Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Feja Islame

Ai Zot që ka fuqi të krijojë shtatë qiejt, a nuk ka fuqi ta forcon zemrën tënde?!

Ai Zot që ka fuqi të krijojë shtatë qiejt, a nuk ka fuqi ta forcon zemrën tënde?! A është vështirë për Allahun që ta largon mërzinë dhe ngushticën e cila ka kapluar zemrën tënde?! A është e madhe për Allahun që të ndryshojë caktimet për ka më e mira?! Drejtoju dhe lute Atë, i cili ka fuqi absolute dhe nuk është vështirë e as e madhe për Te asgjë! Burimi: Bekir Halimi

E kanë pyetur Imam Ahmedin, rahimehullah: ku ta gjejmë rehatin?

E kanë pyetur Imam Ahmedin, rahimehullah: ku ta gjejmë rehatin? Është përgjigjur: Nëntë të dhjetat e rehatisë qëndrojnë në shpërfilljen e rëshqitjeve të njerëzve. Pastaj tha: këtu qëndron e tërë rehatia. Falja nuk është nderë të cilën ja ofrojmë tjetrit Është reçetë e rehatisë së zemrës që ia ofrojmë vetes. Burimi: Bekir Halimi

O Allah sa i mëshirshëm që je!...

O Allah sa i mëshirshëm që je!... Me këto lajme për vepra monstruoze të bashkëkombasve tonë, si vrasja e braktisja e foshnjave nga prindërit, therrja tani edhe në shkolla fillore, njerëz që humbën çdo vlerë njerëzore, që edhe fjalën Tënde e përqeshin... Po edhe gurë nga qielli të binin do ishte e merituar. Ndërsa Ti, vetëm shiun e ndale. Këtë mëshirë vetëm Ti e ke, Er-Rrahman. Burimi: Enis Presheva

ZEMRA E GJALLË

Zemrat qendrojne te gjalla me sinqeritet, kurse vdesin me syfaqesi dhe mendjemadhesi. Asnje pune nuk do mbetet per Dite Gjykimit pos asaj qe eshte bere per hir te Zotit (perkthim) Subhanallah! Te marrim masa per veprat tona para se te na zhduken dhe te behet vone. Burimi: Lulzim Susuri

Postime të ndryshme nga Islami

Kliko mbi titullin që ju intereson Bota e xhinëve TRE PYETJE PËR ATEISTËT (PABESIMTARËT) TREGIMI I ROBIT XHUREJXH TREGIMI I TË ZGJEBOSURIT, TË VERBËTIT DHE QELIT Arabët dhe Beduinët Ezani më i mrekullueshëm i Bilalit Emanetu Feridetun Kalifati Arab Etika Islame Enderr e habitshme e Profetit Muhammed s.a.v.s Ezani bazik   Jeta E Profetit Muhamed a.s Jeta e Varrit Dijet e njerëzve të mëdhenj Tek Porta e Xhenetit Udhezues i Ilustruar Mbi Islamin Hutbeja lamtumirëse e Pejgamberit a.s Takvim i përhershëm për Maqedoni Komenti dhe Mendimi islam rreth telkinit

Zemra korruptohet përmes gjashtë kuptimeve

Hasan el Basri (rahimahullah) ka thënë: “ Zemra korruptohet përmes gjashtë kuptimeve: 1. Bërjen e mëkatit duke shpresuar në pendim 2. Kërkimi i diturisë dhe moszbatimi i saj 3. Praktika pa sinqeritet 4. Ngrënia e ushqimit të Allahut pa vlerësuar Atë 5. Duke qenë i pa kënaqur me caktimin e Allahut (fati) 6. Varrosja e të vdekurve pa mësuar prej tyre “ ______________________________________________ Hasan al Basri (rahimahullah) said: “The heart becomes corrupt through six means: 1. Committing a sin in the hope of repenting 2. Seeking knowledge and not applying it 3. Practice without sincerity 4. Eating the sustenance of Allah without appreciating Him 5. Not Being pleased with Allah’s allocation (destiny) 6. Burying the dead without learning from them “ Burimi: Enis Presheva

FITO SHPERBLIME SA 50 SAHABE !!

Muhamedi alejhi selam ka thene: - "Do te vije koha (nga shenjat e Kijametit) kur do te veshtiresohet Islami (praktimi i islamit), sikur te mbash prushin ne pellembe, ata qe do ta mbajne Islamin ne ato kohera ka thene qe do te kene shperblimin e 50 burrave prej jush. - E pyeten sahabet; 50 prej tyre apo prej nesh o i Derguari i Allahut? - Tha: " Sa 50 prej jush." Et-Tirmidhi, Ebu Davud, Ibn Maxhe, Ibn Hibban, Et-Taberani i El-Bezzar – sahih. Subhanallah! Do te jesh i shperblyer sa 50 sahabe nese praktikon besimin tende ne keto kohe te sprovave. Duke e ditur se gjeneratat qe do te vijne pas Muhamedit alejhi selam do te kene veshtiresi te medhaja, Pejgamberi yne i dashur na ka treguar se edhe shperblimi do te jete i madhe nese qendron i lidhur me fene e paster islame! Ja vlene qe te durohet per shperblime te medhaja qe na presin ne Dite te gjykimit. Allahu na forcofte ne kete Fe madheshtore dhe na takofte me Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin, Aliun dhe s

Zemra e pastër...

