Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Keshilla Islame

Një margaritar për ju... të nderuar miq...

Bota Islame ka nevojë të madhe për një thirrje islame të re! Duhet planifikim i urtë dhe mendim i thellë para se të veprohet. Duhen edhe burra të cilët do të përcaktohen për këtë thirrje dhe do t’i shfrytëzojnë për te të gjitha dituritë, aftësitë dhe mundësitë që i kanë. Ata nuk duhet të lakmojnë postet, detyrat, famën ose pushtetin dhe ndaj askujt nuk duhet të kenë mëri. Ata u japin përfitime tjerëve dhe nuk përfitojnë vet, japin dhe nuk marrin, kurse simboli i tyre është sinqeriteti dhe ç’vishja nga epshi, egoizmi dhe fanatizmi. Ebul-Hasan Nedevi Burimi: Bekir Halimi

Përgatitu mirë për ditën kur...

Përgatitu mirë për ditën kur njeriu do të ikë prej vëllait të vet, nënës së vet, babait të vet, shokëve dhe fëmijëve të vet. Përkojtoje ditën kur do të ringjallen të gjithë dhe kur do të dalë në dritë ajo që e kanë fshehur në zemër, kur do të zbulohen fshehtësitë, kur do të ndahet libri, libri i cili as mëkatin e vogël e as të madhin nuk do ta lë por të gjitha do ti numërojë.

PYES EGON TËNDE!

A mërzitesh pse nuk falesh? A mërzitesh pse nuk je në saf të parë në namaz? A mërzitesh pse nuk falesh me xhematë? A mërzitesh që kur thërret ezani nuk je në xhami? A mërzitesh që edhe kur falesh nuk falesh i përqendruar? A mërzitesh që nuk ndjenë kënaqësi në namaz? A mërzitesh që rinia dhe pleqtë nuk po falen? A mërzitesh që as të afërmit e tu nuk falen? A mërzitesh që nuk ke bërë asgjë për të filluar të falesh? A mërzitesh që gjëja e parë për të cilën do të pyetesh është namazi? A mërzitesh për humbjen e mirësive të namazit? A mërzitesh kur nuk përdorë ilaçin për shërimin e shpirtit, edhe pse ai është falas? A mërzitesh kur ndjenë se ti i përgjigjes çdo ftese, por jo edhe asaj për namaz? A mërzitesh kur vëren se e ke të çrregulluar orarin e jetës tënde si pasojë e mosfaljes? A mërzitesh kur dëgjon se shoku yt i ri, i cili mendonte të fillojë namazin nesër, vdiq sot? NËSE DI TË TREGOSH, TË PYES, PSE NUK FALESH???

Falu..edhe pse?!

Falu..edhe pse?! Falu... edhe nëse mëkatet të kanë mbuluar! Falu... edhe nëse pija e droga të kanë shkatërruar! Falu... edhe nëse ke vrarë e masakruar! Falu... edhe nëse ke vjedhur e dhunuar! Falu... edhe pse dikur ke mohuar! Falu... edhe pse për pak nga imani je larguar! Falu... edhe pse çdo gjë të është rënduar! Falu... edhe pse djalli çdo të keqe ta ka hijeshuar! Falu... edhe pse për këtë farefisi të kanë përulur e nënçmuar! Falu... se më lartë se ta do jesh para Allahut të Lartësuar! Falu... edhe pse të kanë fyer apo lënduar! Falu... edhe pse ndihesh i vetmuar! Falu...se Allahu pendimin ka për ta pranuar! Falu... se në krah do ta kesh, gjithmonë, Allahun e Madhëruar! Falu… edhe nëse ke pasur një jetë të helmuar! Falu… se ato janë sprova me të cilat Allahu të ka sprovuar! Falu… dhe pendohu e kërko mëshirë! Falu… se ketë e dëshiron Allahu nga robi i vet i mirë! Falu… se namazi është shpëtimi yt! Falu… edhe nëse je mbushur me gjynahe deri në fyt

Mos u pikëllo!

