Çka është subjekti i veprës letrare Një vepër letrare ka këto përbërës: subjektin, kompozicionin, gjuhën artistike dhe stilin e shkrimtarit. Me subjekt të veprës letrare kuptohet renditja e ngjarjeve në një vepër letrare. Këto ngjarje përfshijnë marrëdhënie ndërmjet personazheve. Për të pasur subjekt një vepër letrare duhet pasur lëvizje, ngjarje dhe personazhe. Subjekt kanë veprat epike, epiko-lirike dhe dramatike, pra veprat që shtjellojnë ngjarje. Çdo ngjarje në qendër ka një konflikt ndërmjet personazheve. Natyrisht që çdo konflikt ka pikën e lindjes , të zhvillimit dhe të zgjidhjes. Sipas kësaj subjekti përbëhet prej disa elementesh të lidhura ngushtë ndërmjet tyre, si: parashtrimi, pika e lidhjes , zhvillimi, pika kulmore dhe zgjidhja. Njohjes me personazhet i themi parashtrimi,ndërsa pikën e lidhjes e kemi kur fillon konflikti kryesor që paraqitet në veprën letrare. Konflikti i saposhfaqur dhe që nis e shtjellohet quhet zhvillimi.
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,