Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Shkrime nga Ag Apolloni

Një roman rock’n’roll

Një roman rock’n’roll  Vepra “Mimesis” e Andrej Nikolaidis, edhe pse e shkruar në gjininë e romanit, imiton formën e albumeve muzikore, duke u ndarë në dy pjesë (A dhe B) me nga pesë “këngë” për absurdin ballkanik. Secili kapitull emërtohet me tituj nga hitet e muzikës rock, përmbajtja e romanit është e mbushur me elemente të rockut (seks, drogë, muzikë) dhe gjithandej në roman artikulohet një rock-revoltë ndaj realitetit ballkanik Andrej Nikolaidis (1974, Sarajevë) është shkrimtar dhe gazetar me vendbanim në Ulqin. Si shkrimtar ka shkruar librat me tregime “Shqyrtime mbi indiferencën” dhe “Katedralja në Sijetll” dhe romanet: “Pse Mira Furlan”, “Ata”, “Mimesis” dhe “Biri”; ndërsa si gazetar ka shkruar kolumne për disa gazeta dhe revista dhe njihet për polemikën e ashpër me regjisorin Emir Kusturica të cilin e ka quajtur “një nga yjet më të mëdhenj mediatik të kohës së Milosheviqit”. Si në gazetari, ashtu edhe në letërsi, Andrej Nikolaidis është autor që e thotë të vërtet

Arti transpersonal i Eric Claptonit

Ag APOLLONI  ARTI TRANSPERSONAL I ERIC CLAPTONIT Kënga “Tears in Heaven” (“Lot në Parajsë”) e Eric Clapton-it është tekst i shkruar nga dy persona: Will Jenings dhe Eric Clapton. Si argument për ndërtimin e tekstit ka shërbyer një fatkeqësi familjare e këngëtarit, përkatësisht vdekja e të birit të tij Conor-it, humbja e të cilit ka lindur dhembjen, të cilën Clapton-i deshi ta përjetësojë në këngë në koautorësi me tekstshkruesin Jenings (autor i disa hiteve të Celine Dion, B.B. King, Roy Orbison etj.), i cili, duke e konsideruar dhembjen e Clapton-it personale, hezitoi ta shkruante tekstin. Por, pas insistimit të Clapton-it (që mund të merret si kërkesë për art transpersonal) dhe pas simulacionit të Jenings-it mbi vdekjen e Conor-it si humbje të veten personale, u krijua teksti transpersonal “Tears in heaven”. Ja si e komenton Jenings kontekstin e këngës: “Eric dhe unë ishim angazhuar të shkruanim një këngë për filmin ‘Rush’. E shkruam këngën ‘Help me up’ për fundin e filmit…

Kur kursi i jetës bëhet diskurs i veprës

Kur kursi i jetës bëhet diskurs i veprës  (Jean-Marie Gustave Le Clezio, "Afrikani") Nobeli i vitit 2008 i takoi shkrimtarit frëng, J. M. G. Le Clézio, pasi kishte shkruar mbi dyzet vepra letrare dhe dokumentare për fëmijë dhe të rritur dhe pasi ishte nderuar me gjashtë çmime prestigjioze në vendin e tij, ku njihet si shkrimtari më i madh i gjallë. Në këtë rast duhet të pajtohemi që numri shtatë është numër i fatit, pasi që shpërblimi i shtatë ishte pikërisht Nobeli, çmimi më i madh në karrierën e tij letrare. Edhe pse gjatë vitit 2008 kishte kandidatë për Nobel që ishin të përkthyer në mbi 30 gjuhë, fitues u shpallë shkrimtari i përkthyer vetëm në tri gjuhë (anglisht, gjermanisht dhe suedisht) me motivacionin: “autor i shtigjeve të reja, aventurave poetike dhe ngazëllimeve sensuale, eksplorues i ndjenjave njerëzore para dhe pas sundimit të qytetërimit”. Fama dhe vlera  Në botën postmoderne, që karakterizohet nga shoqëria e konsumit, fama dhe vlera janë dy

Filmi i Zenonit në kinemanë e Platonit

Filmi i Zenonit në kinemanë e Platonit  Pavarësisht që kjo kinematografi e sotme nuk njihej në Antikë, "katër aporitë" e Zenonit dhe "alegoria e shpellës" e Platonit mund të konsiderohen bazë e teorisë së filmit. Sipas Zenonit, filmi do të ishte thjesht një shumësi e fremave, kurse shpella e Platonit, në muret e së cilës lëvizin hijet, lirisht mund të quhet “kinemaja e parë botërore” Ag APOLLONI Në fillim është ideja. Shkrimi është imitim i idesë, thoshte Platoni (i lindur në Athinë, në vitin 428 para erës sonë) në “Republikën” e tij. Nga atëherë deri sot, në republikën tonë nuk vërehet ndonjëfarë përparimi. Këtu vetëm mund të mendohet, kurrsesi të realizohet. Platoni e njihte filmin, por nuk mund ta realizonte ndryshe veçse në imagjinatë. Po ashtu edhe ne, sepse shteti ynë nuk ndanë buxhet për të bërë film. Madje, sikur të mos mjaftonte kjo, njerëz të autorizuar nga shteti i përjashtuan artistët nga shteti, duke i injoruar që në fillim (domethënë: duke

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more