Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Lutje

All-llahu im, m'i fal gabimet e mia

"All-llahu im, m'i fal gabimet e mia, injorancën time, lëshimet në punën time dhe atë që Ti e di më mirë se unë. All-llahu im, më fal seriozitetin tim dhe shakanë time, gabimin që e bëj pa qëllim dhe me qëllim, ngase të gjitha këto i posedoj. All-llahu im, m'i fal mëkatet që i kam bërë dhe që do t'i bëj, ato që i kam bërë fshehurazi dhe publikisht, dhe ato që Ti i di më mirë se unë. Ti e përparon këdo dhe Ti e vonon këdo, nuk ka Zot tjetër përveç Teje". ------------------------- Transmeton Muslimi

All-llahu im, bëj në zemrën time dritë

“All-llahu im, bëj në zemrën time dritë, në shikimin tim dritë, në dëgjimin tim dritë, në të djathtën time dritë, në të majtën time dritë, mbi mua dritë, ndër mua dritë, para meje dritë, pas meje dritë dhe më jep mua dritë”. ------------------------------ - Transmeton Buhariu

Lutje të cilën e themi kur vizitojmë dikënd që është i sëmurë

أَسْأَلُ اللَّهَ الْعَظِيمَ رَبَّ الْعَرْشِ الْعَظِيمِ أَنْ يَشْفِيَكَ Es`elull-llahel-’Adhim Rabbel-’Arshil-’Adhim en jeshfíjeke (7 herë). E lus All-llahun e Madhëruar, Zotin e Arshit të madh që të të shëroj. Transmetohet se Pejgamberi salAll-llahu alejhi ve selem ka thënë: "S`e ka vizituar asnjë njeri një vëlla të vetin musliman të sëmurë, të cilit nuk I ka ardhur exheli, e i ka thënë shtatë herë:... (dhe e ka cek hadithin) e që All-llahu nuk e ka shëruar". Tirmidhiu dhe Ebu Davudi, "Sahih Et-Tirmidhi" 2/210 dhe "Sahihul-Xhamiu" 5/180.

Duaja para mardhënies intime

Një ndër qëllimet më fisnike të marrëdhënieve seksuale është sjellja në jetë e një pasardhësi të drejtë. Prandaj, është me rëndësi që bashkëshortët t’i luten Allahut që ta largojë shejtanin nga pasardhësi i tyre. Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Kur ndonjëri nga ju dëshiron t’i afrohet gruas së tij për të bërë marrëdhënie intime, le të thotë: “Bismilah, Allahume xhennibnesh-shejtan, ve xhennibish-shejtane ma rezaktena!” (Me emrin e A.llahut, o Allah, na e largo djallin prej nesh dhe prej atij që do të na furnizosh me të!) Nëse nga ajo marrëdhënie është e caktuar që të kenë fëmijë, shejtani kurrë nuk do ta dëmtojë atë. ” Buhariu dhe Muslimi. SHKEPUTUR NGA LIBRI “INTIMITETI MARTESOR SIPAS SUNETIT AUTENTIK”

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more