Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Keshilla

Sytë katër e veshtë tetë!!!

Secili duhet të jetë syçelë përgjatë fushatës së zgjedhjeve, përndryshe ka mundësi të shkojë viktimë në këtë periudhë. Në këtë kohë, kemi përpjekje për ta rritur kënaqësinë e votuesve duke burgosur e vrarë njerëz të etnitetit tjetër dhe në anën tjetër dikush po për të njëjtin qëllim, vendoset në mbrojtjen e etnitetit të vet, ndërsa nesër po këta "grindavecë" që ziheshin në llogari të huaj, sigurisht se do t'i shohim duke bërë politika të përbashkëta, ndaj kujdes: "qeni kafshon" dhe i njëjti qen me vite të tëra është i pa vaksinuar! Burimi: Iljasa Salihu

Kritika e gruas ndaj burrit !

Një grua fillon të kritikoj burrin e vet duke i thënë: Pse insiston (më detyron ) të veshi mbulesës islame? Po më vë në pozitë të sikletshme para njerëzve, shoqërisë familjes (para krijesave) me mbulesën islame! Burri buzëqeshi butësisht dhe tha: Çfarë mendon ti, në çfarë pozite të sikletshme më vë mua para Allahut (Krijuesit) me zhveshjen tënde!? Këshillë për motrat pa mbulesë!!! Shpërndaje le të përfitojnë të gjithë. Burimi: Valdet Kamberi

DISA URTËSI!!

Ua dhuroj disa urtësi që më lanë mbresa: 1. Nëse je në namaz, ruaje zemrën tënde të mos preokupohet me diç tjetër! 2. Nëse je në mesin e njerëzve, ruaje gjuhën tënde nga përgojimi! 3. Nëse je në shtëpitë e njerëzve, ruaje shikimin! 4. Nëse je pran ushqimit, ruaje lukthin! 5. Dy gjëra mos i përkujto asnjëherë: Dëmin e njerëzve që ta kanë bërë dhe të mirat që ti ua ke bërë! 6. Dy mos i harro asnjëherë: Allahun e Madhëruar dhe Ditën e Ahiretit! Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Nëse një ditë...

Nëse një ditë e gjenë Princeshën tënde, mos gabo... ...ta harrosh Mbretëreshën tënde (Nënën) !

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more