksidin e ksenonit(XeO3) dhe tetraoksidin e ksenonit (XeO4).

Cilat elemente bëjnë pjesë në grupin e 18 dhe cfarë konfiguracioni kanë?

Cilat elemente bëjnë pjesë në grupin e 18 dhe cfarë konfiguracioni kanë? Ne grupin e 18 të sistemit periodik bëjnë pjesë : Heliumi(He), Neoni(Ne), Argoni(Ar), Kriptoni(Kr) dhe Radoni(Rn) Heliumi përmban vetëm dy elektrone dhe ka konfiguracion elektronik 1s2 ndërsa elementet e tjera të këtij grupi kanë konfiguracion elektronik ns2np6.

Cilat janë llojet e lidhjeve kimike ?

Cilat janë llojet e lidhjeve kimike ? Llojet e lidhjeve kimike janë të ndryshme, varësisht se në çfarë mënyre do të arrihet dubleti ose okteti elektronik.  Njihen shumë lloje të lidhjeve kimike si p.sh.: lidhja jonike, kovalente, metalike, koordinative, hidrogjenore etj.

Si u zbulua tabela e sistemit periodik të elementeve ?

Si u zbulua tabela e sistemit periodik të elementeve ?  Klasifikimi i parë i elementeve kimike rrjedh nga shek. 19, kur njiheshin 63 elemente. Këto ishin të ndara në dy grupe: në metale dhe jometale. Ky klasifikim kishte shumë dobësi, sepse kishte dallime të mëdha në vetitë e metaleve të caktuara, por edhe midis jometaleve. P.sh. jodi si jometal ka shkëlqim metalik dhe tregon përcjellshmëri të dobët të rrymës elektrike, kurse disa metale si p.sh. zinku dhe alumini tregojnë disa veti të jometaleve. Prandaj kishte nevojë për një klasifikim të ri të elementeve. U bënë shumë tentime dhe mundime. Deri në vitin 1869 të gjitha ishin të pasuksesshme. Në këtë vit kimisti rus Dimtrij Ivanoviç Mendelejev erdhi deri në idenë përa radhitjen e elementeve sipas masës atomike. Ai ishte i bindur se masa atomike është karakteristikë themelore dhe kryesore e pandryshueshme e çdo elementi kimik, e cila i cakton vetitë e tij. Mendelejevi i radhiti elementet sipas rritjes së masës atomike. G

Çfarë është sistemi periodik i elementeve ?

Çfarë është sistemi periodik i elementeve ?   Elementet kimike janë të vendosura në tabelën që quhet sistemi periodik i elementeve. Numri atomik i elementit gjendet mbi simbolin kimik.  Sistemi periodik është mjeti kryesor ndihmës për çdo kimist.  Nga pozita e elementit në sistemin periodik mund të caktohen vetitë kryesore dhe struktura e atomit të elementit. Sistemin periodik do ta përdorni pandërprer ë dhe njëherit do t’i zgjëroni njohuritë mbi të. 

Konina (C8H17O3N):

Konina (C8H17O3N):   a)eshte alkaloid i opiumit b)helm i fort paralizon sistemin nervor c)perdoret per stimulimin e sistemit respirativ te trurit qendror d)gjendet ne gjethet dhe rrenjet e duhanit ?

Cila eshte e sakt për fosforin ?

Cila eshte e sakt për fosforin ?   a)fosfori i bardhe eshte shume realtiv ka temp. te ulet te ndezjes ,nuk tretet ne uj por ne disulfur karboni.   b)fosfori i zi gjason shum me grafitin per nga pamja ,esht i yndyrshem kur preket dhe nuk eshte perques i rrymes elektrike.   c)fosfori i kuq eshte plihur me ngjyr te kuqe te mbyllet,tretet ne uje dhe eshte shum reaktiv

Trifenilmetani mirret si:

Trifenilmetani mirret si:   a.derivat i metanit ne te cilin triatomet e hidrogjenit jane te zevendesuar me mbetje fenile b.derivat i antracenit me tri unaza benzen c.derivat i fenantranit me tri unaza benzeni
Alkoolet në çdo proporcion përzihen me ujin sepse formojnë lidhje: a) Hidrogjenore b) Kovalente C) Polare d) Jonike

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more