Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Keshilla Islame

Para se te shikosh ne film haram...

Para se te shikosh ne film haram. Paramendoje veten tende perpara Allahut diten e Gjykimit duke te marre ne pyetje me fjalen: "O ROBI IM A NUK U TURPEROVE PREJ MEJE. A HARROVE SE UNE TA FALA KETE SHIKIM KURSE SHUME TE TJERVE NUK JU DHASH SY KURSE TI ME MIRESITE E MIA BEJE MEKATE! Shejh Shenkiti, Allahu e ruajt! Burimi: Lulzim Susuri  

Në vend se të flasësh gjithandej keq për njeriun e keq...

Në vend se të flasësh gjithandej keq për njeriun e keq, fillimisht lute Zotin që ky njeri të bëhet njeri i mirë, pastaj trokit në derën e tij dhe me butësi e me argumente tregoja rrugën e drejtë. Nëse kjo na duket e vështirë, atëherë jemi përtacë dhe me shpejtësi duhet të strukemi në çerdhen tonë të plogështisë dhe të mos bëzajmë dot! Burimi: Iljasa Salihu

Jepni sadaka sot para se të bëheni pishman nesër

Jepni sadaka sot para se të bëheni pishman nesër Pse i vdekuri thotë: “O Zoti im, sikur të më kishe lënë edhe një kohë të shkurtër në jetë, do të kisha dhënë lëmoshën dhe do të bëhesha ndër të mirët!” El-Munafikun:10 Dijetarët kur e komentojnë këtë ajet thonë: "I vdekuri e përmend Sadakanë, lëmoshën pasi që sheh gjurmët e mëdhaja që i le në var". لماذا ﻳﻘﻮﻝ ﺍﻟﻤﻴﺖ ! : ( ﺭﺏ ﻟﻮﻻ ﺃﺧﺮﺗﻨﻲ ﺍﻟﻰ أﺟﻞ ﻗﺮﻳﺐ ﻓﺄﺻﺪﻕ ..  Burimi: Bekir Halimi

Për tu habitur:

Për tu habitur: Disa gra zbukurohen kur dalin nga shtëpia - ndërsa nga kjo Allahu i ka ndaluar, ndërsa qëndrojnë të pazbukuruara para burrave të tyre - ndërsa Allahu të zbukurohen i ka urdhëruar !!! Burimi: Senad Ramadani

DISA URTËSI!!

Ua dhuroj disa urtësi që më lanë mbresa: 1. Nëse je në namaz, ruaje zemrën tënde të mos preokupohet me diç tjetër! 2. Nëse je në mesin e njerëzve, ruaje gjuhën tënde nga përgojimi! 3. Nëse je në shtëpitë e njerëzve, ruaje shikimin! 4. Nëse je pran ushqimit, ruaje lukthin! 5. Dy gjëra mos i përkujto asnjëherë: Dëmin e njerëzve që ta kanë bërë dhe të mirat që ti ua ke bërë! 6. Dy mos i harro asnjëherë: Allahun e Madhëruar dhe Ditën e Ahiretit! Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Mos u preokuponi me...

Shejkh Salih el-Feuzan (All-llahu e ruajttë!) thotë: "Mos u preokuponi me shpalljen e njerëzve si kufar, bidatçi apo fasika (zullumqarë). Preokupone veten tuaj me marrjen e diturisë." Burimi: Sabahudin Selimi

Analizoni këtë këshillë të tabiinit të nderuar Ata ibën Ebi Rebah, rahimehullah

Analizoni këtë këshillë të tabiinit të nderuar Ata ibën Ebi Rebah, rahimehullah: Ai thotë: "Atëherë kur Allahu ta hap gojën për ta lutur Atë dije se Ai dëshiron të jep atë që e dëshiron, sado e madhe të jetë kërkesa dhe dëshira jote". Andaj nëse vazhdimisht e lut Allahun me të dhënë Firdeusin, dije se Allahu dëshiron të shtyjë aty, përndryshe do të largonte nga ajo lutje sikurse i ka larguar tjerët. Allahun e lusim të na bëjë banorë të Firdeusit më të lartë! Burimi: Bekir Halimi

Kur të ndeshen tek ti dy gjëra...

Më tha hoxha im Ebu Bekr el Fihri : "Kur të ndeshen tek ti dy gjëra, njëra për Allah e tjetra për dynja, jepi përparësi asaj për Allah se do ti arrish të dyjat, e nëse i jep përparësi asaj që është për dynja mund të mos e arrish asnjërën, ose e arrin dynjan por pa bereqet." E kam provuar dhe e kështu ka ndodhur. (Imam Ibn el Arabi) Burimi: Llokman Hoxha

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more