Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Sigi Janku

Për shoqen që ndërroi qytet -vjershë nga Sigi Janku

Për shoqen që ndërroi qytet -vjershë nga Sigi Janku Gomat e biçikletës kanë rënë përtokë, qielli është gri dhe plot me re, çdo gjë që bëj tani më duket kot që kur ti ike dhe më le.   Lulet nuk mbajnë më erë të mirë dhe bari më ngjan si kashtë, qeni i komshiut më duket egërsirë që kur nuk jemi më bashkë.   Tani asgjë nuk më bën për të qeshur dhe asnjë lodër s’më tërheq, gjithë shoqet e tjera i kam braktisur, prandaj të lutem, kthehu se jam keq!

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more