Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Dua

O Zoti im, më ruaj prej dënimit Tënd

Pejgamberi sal-lAllahu alejhis ve selam kur dëshironte të flejë e vente dorën e tij të djathtë nën faqe dhe thoshte: All-llahumme kini ّadhabeke jevme teb`athu ّibadeke (3 herë). O Zoti im, më ruaj prej dënimit Tënd, ditën kur do t`i ringjallësh robërit Tu. (Ebu Davudi 4/311 "Sahih Et-Tirmidhi" 3/143

All-llahu im, m'i fal gabimet e mia

"All-llahu im, m'i fal gabimet e mia, injorancën time, lëshimet në punën time dhe atë që Ti e di më mirë se unë. All-llahu im, më fal seriozitetin tim dhe shakanë time, gabimin që e bëj pa qëllim dhe me qëllim, ngase të gjitha këto i posedoj. All-llahu im, m'i fal mëkatet që i kam bërë dhe që do t'i bëj, ato që i kam bërë fshehurazi dhe publikisht, dhe ato që Ti i di më mirë se unë. Ti e përparon këdo dhe Ti e vonon këdo, nuk ka Zot tjetër përveç Teje". ------------------------- Transmeton Muslimi

All-llahu im, bëj në zemrën time dritë

“All-llahu im, bëj në zemrën time dritë, në shikimin tim dritë, në dëgjimin tim dritë, në të djathtën time dritë, në të majtën time dritë, mbi mua dritë, ndër mua dritë, para meje dritë, pas meje dritë dhe më jep mua dritë”. ------------------------------ - Transmeton Buhariu

Lutje të cilën e themi kur vizitojmë dikënd që është i sëmurë

أَسْأَلُ اللَّهَ الْعَظِيمَ رَبَّ الْعَرْشِ الْعَظِيمِ أَنْ يَشْفِيَكَ Es`elull-llahel-’Adhim Rabbel-’Arshil-’Adhim en jeshfíjeke (7 herë). E lus All-llahun e Madhëruar, Zotin e Arshit të madh që të të shëroj. Transmetohet se Pejgamberi salAll-llahu alejhi ve selem ka thënë: "S`e ka vizituar asnjë njeri një vëlla të vetin musliman të sëmurë, të cilit nuk I ka ardhur exheli, e i ka thënë shtatë herë:... (dhe e ka cek hadithin) e që All-llahu nuk e ka shëruar". Tirmidhiu dhe Ebu Davudi, "Sahih Et-Tirmidhi" 2/210 dhe "Sahihul-Xhamiu" 5/180.

Duaja para mardhënies intime

Një ndër qëllimet më fisnike të marrëdhënieve seksuale është sjellja në jetë e një pasardhësi të drejtë. Prandaj, është me rëndësi që bashkëshortët t’i luten Allahut që ta largojë shejtanin nga pasardhësi i tyre. Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Kur ndonjëri nga ju dëshiron t’i afrohet gruas së tij për të bërë marrëdhënie intime, le të thotë: “Bismilah, Allahume xhennibnesh-shejtan, ve xhennibish-shejtane ma rezaktena!” (Me emrin e A.llahut, o Allah, na e largo djallin prej nesh dhe prej atij që do të na furnizosh me të!) Nëse nga ajo marrëdhënie është e caktuar që të kenë fëmijë, shejtani kurrë nuk do ta dëmtojë atë. ” Buhariu dhe Muslimi. SHKEPUTUR NGA LIBRI “INTIMITETI MARTESOR SIPAS SUNETIT AUTENTIK”

Lutje per merzi apo pikellim

Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Çdoherë që robin e kaplon një mërzi apo pikëllim dhe ai thotë: ‘ALLAHUMME INNI ABDUKE IBNU ABDIKE IBNU EMETIKE, NASIJETI BIJEDIKE, MADIN FIJE HUKMUKE, ADLUN FIJE KADAUKE, ESELUKE BIKULI ISMIN HUVE LEKE, SEMMEJTE BIHI NEFSEKE, EU ENZELTEHU FI KITABIKE, EU ALEMTEHU EHADEN MIN HALKIKE, EU ISTE’THERTE BIHI FI ILMIL GAJBI INDEKE, EN TEXH’ALEL KURANE RABIA KALBI, UE NURA SADRI, UE XHELAE HUZNI UE DHEHABE HEMMI’ Allahu gjithsesi do t’ia largojë mërzinë dhe në vend të pikëllimit do ta gëzojë”. Njerëzit thanë: Ia vlen që t’i mësojmë këto fjalë? Sigurisht, këto fjalë duhet t’i mësojë ai që i dëgjon – tha Pejgamberi. (Sahih Ibën Hiban nr. 972, Shuajb Arnauti thotë se zinxhiri i këtij hadithi është i saktë) Përkthimi i lutjes është: O Allahu im, unë jam robi Yt, i biri robit Tënd dhe i biri i robëreshës Tënde, balli im është në dorën Tënde, vendimi Yt mbi mua kalon, gjykimi Yt mbi mua është i drejtë. Të lus me çdo emër që ke, me të cilin e ke emërt

Zoti ynë

"Zoti ynë, kërkoj strehim te Ti nga frika, kërkoj strehim te Ti nga koprracia, kërkoj strehim te Ti që të kthehem në moshë të shtyrë dhe kërkoj strehim te Ti nga sprovimet e kësaj botë dhe dënimit të varrit". ----------------------------- Transmeton Buhariu

Një dua apo lutje

"All-llahu im, Ti je Zoti im, s'ka Zot tjetër përveç Teje. Ti më ke krijuar e unë jem robi Yt; do të jam besnik ndaj marrveshjes dhe premtimit Tënd sa të mundem; jam mirënjohës ndaj dhuntive Tuaja ndaj meje dhe i pranoj gabimet e mia; Më fal se s'ka kush që i fal mëkatet përveç Teje dhe kërkoj strehim te Ti prej të keqes që e kam bërë". Transmeton Buhariu

All-llahu im

"All-llahu im, më udhëzo së bashku me ata që i ke udhëzuar, më mbroj prej sëmundjeve së bashku me ata që i ke mbrojtur, miqësom së bashku me ata që i ke miqësuar, ma beko atë që ma jep, më mbroj nga sherri i asaj që ke caktuar, ngase Ti je Ai që cakton, e s'ka kush cakton për Ty dhe s'ka mundësi të mposhtet ai që është miku Yt, e as të lartësohet ai që është armiku Yt, i Bekuar dhe i Lartësuar qofsh". Hadithi është sahih, transmetojnë Ahmedi dhe Bejhakiu

Dua - Asdreni

Dua - Asdreni Mbi bar dua të prehem, të këndoj, të dëfrehem, të shoh rreth bagëtinë, kur hanë dhe pinë; të shoh fushat e blerta, bimët kur i fryen era, njërzit kur punojnë dhe çupat kur këndojnë!   Ah, dua dhe lulet, kur i shfaqin pekulet, dhe fluturat që venë, mbi to dua të jenë; bilbili t'ia thotë nën diellin e ngrohtë.   Dua dhe Shqipërinë, se atje kam shtëpinë, kur rrija nëpër ferrat edhe lozja me sheqerrat; për këtë kam dëshirë dhe s'dua më mirë, atje dua të shkoj, sa të jem e të rroj!

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more