- Mos u pikëllo! Ngase pikëllimi është sikurse furtuna që prish ajrin, trazon ujin, dhe dëmton lulet në kopshte... - Mos u pikëllo! Kur bën gjynah, pendohu. Kur gabon, kërko falje. Kur bën keq, përmirëso. Rahmeti është i gjerë, dera është e hapur, falja është e madhe dhe pendimi pranohet. Mos u pikëllo! Vërtetë Allahu është Falës dhe Mëshirues. Përshtati: Ulvi Fejzullahu

A mendojmë ndonjëherë për ashpërsinë dhe mllefin që e shprehim lehtë ndaj njerëzve

A mendojmë ndonjëherë për ashpërsinë dhe mllefin që e shprehim lehtë ndaj njerëzve, bile edhe të afërmve. Pak mos me na e ba qejfin, hatri na mbetet edhe menjëherë aktivizohet kritika, fyerja, e gjerë tek shpifja. Çfarë devijimi?! E Krijuesi i gjithçkaje na ka krijuar për totalisht të kundërtën. E Ai, prej kujt varet çdo gjë që ekziston, është aq i mëshirueshëm dhe na jep afat për përmisim. E e drejt do të ishte poashtu edhe të na e ndëpres afatin menjëherë, por Ai nga mëshira e Tij na afatizon edhe më tutje. Kjo ditë është njëra nga ato afatet. Jemi zgjuar dhe kemi ndoshta vetëm edhe këtë ditë që të bëjmë ndryshimin tek ne e të pendohemi. Allah na fal për çdo mëkat të bërë me apo pa qëllim! Na bë nga robërit me të cilët Ti je i kënaqur , e jo nga ata me të cilët je i hidhëruar! Amin. Burimi: Enis Presheva

Merruni me parimet fetare dhe mos e përdhunoni fenë

Nëse do ta njihnim dhe ta kuptonim si duhet fenë, atëherë nuk do të flisnim për fe, por për zbatimin e parimeve dhe rregullave fetare. Vetëm në shoqëritë ku feja mëtohet të kuptohen me një ligjëratë të dëgjuar dhe me nja dy libra të lexuara do të flitet për fenë dhe jo për urdhërat që vijnë për të mirën tonë përmes shpalljes hyjnore. Pastaj ç'të presësh, pyetje nga më të ulëta e qëllimkëqija: a është hallall me qenë shqiptar; kombi apo feja përpara; më i mirë gjermani musliman a shqiptari katolik e të ngjashme, pyetje këto që dalin prej gojës së injorantit e prej mendjes së mendjemykurit!  Burimi: Iljasa Salihu

Sa...?

Sa shokë tanë nuk falen?! Sa të familjes nuk kthehen nga kibla?! Sa vëllezër e motra e kalojnë jetën larg Allahut?! Sa vajza të familjes së ngushtë dhe assj më të gjerë nuk kujdesen për veshjen e tyre dhe dalin lakuriq?! Duhet ti kujtojmë atyre Allahun... Tu kujtojmë se jeta është e shkurtë... Tu kujtojmë cili është fundi i gjunaheve.., Tu kujtojmë cili është fundi i veprave të mira dhe përmbajtjes... Allahu na bëftë prej atyre që i drejtojnë njerëzit kah dyert e Xhenetit! Burimi: Bekir Halimi

Çka na stabilizon gjatë sprovave?

Çka na stabilizon gjatë sprovave? Prej shkaqeve më të mëdha të stabilitetit në kohëra të sprovës dhe telasheve është mbushja e zemrës me bindje në Allahun. Për këtë Imam Ibën Tejmiu, rahimehullah, ka thënë: "Njerëzit e bindur (ehlul-jekin) kur të sprovohen qëndrojnë, për dallim prej tjerëve". Por, si kultivohet bindja? Imam Ibën Tejmiu, rahimehullah, thotë: "Bindja fitohet me tre gjëra: 1- Meditim të Kuranit, 2- Meditim mbi argumentet në njerëz dhe horizont, 3- Veprimi sipas dijes". Burimi: Bekir Halimi

Lute Allahun

Imam Ibën Kajimi, rahimehullah, ka thënë: "Ai që vazhdon ta thotë lutjen 'ja hajjun ja kajjum la ilahe ente subhaneke birahmetike estegithu' (O Ti që je i Gjallë dhe Mbikqyrës, ska hyjni tjetër veç Teje, i Lartësuar qofsh Ti, në Mëshirën Tënde kërkojmë ndihmë), zemra e tij bëhet e gjallë dhe kjo shihet edhe në fjalët edhe veprat e tija". Burimi: Bekir Halimi

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more