Shoqes sime Për shoqen time Kam shumë mall, Çdo kujtim në mendje Më vjen si përrallë. Flokët i kish bjond, Sy të bukur e të zi, Fytyrën rrumbullake, Buzët si qershi. Jona e kish emrin, Si deti i kaltër Jon, Shoqja jote Ersilja Gjithmonë të kujton. Vitet kanë kaluar, U bë kohë që nuk e shikoj, Lodrat që bënim bashkë Asnjëherë nuk i harroj. Por një ditë të bukur Dera kish trokitur, Ishte vërtet Jona, Erdhi krejt papritur. Plot gëzim u mbushëm, Me mall u përqafuam, Miqësinë e vjetër, Kurrë s’e harruam. Poezi, Vjersha, Poezi per shoqen, Vjersha per shoqen,
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,