Një burrë 60-vjeçar, i cili nuk ka pranuar që t’i publikohet emri, ka thënë se një krijesë që nuk dukej të ishte njeri, kishte tentuar që të hynte në shtëpinë e tij në të njëjtën natë kur ishte parë edhe UFO-ja, e cila më pas ishte bërë e njohur me emrin “Phoenix Lights”. Njeriu i cili deri më tani nuk kishte folur për këtë ngjarje, tani thotë se ngjarja kishte ndodhur në shtëpinë e tij të vogël në një zonë rurale, rreth 18 milje në veriperëndim të Tucson. Alieni ia nxjerr gjumin “Rashë në shtrat rreth orës dhjetë të mbrëmjes. Por, gjumi më doli nga zhurma e shkaktuar nga dikush që donte ta hapte dritaren e banjës”, thotë ai në një raport të dorëzuar në rrjetin “Mutual UFO Network”. Njeriu thotë se e kishte ndjenjën sikur dikush donte t’i bënte keq, prandaj edhe e kishte marrë një armë që ta mbronte veten. Ai thotë se, me qëllim që ta ndalte personin që të hynte në shtëpinë e tij, ai kishte ndezur dritat e jashtme. “Pasi që i ndeza dritat e jashtme, mbeta i trondit
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,