Ku lëvizin elektronet në atom ? Elektronet në atom mund të lëvizin në 7 nivele energjetike (shtresa elektronike). Këto nivele gjenden në largësi të ndryshme prej bërthamës së atomit. Niveli i parë është më afër bërthamës dhe ka energji më të ulët, i dyti më larg, i treti edhe më larg e kështu me rradhë. Së pari mbushet me elektrone niveli i parë, pastaj i dyti, i treti, i katërti, i pesti, i gjashti dhe në fund i shtati që ka energji më të lartë. Nivelet energjetike shënohen me numra: 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7 ose me shkronja të mëdha: K, L, M, N, O, P dhe Q. Secili nivel energjetik mund të ketë maksimalisht numër të caktuar elektronesh. Kështu niveli K përmban maksimalisht 2 elektrone, ai L përmban 8, M përmban 8, N përmban 18, O përmban 18, P përmban 32 dhe Q përmban 32 elektrone maksimalisht. levizja e elektroneve ne atom,nivelet energjetike ne atom,levizja e elektroneve ne shtresat elektronike
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,