Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Hadithe

Kujt i duhet që të betohet...

Ibn Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Kujt i duhet që të betohet, atëherë ai ose duhet të betohet në Allahun, ose duhet të heshtë (dhe nuk duhet të betohet në asgjë tjetër përveçse në Allahun)."

Mos i shani të vdekurit

Aishja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, thotë: “I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut, ka thënë: “Mos i shani të vdekurit, ngase ata tanimë kanë shkuar atje ku e kanë përgatitur vendin e tyre." (Shënon Buhariu)

Çkado që e godet muslimanin.....

Nga Ebu Seidi dhe Ebu Hurejra radijallahu anhuma përcillet se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Çkado që e godet muslimanin, qoftë lodhje, pikëllim, brengë, hidhërim, mundim nga sëmundje a fatkeqësi, madje edhe të shpuarit e ferrës, me secilën prej këtyre All-llahu ia shlyen mëkatet atij.” (Muttefekun alejhi)

Si ti fshim mëkatet?

Thuj: La ilahe il-lallah; Allahu Ekber; La haule ue la kuvete il-la bil-lah. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem thotë: "Secili njeri mbi tokë që thotë: La ilahe il-lallah, ska hyjni që meriton adhurim veç Allahut; Allahu Ekber, Allahu është më i madhi; La haule ue la kuvete il-la bil-lah, ska mundësi e forcë veçse me Allahun, i fshihen mëkatet edhe nëse janë sa shkuma e detit". Sahihul-Xhami, nr. 5636 Burimi: Bekir Halimi

Cilit grup i takon

Enes ibën Maliki, radiallahu anhu, na rrëfen se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem thotë: "Ka njerëz që janë çelës të mirës dhe mbyllës të keqës dhe ka njerëz që janë çelës të keqes dhe mbyllës të mirës. Lum për atë që çelsat e të mirës janë në duart e tij dhe vaj për atë që çelsat e të keqes janë në duart e tij". Burimi: Bekir Halimi

Çdo fe ka Moralin e vet

Pejgamberi alejhis-selam thotë: "Çdo fe ka Moralin e vet, kurse morali i Islamit është turpi." "Turpi është prej imanit, kurse imani (të shpien) në Xhennet" "Turpi dhe imani janë të pandarë. Nëse njëri ngrihet, ngrihet edhe tjetri"

Gruaja e ndershme

Pejgamberi (salallahu aleihi we selem) ka thënë: “Kjo botë dhe çka gjindet në të është e çmueshme, kurse gjëja më e çmuar në këtë botë është gruaja e ndershme" (Transmeton Muslimi)  

Falëndero Allahun për të mirat që i gëzon

Ebu Bekrete, Nefi ibën Harith, radiallahu anhu na rrëfen se çdo herë që Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, i vinte ndonjë lajm i gëzuar ose sihariq, binte në sexhde për të falënderuar Allahun". Ebu Davudi, shejh Albani e ka vlerësuar si hadith autentik. عن أبو بكرة نفيع بن الحارث رضي الله عنه، عن النبي صلى الله عليه وسلم : ( أنه كان إذا جاءه أمر سرور أو بشر به خر ساجدا شاكرا لله ). Burimi: Bekir Halimi

Si ruhet e vërteta dhe shoqëria ?

Hadithi 186 Na rrëfen Ebu-l-Velid, Ubadete ibën Samit, radiallahu anhu, duke thënë: “Iu zotuam të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, për dëgjim dhe respektim në vështirësi dhe në lehtësi, kur na pëlqen dhe kur e urrejmë dhe për përparësi të tij mbi ne në gjithçka dhe se nuk do të grindemi as s’do t’ua kontestojmë udhëheqjen atyre që janë të denjë, përveç nëse vërehet kufër (mosbesim) i hapur për të cilin kemi argumentin e Allahut të Madhëruar. (Dhe i jemi betuar Pejgamberit) Që të flasim vetëm të vërtetën kudo që të jemi dhe se për hir të Allahut nuk do t'i frikësohemi qortimit të askujt.” (Muttefekun alejhi) Burimi: Bekir Halimi

Hadith për Martesën

I Dërguari i Allahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: Martohuni me ato që i doni,e kur vullneti i Zotit tju bashkojë, atëherë respektojeni dhe duajeni njëri -tjetrin dhe jetoni në dashuri dhe harmoni të vërtetë.' Burimi: Adem Ramadani

Myzhde nga Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem

Namazi i sabahut i rende per disa te ri. Për të rritur motivin dhe forcuar vullnetin lexoni këto hadithe të Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem thotë: "Jepu myzhde atyre që ecin në errësirë (shkojnë në namaz të sabahut dhe jacisë) me dritë të plotë në Ditën e Kijametit". Ebu Davudi dhe Tirmidhiu. Hadithi është sahih. Gjithashtu thotë: "Ai që fal jacinë me xhemat i llogaritet sikur të kishte falë gjysmën e natës dhe ai që fal sabahun në xhemat i llogaritet sikur të kishte falë tërë natën". Muslimi. Gjithashtu thotë: "Kush i fal dy të freskëtat hyn në Xhenet". Buhariu dhe Muslimi. Të mos harrojmë edhe faktin se namazi me xhemat vlerësohet 25 ose 27 fish ma shumë. O Allah na ndihmo të jemi të rregullt në namazin e sabahut! Burimi: Bekir Halimi

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more