Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Fjala

Çka është forma, fjala, tema dhe mbaresa e fjalës ?

 Çka është  forma, fjala, tema dhe mbaresa e fjalës ? Fjala është njësia themelore e fjalisë. Të gjitha fjalët e një gjuhe përbëhen nga forma dhe kuptimi . Forma është tërësia e tingujve në të folur ose e shkronjave në të shkruar që ndërton fjalën.  Forma e fjalës lidhet me kuptimin e saj. Një pjesë e fjalës është e pandryshueshme dhe quhet temë e fjalës, tjetra është e ndryshueshme dhe quhet mbaresë e fjalës.  Fjala përbëhet nga tema dhe mbaresa. Tema është ajo pjesë e fjalës që mbetet pasi heqim mbaresën.  Një teme mund t’i shtohen parashtesa ose prapashtesa. Në këtë rast ajo quhet temë fjalëformuese. Rrënja e fjalës bart kuptimin kryesor të fjalës. Mbaresa jep veçoritë gramatikore të fjalës. ceshte tema, cka eshte fjala, cka eshte mbaresa e fjales, cka eshte forma e fjales, cfare eshte forma e fjales, cfare eshte tema e fjales, cfare eshte mbaresa e fjales, gramatike shqipe, gramatika shqipe

Fjala - Abdylazis Islami

Fjala - Abdylazis Islami Fjala t’urren – zhgënjen T’mallkon – qorton Ajo të shkel – përkëdhel Të zhduk – të shpik Fjala është ujë që freskon Zjarr që shkrumon O, ajo është kamxhik Që stuhitë i ndërsen i mund! Fjala është e thellë sa toka E lartë – sa qielli mbi koka E hidhët – sa mëkati Që në vete ndryn Fjala të zhvesh të ngjesh Të fryn e shfryn – E bukur është kur sjell lulzim në tokë.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more