Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Ekonomia

Çka paraqet pasuria?

Pasuria e një vendi përbëhet nga stoku i tij i mallrave dhe shërbimeve dhe arrihet duke bërë shfrytëzimin racional të burimeve ekzistuese në atë vend. ceshte pasuria,cfare eshte pasuria,pasuria,pasuria shqip,cka eshte pasuria,

Çka përfaqëson qeveria?

Qeveria (shteti) përfaqëson një agjent ekonomik, pra një vendimmarrës në fushën ekonomike, në rolin e saj si krijuese dhe mbikqyrëse e rregullave të lojës ekonomike, në rolin e saj si prodhuese e drejtëpërdrejtë mallrash dhe shërbimesh, si dhe në të gjitha funksionet e tjera ekonomike që i realizon përmes politikave të saj ndërhyrëse në ekonomi.

Çka është firma?

Firmë quhet çdo organizatë që prodhon mallra ose shërbime. firma,cka eshte firma,ceshte firma,firmat shqip,cfare eshte firma,qka jane firmat,qfare jane firmat,

Çka studion ekonomiksi?

Ekonomiksi studion anën ekonomike të jetës shoqërore, sjelljen e agjentëve ekonomikë në shoqëri dhe kushtet ekonomike të bashkëveprimit të tyre. Ekonomiksi përgjithësisht përcaktohet si shkenca që studion alokimin e burimeve të kufizuara ndaj nevojave konkurruese, të pakufizuara.

Cilat janë faktorët që e përcaktojnë elasticitetin e ofertës?

Faktorët që përcaktojnë elasticitetin e ofertës janë: a) Kostoja dhe mundësia për tu depozituar produktim – sa më e ulët të jetë kosotja e depozitimit dhe sa më i lehtë të jetë depozitimi aq më elastike do të jetë oferta, b) Fleksibiliteti i procesit të prodhimit – kur shitësit ti përgjigjenshpejt dhe pa shpenzime një ndryshimi relativisht të vogël të çmimit oferta zakonisht është shumë elastike, c) Kostoja e prodhimit të njësive shtesë – është afërsishtë e njëjtë me atë të njësisë paraardhëse, oferta ka tendencë të jetë elastike, d) Faktori kohë – në qoftëse kanë më shumë kohë në dispozicion, mundësit e ofruesve të mallravepër të reaguar ndaj një ndryshimi çmimi janë më të mëdha. Sa më e gjatë të jetë koha aq më elastike do të jetë oferta.

Çka është elasticiteti i ofertës lidhur me çmimin?

Elasticiteti i ofertës lidhur me çmimin (es) tregon-mat reagimin e blerësve ndaj një ndryshimi në çmim. Nëse reagimi i shitësve është i madh themi se oferta shtë elastike dhe nëse nuk kemi reagim të madh themi se oferta është joelastike. Kur koeficienti është më i madh se 1 është oferta elastike dhe e kundërta.

Çka janë të mirat e domosdoshme dhe të mirat e luksit?

Të mirat e domosdoshme janë të mirat krysore për ekzistencën fizike (ushqim, kujdes mjekësor etj.), por edhe të mirat për një standart të pranueshëmjetese. Këtu kërkesa është joelastike. Të mirat e luksit që kalojnë standardin minimal të ekzistencës fizike dhe për këtë kërkesa është elastike.

Çka është faktori kohë?

Për një periudhë të shkurtër kohore tendencat për të reaguar ndaj çmimit janë shumë më të vogla nëkrahasrim me situatën kur koha në dispozicion të konsukatorit për të marrë një vendim është më e gjatë. P.sh. supozoni se jeni duke udhëtuar nga një qytet në një tjetër në një ditë vere dhe keni etje të madhe, gjatë rrugës ndodhet vetëm një dyqan që ka vetëm një llojpije freskuese me çmim të lartë, ju do të shtyni që të mos pagoni deri në atë moment-kohë kur të shihni se nuk keni alternativa tjera për ta shuar etjen dhe do të pranoni të paguani atë çmim aq të lartë.

Çka është ekzistenca e të mirave zëvendësuese?

Kur ekzistojnë alternativat zëvendesuese dhe për to rritet shumë çmimi i ndonjërës prej tyre do të ketë reagim të madh. Nëse rritet çmimi i biletës për autobus atëherë shiqohet mundësia e zëvendësimit në transportin hekurudhor, duke pakësuar gradualisht kërkesën për transport automobilistik.

Cilat janë dy raste ekstreme të kurbës së kërkesës?

Dy rastet ekztreme janë kur kurba e kërkesës është plotësishtë elastike nënkuptohet kur çmimi rritet qoftë edhe pak mbi nivelin e ekuilibrit, sasia e kërkuar bie në zero, dhe koeficienti i elasticiteti të kërkesës është infinit (‌=α). Në këtë rast nuk do të shitej asgjë nëse do të tentohetj të vendoset një çmim më i lartë se ai i tregut. Ndërsa rasti tjetër ekstrem kemi atëherë kur kërkesa është plotësishtë elastike dhe kurba është vertikale që tregon se sasi e kërkuar nuk ndryshon me ndryshimin e çmimn. Domethënë koeficienti i elasticitetit të kërkesës është zero (e=o).

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more