Vidi – vidi pëllumbeshë dhe Hanko Halla Në vëllimin “ Vidi – vidi pëllumbeshë dhe Hanko Halla ” i paraqiten lexuesve vjershat më të mira të poetit Ali Asllani , ku gjejmë të trajtuara motive nga më të ndryshmet: motive dashurie dhe motive shoqërore, motive patriotike dhe motive politike, po shpesh këto motive i gjejmë të gërshetuara me njëri-tjetrin në mënyrë mjaft organike dhe të hijshme. Një vend me rëndësi në krijimtarinë poetike të Ali Asllanit zë poema e tij humoristike “ Hanko Halla ”. Hanko Halla , për të cilën poeti bën fjalë edhe në ndonjë vepër tjetër të tij, është një grua e shkurtër, në moshë, që nuk mund të pajtohet me përparimin e vendit, duke e marrë këtë në të gjitha aspektet e shfaqjes së tij – që nga gjërat e mëdha e gjer tek moda e tek zakonet. Në poemë flet Hanko Halla . Ajo jep mendimin e vet për gjithçka dhe pikërisht në mendimet e saj të paraqitura realisht e me mjeshtëri artistike përfshihet esenca e veprës, objekti dhe qëllimi i saj. “ Hanko Hal
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,