Ibn Kajjimi, rahimehullah, ka thënë: Zemra e pastër është ajo zemër e cila është e pa cenuar nga shirku, smira, urrejtja, koprracia, mendjemadhësia, dashurisë së dynjasë dhe postit. Ajo është e pa cenueshme nga çdo gjë që të largon nga Allahu, si dhe është e pa cenueshëm nga çdo dyshim që kundërshton lajmin e Tij, si dhe është e pa cenueshme nga çdo epsh që kundërshton urdhrin e Tij, si dhe është e pa cenueshme nga çdo dëshirë që bie ndesh me dëshirën e Tij, ajo është e pa cenueshme nga çdo ndarje që e ndan atë prej Allahut. Kjo është zemra e pastër e cila është në xhenetin e dynjasë si dhe do të jetë në xhenet në varr dhe në xhenet në botën tjetër. Burimi: "Ed-Da ue ed-Deua", fq. 282 Burimi dytësor: Sabahudin Selimi

Çka është bindja?

Çka është bindja? Një ditë banorët e një vendi vendosin të falin namazin për shi. Të gjithë u mblodhën në vendin e caktuar për namaz, kurse vetëm njëri prej tyre kishte marrë ombrellë.   Kjo është bindja! Burimi: Bekir Halimi

Nuk do të arrini gradën e devotshmërisë, deri sa të kaloni gjashtë pengesa

“Nuk do të arrini gradën e devotshmërisë, deri sa të kaloni gjashtë pengesa: 1. Të mbyllni derën e lehtësimeve dhe të hapni derën e vështirësive. 2. Të mbyllni derën e rehatisë dhe të hapni derën e përpjekjeve. 3. Të mbyllni derën e krenarisë dhe të hapni derën e thjeshtësisë. 4. Të mbyllni derën e gjumit dhe të hapni derën e adhurimit të natës. 5. Të mbyllni derën e pasurisë së tepërt dhe të hapni derën e investimit të saj për botën tjetër. 6. Të mbyllni derën e shpresës dhe të hapni derën e përgatitjes për vdekjen.” Ibrahim ibn Ed’hem

Muhamedi salAllahu alejhi ve selem përshkruan xhenetin:

Muhamedi salAllahu alejhi ve selem përshkruan xhenetin: 1.-Të parët që do të hynë në xhennet: Transmeton Enes ibn Maliku i cili thotë se ka thënë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem:”Do të vijë ditën e gjykimit te dera e xhennetit dhe do të kërkojë që të hapet, e do të pyet roja-Kush është?-E do të përgjigjem-Muhammedi.E do të thotë(roja e derës së xhennetit)”Për ty jam i urdhëruar që mos t’ia hapi askujt para teje.”(Tra.Muslimi) Transmeton Hudhejfeja dhe thotë”Ka thënë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem:”Bijtë e Ademit ditën e gjykimit dhe të gjithë do të jenë nën flamurin tim dhe unë do të jem i pari që do ta hapi derën e xhennetit.”(Tra.Ibn Asakiri) Burimi: Ulvi Fejzullahu

Feja Islame na mëson...

"Feja Islame na mëson që nëse urdhërojmë në të mirë, të parët ta veprojmë dhe nëse ndalojmë nga një e keqe të parët të largohemi prej saj". Nga mësimi i sabahut prej librit Rijadussalihin. Burimi: Bekir Halimi

Ka thënë Hasan El Basri:....

Ka thënë Hasan El Basri: "Kam lexuar në 90 vende në Kur'an se Allahu ka përcaktuar rrizket-furnizimet- dhe i ka garantuar ato për krijesat e Tij, ndërsa kam lexuar në 1 vend se Shejtani i'u premton varfëri. Ne sikur kemi dyshuar në fjalën e të Vërtetit në 90 vende dhe kemi besuar fjalën e gënjeshtarit në vetëm një vend te cekur në Kur'an". Burimi: Enis Presheva

Frika nga Shirku

Secili besimdrejtë, monoteist duhet të ketë frikë nga politeizmi, idhujtaria, shirku. Nuk është mirë të thotë se unë e njoh teuhidin, monoteizmin, besimin e drejtë dhe nuk ka rrezik për mua nga idhujtaria, shirku, politeizmi. Njeriu përderisa është gjallë duhet të frikohet nga sprovat dhe vështirësitë. Janë sprovuar liderët fetarë të popujve të mëhershëm, u kanë rrëshqitur këmbët, kanë devijuar dhe u ka përfunduar jeta me vepra të këqija, edhe pse kishin dituri! E çka të themi për tjerët?! Pra, rreziku është i madh dhe askush nuk duhet ta ndiej veten të sigurt nga rënia në shirk e idhujtari. Për këtë duhet të kërkon ndihmë nga Allahu dhe mbrojtje e udhëzim prej Tij: رَبَّنَا لَا تُزِغْ قُلُوبَنَا بَعْدَ إِذْ هَدَيْتَنَا “Zoti ynë! Mos na i devijo zemrat pasi na i udhëzove”. I udhëzuari më shumë i frikohet devijimit pas udhëzimit, i frikohet rrëshqitjes së këmbës dhe përfundimit të keq. Allahu na ruajt! Burimi: Bekir Halimi

Mevludi?!

Sikur mevludi te ishte hajr do ta benin ate shoket e Muhamedit alejhi selam , po ashtu do ta benin imamet e medhenje si: Ebu Hanife, Malik, Shafi'i dhe Ahmedi Allahu i meshirofte. Atehere: Ne jemi me te ditur apo ata? Ne jeni me afer hakut apo ata? Ne e duam te derguarin e Allahut me shume apo ata? Ne fund nese shikon ata qe festojne mevludin I gjene se jane large udhezimit te Derguarit te Allahut, ne fizionomi, fjale dhe vepra. Muhamedi alejhi selam ka thene:" Kush shpike ne fene tone ate qe nuk eshte prej saj , ajo eshte e refuzuar". Buhariu dhe Muslimi Burimi: Valdet Kamberi

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more